VIZION

—>ENGLISH

Kthimi i pronave pronarëve të ligjshëm përbën shkëputje nga e kaluara komuniste dhe i hap rrugën integrimit evropjan të Shqipërisë. E drejta e pronësisë është e drejtë themelore. Respektimi i saj është një nga angazhimet kryesore të shtetit shqiptar demokratik të pas ’90. E drejta për kthimin e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist njihet nga nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës. Vizioni ynë është që ky premtim të bëhet më në fund REALITET !

Për të realizuar këtë vizion ne kemi ndërmarrë me dhjetra nisma këto 20 vitet e fundit. Aktivitetet më të fundit janë këto:

  1. Projektligj propozuar nga shoqatat “Pronësi me drejtësi” dhe “Bregdeti” për një zgjidhje përfundimtare të problemit të të drejtave pronësore në Shqipëri, konform kërkesës së neneve 181 dhe 41 të Kushtetutës. I kërkojmë politikanëve dhe Parlamentarëve ta marrin në konsideratë dhe ta aprovojnë këtë ligj. Lexo projektligjin dhe shpjegimet
  2. Peticion drejtuar kryeministrit, z. Edi Rama, “KTHIM I PRONËS PRONARËVE TË LIGJSHËM, TANI!” Na ndihmo duke nënshkruar Peticionin
  3. Ftesë drejtuar Bashkimit Evropjan që të kushtëzojë çdo bashkëpunim me Qeverinë shqiptare me respektimin e të drejtave të pronësisë të pronarëve të ligjshëm. Lexo letrën drejtuar komisjonerit S. Füle më 25 mars 2013
  4. Pozicionim i shoqatave drejtuar Gjykatës Europjanë të të Drejtave Njerzore në kuadrin e monitorimit të moszbatimit të vendimeve të Strasburgut nga Qeveritë shqiptare. Lexo këtu letrën anglisht
  5. Pozicionim i shoqatave drejtuar Këshillit të Europës. Lexo “Position paper” anglisht

Vizion

Kthimi i pronave pronarëve të ligjshëm shënon një nga momentet kyçe të shkëputjes nga komunizmi dhe i hap rrugën integrimit evropjan të Shqipërisë.

Vizioni ynë është që shteti ndërmerr zgjidhjen e problemeve kryesore post-komuniste të cilat janë: vlerësimi historik i regjimit komunist, hapja e dosjeve dhe gjykimi i kriminelëve, rivendosja e dinjitetit të ish të burgosurve politikë dhe respektimi i të drejtave të pronësisë të pronarëve të ligjshëm. Vizioni ynë është një aparat shtetëror që vepron në interes të popullit dhe të vendit, lufton korrupsionin dhe respekton angazhimet ndërkombëtare.

Respektimi i të drejtës së pronësisë është sezam që i hap rrugën investimeve serioze, zhvillimit ekonomik dhe mirqënjes së shoqërisë shqiptare. Vetëm kështu Shqipëria hyn në Bashkimin evropjan. Vetëm presjoni nga poshtë, nga qytetarët, si dhe nga ndërkombëtarët mund të na ndihmojë ta realizojmë këtë vizion!

Denoncim

  • Mbi 6’000 jetë të shuara për shkak të shkeljes të të drejtave të pronësisë

Këto janë shifrat e policisë, të shoqatës së pajtimit të gjaqeve dhe të avokatit të popullit. Ky është bilanc lufte që peshon rëndë në ndërgjegjen e politikanëve, funksionarëve dhe gjyqëtarëve të këtyre 20 viteve të fundit.

  • Shkelje e neneve 181 dhe 41 të Kushtetutës

Qeveria aktuale, njëlloj si ato që e kanë paraprirë, jo vetëm që nuk ka vullnet të kthejë pronat e grabitura nga komunizmi e të tjetërsuara nga kleptokratët, por kërkon ta shtyjë kthimin edhe 20 vite të tjera, ndërkohë që kthimi duhej të ishte zgjidhur që në 1993 me ligjin 7698 ose maksimumi në 2001, sipas nenit 181 të Kushtetutës shqiptare.

