ACT NOW

Dëshironi të shpreheni në favor të kthimit të pronës pronarëve të ligjshëm dhe të respektimit të të drejtave të pronësisë? Ja çfarë mund të bëni :

petition

Nënshkrimi i peticionit merr 30 sekonda. Kliko dhe shko tek adresa: http://www.change.org/petitions/albanian-prime-minister-president-and-parliament-return-properties-to-legitimate-owners-now

Faleminderit për mbështetjen! Transmetoja adresën e peticionit të njohurve.

DENONCO NJE PADREJTËSI ME PRONAT

Ne publikojmë në sitin tonë padrejtësitë që ju denonconi.

Nëse dëshironi të sinjalizoni një padrejtësi por nuk dëshironi të publikohet, ju lutemi shënojeni në vijim të informacionit.

Nëse dëshironi të publikoni informacione shtesë (fotografi, filma, etj.) shënoni numrin e telefonit në fushën “informacion për kontakt” dhe ne do ju kontaktojmë.

DREJTOJU GJYKATAVE – KËSHILLA JURIDIKE FALAS

Sa kohë që Shteti shqiptar nuk zbaton Kushtetutën, e vetmja rrugë që mbetet e hapur për pronarët e ligjshëm është ajo e Gjykatave. Ne ju inkurajojmë t’i drejtoheni Strasburgut. Për të rritur shancet e suksesit duhet të respektoni disa norma procedurale ndër të cilat respektimi i afatit 6 mujor prej marrjes së vendimit të shkallës së fundit në Shqipëri. Edhe nëse ky afat ka kaluar por vendimet e gjykatave shqiptare nuk zbatohen, afati mund të rifitohet: Na konsultoni, Ju këshillojmë falas!

Shtetasit që nuk kanë dërguar rastin në Strasburg nuk kanë mundësi t’i drejtohen Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës që ndjek ekzekutimin e vendimeve të Strasburgut. Por nëse këta shtetas ankohen për vite në Shqipëri për mosekzekutim të vendimeve të gjykatave vendase, Shoqatat mund t’ia përcjellin këtë informacion Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe të ndihmojnë të rrisin presionin politik për zbatimin e vendimeve. Na informoni, Ju mbështesim! Së bashku të bëjmë presion politik për kthimin e pronave!

Këshilla falas! Na kontaktoni në adresën shoqatabregdeti[at]gmail.com

Postimet Më të Fundit

Kerkese per informacion nga zyra Presidenciale

Drejtuar: Znj. … Kordinator për të Drejtën e Informimit në Institucionin e Presidentit të Republikës

E nderuar znj. … , Koordinatore për tëdrejtën e informimit.

Bazuar në Ligjin ‘Për të Drejtën e Informimit dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (të drejtën e aksesit):

  1. Lidhur me ligjin Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, jukërkojmë të na informonime kopje të plotë tëkorespondencës, tëinstitucionit tëPresidentit të Republikës, meKomisionin e Venecias dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.(kopjen elektonike dhe shkresore).
  2. Kopje të plotë të përgjigjeve respektive të kthyera nga institucionet. Ju lutem të respektoni afatet kohore.

Pergjigje:

  1. KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Lini një Përgjigje
  2. KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Lini një Përgjigje
  3. KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Lini një Përgjigje
  4. KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Lini një Përgjigje
  5. Zhgënjimi i Strasburgut Lini një Përgjigje
  6. Gjykata Europiane njohu skemën e re për pronat. Ish-pronarët: “Vendim zhgënjyes” Lini një Përgjigje
  7. PRONARI I RI, PRODUKT I NJERIUT TE RI Lini një Përgjigje
  8. SHOQATA E TË SHPRONESUARVE “PRONESI ME DREJTESI” APEL SHBA DHE BE Lini një Përgjigje
  9. Apel politikës për çështjen e pronave Lini një Përgjigje