Arkiva Etiketash: Elbasan
Skandali me pronat, janë grisur regjistrat 100 vjeçarë
Kusuret e ish-regjistruesve, që sot kanë zyrë avokatie, po i vuajnë ish-pronarët e familjeve të mëdha dhe me emër të Elbasanit.
U zëvendësuan me regjistra të rinj, pa miratimin e DPZRPP shkruar dhe mbushur me stilolapsa me lloj-lloj ngjyrimesh.
Tashmë çdo ditë opinion publik po njihet me skandalet e zyrave hipotekore të pronave, të cilat kanë sjellë problematika të mëdha ligjore, ngërçe dhe përplasje mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Veç mbivendosjeve të pronave, grabitjes së tyre dhe regjistrimit nën emra të rremë, falsifikimit të dëshmive dhe dokumenteve qysh nga koha e Turqisë dhe më pas e Zogut, tashmë kanë lindur probleme të tjera, që realisht përbëjnë skandal. Në ZRPP e Elbasanit, javët e fundit, është zbuluar grisja e regjistrave të vjetër, që kishin të regjistruara pronat e elbasanasve qysh nga viti 1922, 1937, 1953, dhe regjistrimet e fundit në vitin 1976, të cilat kanë pasur specifikat e tyre, si boja e zezë, apo edhe detaje të tjera teknike shumë të sakta.
Ligji 7501, genocit mbi pronarët legjitim
Botuarn në Gazetën Telegraf më12/09/2014
Pronarët e Elbasanit kërkesë Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e ligjit antipronar
Pronarët e qytetit të Elbasanit i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese abrogimin e Ligjit 7501, i cili shkel të drejtat e pronarëve legjitimë. Kërkesa bëhet nga familjet Bishqemi, Lamçja, Deliu dhe Kela, të cilët tregojnë për “Telegraf” se edhe pse janë pronarë të qindra-mijërave hektarë tokë dhe mijërave rrënjë ullinj, (pasuri e krijuar nga puna e disa brezave), prej vitesh bredhin gjykatave për njohjen e pronësisë sipas tapive origjinale. Këto familje e quajnë genocit mbi pronarët Ligjin 7501, prandaj kërkojnë me forcë abrogimin e tij. Kërkesa e tyre bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronësisë si dhe në Kartën e të Drejtave të Njeriut të Helsinkit. Pronarët e Elbasanit e ndjejnë për të dytën herë diskriminimin e shtetit të tyre, një herë kur shteti komunist ua konfiskoi pasuritë dhe i quajti “kulakë”, duke i demaskuar dhe dhunuar si “armiq të klasës” dhe sërish me Ligjin 7501, kur tokat e tyre ua shpërndau, pikërisht, atyre që i spiunuan dhe i survejuan gjithë vitet e shtetit komunist.
Skandali me pronat në Elbasan, familjarët denoncojnë grabitjen e trashëgimisë
Skandali me pronat në Elbasan, familjarët denoncojnë grabitjen e trashëgimisë
Botuar në Gazetën Telegraf nga Artur AJAZI më 12/05/2014
17 vjet gjyqeve për pronën e ligjshme prej 31 mijë m2, e barabartë me 6.2 milionë euro
Një tjetër skandal është zbuluar dhe denoncuar nga qytetarët lidhur me grabitjen e pronave, truallit dhe trojeve të ish-pronarëve në Elbasan. Sipas familjarëve të familjes Osmanaj (Çollaku) dhe Gripshi, “skandali me pronat e familjes sonë, të quajtura “Arat e Gjata”, prona e trashëguar nga gjyshërit tanë, ka nisur 17 vjet më parë, kur bashkia e asaj kohe dhe Komisioni Kthimit Pronave, Hipoteka dhe zyrtarët e institucioneve të shtetit, duke bashkëpunuar me persona që nuk kishin lidhje fare me pronat tona, nisën falsifikimin dhe grabitjen e mijëra metrave truall, në ullishte, arat e gjata, në fshatin Jatesh dhe shumë vende të tjera, ku shtrihen pronat tona”.
Grabitja e pronave, akuza ndaj zyrtarëve, deputetëve dhe gjyqtarëve
Botuar në gazetën Telegraf nga Artur AJAZI më 07/05/2014
Lumë denoncimesh nga qytetarët në Prokurori, për grabitje pronash në Elbasan
Valë denoncimesh për tjetërsime dhe grabitje pronash, kanë mbërritur në 2 muajt e fundit në Prokurorinë e Elbasanit. Bëhet fjalë për përzierje në afera korruptive të zyrtarëve dhe deputetëve, të cilët duke abuzuar me ligjin, kanë grabitur troje dhe pronat e pronarëve legjitimë në këtë qytet në dy dekadat e fundit. Denoncimet kanë të bëjnë me abuzimet në ullishtat e Elbasanit, trojet e elbasanasve autoktonë tek arat e gjata , trojet në periferinë e qytetit dhe fshatrat rreth tij.
Elbasan: denoncim i grabitjes së pronave
Pronarja F.Hoxha: Kryehajduti i pronarëve të Elbasanit është Kujtim Preça
Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më15/04/2014
Elbasan/Trashëgimtarët Skilja denoncojnë grabitjen e pronave nga ish kryebashkiaku Turku, ish regjistruesi Jano dhe përgjegjësit të kadastrës Preça
Një tjetër skandal me pronat në qytetin e Elbasanit. Këtë herë bëhet fjalë për familjen Skilja. Edhe pse pronarë, të vërtetuar që prej vitit 1933 nga dokumente të arkivës së shtetit, edhe pse e rimorën tokën e tyre me Ligjin 7501, ata ende dhe sot e kësaj dite nuk e gëzojnë të drejtën e pronësisë. Në tokën e tyre në “Bejlerbej” ndërtojnë dhe legalizojnë disa zaptues, të cilëve komuna Labinot-Fushë ia ndau tokën në vitin 2000 jashtë çdo kriteri, sepse: “Si mund të ndante komuna një tokë që s’e kishte pasur asnjëherë në juridiksionin e saj? Si mund të ndahej një tokë truall qyteti si tokë bujqësore dhe aq më keq disa pushtuesve që s’kishin qenë asnjëherë anëtarë të kësaj kooperative dhe aq më keq akoma që ishin banorë të lagjes “E. Matraxhiu”? Si mund t’u jepej kjo tokë atyre personave kur ishte ndarë një herë në 1993 pronarëve dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin 7501, se ishte jashtë çdo afati kohor?”, thotë për “Telegraf” znj. Fatush Hoxha (trashëgimtare e z. Haxhi Veli Skilja). Vazhdoni leximin
Ja si i pajisi Kryerregjistruesi, mashtruesit me tapi
Botuar në Gazetën Telegraf më 01/04/2014
Elbasan tjetërsohet prona, pajisen më tapi mashtruesit
Problemi i pronave edhe në qytetin e Elbasanit ka qenë, dhe mbetet, një fenomen që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme korruptive. Falsifikimet, ryshfetet, zvarritjet, apo edhe grabitja e trojeve, dhe pronave të tjera me vendime gjykate dhe tapi të paligjshme, janë disa prej veçorive të problemit të korrupsionit, që ka mbërthyer prej vitesh institucionet e shtetit në Elbasan, duke nisur nga ish-AKKP e duke përfunduar tek gjykata dhe ZRPP. Kjo e fundit, pra Hipoteka, mbetet institucioni që akuzohet nga familjet autoktonase elbasanase, lidhur me paligjshmërinë dhe aferat korruptive.