  • Mos-respektim i vendimeve të Gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut

Respektimi i të drejtës së pronësisë dhe zgjidhja e çështjes së kthimit të pronave pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga komunizmi janë kërkesa që Gjykata e Strasburgut i ka paraqitur sistematikisht Shtetit shqiptar duke filluar nga 2007. Numri i rasteve përmes të cilave pronarë të ligjshëm denoncojnë mos kthimin e pronës dhe mos kompensimin ka marrë proporcione të tilla saqë, nëse problemi nuk zgjidhet shpejt, mund të kërcënojë funksionimin e Gjykatës. Në këtë kontekst Strasburgu ka ndërmarrë procedurën speciale “pilot judgement” (çeshtja Puto dhe të tjerë k.Shqipërisë, korrik 2012) duke i vënë ultimatum shtetit shqiptar që ky problem sistemik të zgjidhet brenda 18 muajsh – dmth deri në fund të qershorit 2014. Ndërkohë, në dokumentin e saj strategjik, Qeveria shqiptare e shtyn këtë zgjidhje në 2020 dhe njëkohësisht synon që të përfundojë deri në fund të 2013 legaliziment, dmth, ligjërimin e abuzimeve me pronat e pronarëve të ligjshëm. Kjo është tallje jo vetëm me pronarët e ligjshëm por edhe me Këshillin e Europës dhe Bashkimin evropjan i cili po ashtu e cilëson implementimin e të dretës së pronësisë si një nga kushtet themelore për të hapur negociatat.

  • Vazhdimësi e politikave dhe të qëndrimit komunist ndaj të drejtave të pronësisë dhe pronarëve të ligjshëm

Shqipëria post-komuniste vazhdon të qeveriset në mënyrë të pandërprerë nga klane të dala nga ish-elita komuniste. Kontinuiteti i kësaj elite është i tillë saqë çështjet themelore që duhet të ishin zgjidhur menjëherë pas nderrimit të sistemit si p.sh. ekzaminimi historik i periudhës komuniste, hapja e dosjeve dhe dënimi i atyre që bënë krime gjatë komunizmit, zhdëmtimi financjar i ish të burgosurve politikë, kthimi i pronave pronarëve të shpronësuar nga komunizmi, ende nuk janë zgjidhur.

Jo vetëm këto hapa jetike për funksionimin e demokracisë nuk janë ndërmarrë, por ndodh e kundërta e asaj që duhej të ndodhte: kërkohet rehabilitim i diktatorit, ish-kriminelat shëtisin të lirë, përfitojnë dhe mbajnë poste të rëndësishme dhe fitojnë pushtet ekonomik, ish të burgosurit nëpërkëmben e fyhen, pronarët e ligjshëm zvarriten deri sa të mos kenë më fuqi të kërkojnë të drejtën e tyre.

Elita e dalë nga komunizmi, herë nën etiketën e të djathtës, herë të të majtës, alternohet në qeverisje dhe vazhdon të konsolidojë pushtetin ekonomik. Abuzimet me pronat e pronarëve të ligjshëm janë një burim pasurimi për këtë elitë. Akaparimi i sektorëve ekonomikë, tregtisë, biznesit është tjetri. Shqipëria nuk respekton të drejtën themelore të pronësisë, ekonomia shqiptare është gangrenizuar nga klanet dhe nuk respekton rregullat e një ekonomie të mirëfilltë tregu. Korrupsioni i gjyqësorit plotëson tabllonë. Eshtë mëse llogjike që Shqipëria nuk tërheq investitorë seriozë, që ekonomia nuk përparon, që varfëria thellohet dhe bashkë me të gjithë problemet sociale që e shoqërojnë: dhuna në familje, ndaj grave, fëmijëve e pleqve, shëndeti mendor, vrasjet, vetëvrasjet…..

Në këto 20 vjet post-komunizëm, Shqipëria ende nuk ka arritur të ndahet nga e kaluara dhe të hedhë baza të shëndetshme për të ardhmen. Jo sepse është vështirë, por sepse është drejtuar nga elita që nuk e dëshirojnë një shkëputje të tillë, që nuk dëshirojnë të zgjidhin të kaluarën dhe në këtë mënyrë mbajnë peng të ardhmen. Kjo mund të ndryshoje vetëm me presjon nga qytetarët dhe organizmat ndërkombëtarë!

Reklama

Postimet Më të Fundit

Nga Kreshnik Spahiu/ 20 fakte juridike, pse turizmi 30 vjet u “dhie nga Koka” dhe jo nga Kokëdhima!

Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk është rastësi dhe as çmenduri është frut i “pemës” turistike që kemi mbjell 30 vjet.

Ndryshe nga shumë komentues kam bindjen dhe informacionin e nevojshëm që turizmi apo bregdeti shqiptar nuk u shkatërruan nga “Kokdhima” por nga kokat që qeverisën 30 vjet Shqipërinë dhe duke u afruar çdo kënd në debat ju ftoj të gjykoni mbi këto fakte:

1- Ligji i Pronave 7501 jo që nuk i dha zgjidhje të drejtës pronës por shtyu shoqërinë drejt pushtimit, kaosit apo dhunimit të pronave private dhe publike

2- Ligji legalizimeve zyrtarizoi dhe legalizoi pushtuesit e pronave, trojeve dhe pyjeve në bregdet.

