Elbasan: denoncim i grabitjes së pronave

Pronarja F.Hoxha: Kryehajduti i pronarëve të Elbasanit është Kujtim Preça

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më15/04/2014

Elbasan/Trashëgimtarët Skilja denoncojnë grabitjen e pronave nga ish kryebashkiaku Turku, ish regjistruesi Jano dhe përgjegjësit të kadastrës Preça

Një tjetër skandal me pronat në qytetin e Elbasanit. Këtë herë bëhet fjalë për familjen Skilja. Edhe pse pronarë, të vërtetuar që prej vitit 1933 nga dokumente të arkivës së shtetit, edhe pse e rimorën tokën e tyre me Ligjin 7501, ata ende dhe sot e kësaj dite nuk e gëzojnë të drejtën e pronësisë. Në tokën e tyre në “Bejlerbej” ndërtojnë dhe legalizojnë disa zaptues, të cilëve komuna Labinot-Fushë ia ndau tokën në vitin 2000 jashtë çdo kriteri, sepse: “Si mund të ndante komuna një tokë që s’e kishte pasur asnjëherë në juridiksionin e saj? Si mund të ndahej një tokë truall qyteti si tokë bujqësore dhe aq më keq disa pushtuesve që s’kishin qenë asnjëherë anëtarë të kësaj kooperative dhe aq më keq akoma që ishin banorë të lagjes “E. Matraxhiu”? Si mund t’u jepej kjo tokë atyre personave kur ishte ndarë një herë në 1993 pronarëve dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin 7501, se ishte jashtë çdo afati kohor?”,  thotë për “Telegraf” znj. Fatush Hoxha (trashëgimtare e z. Haxhi Veli Skilja). Për gjithë këto shkelje znj. Hoxha i vë gishtin përgjegjësit të Kadastrës në Elbasan, z. Kujtim Preça. Sipas saj ky person ka ndërhyrë në një dokument zyrtar të një institucioni tjetër (në formularin 6 të lëshuar nga bashkia Elbasan), duke kryer kështu një falsifikim, një vepër penale e dënueshme, por edhe pse është bërë padi dy herë në Prokurori për të, është shpallur i pafajshëm. “Kjo sepse ky dokument mban firmën dhe të titullarëve: Ardian Turku ish kryetar i bashkisë, Blendi Himaçi apo Eugen Isaj ish kryetarë të Këshillit Bashkiak apo Kryetarë të Qarkut”, shprehet znj. Hoxha.

Për ironi të fatit, zaptuesit e tokës së familjes Skilja edhe janë shpronësuar për hapjen e rrugës së Korridorit 8. “Por, shprehet znj. Hoxha, zaptuesit e tokës sonë e patën shumë të lehtë nën përkrahjen e ish regjistruesit Vaso Jano (që sot drejton shoqatën e avokatëve të rrethit) për t’u shpërblyer edhe pse ekzistonte një vendim nr. 2 të dhjetorit të vitit 2002 të Komisionit të Tokave në qark që u hiqte të drejtën e posedimit të tokës. Janë shpërblyer jo pak për tokën e shpronësuar, por edhe për çdo rrënjë ulliri të mbjellë nga gjyshi im me 9500 lekë të reja”. Shkelje të tilla flagrante, sipas znj.Hoxha, janë bërë nga ish regjistruesi dhe zv/regjistruesi Mentor Tola që ka bërë pagesat në gusht të vitit 2003, duke shkelur hapur vendimin nr. 2. në datë 10.12.2002. Sipas trashëgimtares së z. H. Skilja, kjo bie erë e jashtëzakonshme korrupsioni, sepse secili nga nëpunësit ka shkelur ligjin për të përfituar vetë.

Znj. Hoxha tregon se edhe pse trashëgimtarët janë paraqitur herë pas here për të bërë regjistrimin formal të pronës së tyre gjithmonë merrnin si përgjigje të njëjtat fjalë: Zona nuk ka hyrë në proces regjistrimi, nuk i disponojmë hartat; Nuk ka kartelë prona juaj, edhe pse sipas ligji 7501 bën të qartë se tapia e dhënë në përdorim është e regjistruar në ZRPP. “Asnjëherë me gjithë kërkesat tona nuk u bë regjistrimi i pronës, megjithëse ishte detyrim sipas Ligjit 8053, të bëhej, madje dhe pa shpërblim, edhe me tapinë e përdorimit”, shprehet znj. Hoxha.