3- Ligji urbanistikës ku nuk lejoheshin ndërtime 200 metra afër vijës bregdetare nuk u zbatua kurrë.

4- Ligji i dhēnies fshatrave turistikë për 25 vite me konçesion: masakroi pronat publike dhe bregdetin duke transformuar idenë e hoteleve dhe resorte në banesa që shiteshin pa çertifikatë pronsie

5- Ligji për investimet e huaja jo që nuk afroi por largoi çdo investitor të huaj nga Shqipëria sepse nuk favorizonte aspak futjem e investimeve në bregdet.

A ju kujtohen fshatarët e Kakomesë që dolën në protesta me kazma dhe lopata kundër kompanisë më të fuqishme në Europë?

Shikoni si janë karandisur sot.

Kompania u largua dhe ka përfunduar Porto Montenegron në Malin e Zi, ndërsa katundarët e Kakomesë as lopata s’kanë më sepse gjiri është shndëruar në gërmadhë.

Po rrahjen barbare të biznesmenit Libian që po ndërtonte tek Gjiri Lalzit a ju kujtohet që e larguan me avion spitalor me 22 fraktura thyerjesh kockash?

As nami dhe  as nishani nuk i ka mbetur por vilat e Sali Berishës dhe fshatrat e tij vazhdojnë hedhin shtat. Pishat sharrohen çdo ditë duke betonizuar bregun

A e dini se kompania spanjolle e hotelerisë “Ibero Star” ka mbushur gjithë bregdetin Adriatik, Jon, Dalmat dhe Mesëdhe me hotele në Kroaci, Greqi, Mali i Zi por vetëm në Shqipëri nuk shkel?

A e dini se një turist gjerman të udhëtoj nga Berlini në Shkup i kushton 23 euro bileta, ndësa të fluturojë në Tiranë kushton 500 euro?

A e dini që dhe Ohri apo Budva nga 40.000 banorë të dyja kanë Aeroporte dhe Shqipëria i vetmi vend në Europë me 1 Aeroport?

A e dini që Shqipëria ka detin më të vdekur në botë sepse me ligjin e Moratoriumit mjereve detare nuk lejohen anijet apo mjere lundruese private?

A e dini që Shqipëria është i vetmi shtet në botë që ska një traget në pronsi të tij?

A e dini që 80% e fshatrave turistikë janë lavatriçe parash e mafies politike dhe janë vënë në emrat e shoferave dhe kushërinjve të ministrave?

A e dini që Shqipëria është me statistika i vetmi shtet në botë që në vijēn bregdetare nuk egziston një resort i huaj turistik?

A e dini se Shqipëria është i vetmi vend Europian që yjet në Hotel i vendos pronari aipas qefit dhe jo sipas standarteve?

A e dini që prej 30 vitesh çdo qeveri fillon punimet në rrugë dhe infrastrukturë vetëm kur fillon sezoni turistik dhe jo jo gjatë dimrit?

Nëse i jepni përgjigje këtyre fakteve do bindeni se Shqipërinë e dhjeu koka dhe JO Kokëdhima.

  1. Strasburgu pohon ‘qasjen e papërshtatshme’ të qeverisë shqiptare me pronat Nga Gazeta Telegraf – 31 Gusht, 2018 Lini një Përgjigje
  2. Pronat te nisin nga origjina Nga Prof. dr. Agim Binaj Lini një Përgjigje
  3. Buxheti 15 miliardë lekë për pronarët, ja 5 mijë përfituesit në të gjithë vendin Lini një Përgjigje
  4. Ligji i ri: Legalizimet, pronat dhe hipotekat, një drejtori Publikuar më 31.07.2018 36 Përgjigje
  5. Prona e pronarëve, detyrim kushtetues i pushtetarëve Lini një Përgjigje
  6. Ligji 133/2015 mashtron pronarët e vërtetë Lini një Përgjigje
  7. Turizmi vazhdon të sabotohet Lini një Përgjigje
  8. Gezim Boçari – Vendimet e Strasburgut për pronat të zhdëmtohen nga zyrtartët e gjyqatrët Lini një Përgjigje
  9. Prof, Dr. Gezim Boçari – Vetingu të fillojë nga ligjet antipronar. Kërkesë publike për gazetarët Lini një Përgjigje