Një tjetër skandal i përgjegjësit të Kadastrës, Kujtim Preça është dhe vendimi i vitit 2004, ku bllokohet pronësia e  sipërfaqes së tokës prej 28 mijë m2 të familjes Skilja, pasi sipas tij “Kjo sipërfaqe toke ku përfshihet prona e fisit Skilja (në parcelat me nr. Kadastral 4-12 përfshihet në territorin e hartës kadastrave të komunës Labinot-Fushë, të fshatit Godolesh-Mengël dhe nuk figuron në në librat e ngastrës që disponon Z.A.M.T në rreth as në ish kooperativën bujqësore, as të ish NB-së dhe as të shkollës bujqësore”. Ky vendim hiqte automatikisht edhe të drejtën e përdorimit të tokës nga trashëgimtarët. Sipas një komisioni të ngritur për këtë qëllim në vitin 2002, rezulton se toka nuk duhej të ndahej me Ligjin nr. 7501, sepse nuk është tokë bujqësore. Ndërkohë që pronarëve u janë paraqitur gjithmonë dokumente sikur toka ishte nën juridiksionin e shkollës bujqësore, me gjithë kundërshtimin e trashëgimtarëve të cilët vërtetojnë, se edhe në dokumentet e pronësisë më të hershme (të gjyshit të tyre) është tokë qyteti.

Pronarët Skilja, me daljen e ligjit “Për verifikimin e titujve të pronësisë” dërgojnë dosjen e tyre në këtë komision me shpresën e një verifikimi ekzakt. Por edhe pse dosja qëndroi për dy vjet pranë këtij komisioni, asnjë e re, përveçse se kjo tokë edhe pse pjesë e Godoleshit dhe Mengëlit nuk figuronin as në kooperativë, as në NB, e as në shkollë bujqësore.

Fisi Skilja momentalisht është në proces gjyqësor në Elbasan që nga 22 marsi 2010. Edhe pse janë zhvilluar dhjetëra seanca, edhe pse janë mbledhur dokumente dhe u morën ekspertë, gjyqi që prej 24 dhjetorit të viti 2013 ka kaluar në Gjykatën Administrative të Durrësit, sepse sipas gjykatësit të Elbasanit i takon kësaj gjykate të shqyrtojë këtë çështje. Pra janë më shumë se 4 muaj çështja ka ngecur në këtë gjykatë edhe pse afatet e shqyrtimit të çështjeve i ka tejkaluar. Ndërkohë megjithëse pronarët Skilja kanë dërguar në Agjencinë e Legalizimit dokumentin se kjo pronësi është në çështje gjyqësore, zaptuesit vazhdojnë të legalizojnë ndërtime e biznese.


Article printed from Gazeta Telegraf: http://gazetatelegraf.com

URL to article: http://gazetatelegraf.com/pronarja-f-hoxha-kryehajduti-i-pronareve-te-elbasanit-eshte-kujtim-preca/

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, Uncategorized dhe u etiketua me , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Një mendim mbi “Elbasan: denoncim i grabitjes së pronave

  1. Ky rast pasqyron fyturen e vertete te shtetit antiligjor . Kjo nuk eshte nje rast i vecuar. Kjo eshte situata e pergjithshme ne Shqiperi . Ky eshte zbatim i nje platforme antishqiptare te studiuar q[ ja filluar pas vitit 1991 ne ligjin 7501 qe Sali Berisha e pranoi si gabim te tijin. E sigurta eshte se kryetaret e PD dhe PS jane caktuar qe ta zbatojne dhe prandaj Lulzim basha hesht ndersa Edi Rama deklaron se jemi te palekundur ne zbatimin e ligjit 7501 dhe ka filluar te ndaje tapite ne Frakull. Pyetja e pare do te ishte Ku e gjeti kete prone Kryeministri dhe qeveria . Pergjigja kuptohet. Vetem emri ka ndryshuar , sistemi jo.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s