SHOQATA E TË SHPRONESUARVE “PRONESI ME DREJTESI” APEL SHBA DHE BE

  • Çfare kerkojme nga politika e SHBA dhe BE per çrrenjsjen e komunizmit dhe te korrupsionit ne Shqiperi-/

SHOQATA KOMBETARE E TË SHPRONESUARVE “PRONËSI ME DREJTËSI”

Kryesia

Lagja Lef Sallata

Rruga Veledin Kollozi pall. 1151

Vlora – Albania

E- mail: pronesi_me_drejtesi@yahoo.com

Mobile: + 355.68 3439984

APEL
INSTITUCIONEVE DEMOKRATIKE NDËRKOMBËTARE , MEDIAVE DHE KRYETARIT TË KUVENDIT Z. GRAMOZ RUÇI PËR ZBATIMIN E KUSHTETUTËS DHE ZGJIDHJEN E ANARKISË SË TITUJVE TË PRONËSISË. 

Presidentit te Keshillit te Europes dhe shteteve antare

Komitetit te Ministrave 

Tiranë, me 1 Tetor 2019

Zoteri te nderuar

Në emër të pronarëve të shpronësuar me dhunë nga diktatura komuniste, Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve ”Pronësi me Drejtësi” ju drejton këtë Kërkesë të përsëritur institucioneve demokratike ndërkombëtare, mediave dhe Kryetarit te Kuvendit z. Gramoz Ruçi.

Ju e dini se prej 29 vjet në Shqipëri, nëpërmjet ligjeve antikushtetuese për pronat po zbatohet vjedhja e tyre, sepse ato ligje ju mohojnë qytetarëve të drejtën për të gëzuar pronën e trashëguar që ju grabiti sistemi komunist. Në shkelje flagrante të neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës, pronat tona po shfrytëzohen që politikanët të pasurohen, të fitojnë votat dhe pushtet, ndërkohë që sot më shumë se më pare njerëzit kërkonë çdo mundësi që të emigrojnë.

Fjalimi i fundit i Presidentit të SHBA z. Donald Trump, se patriotizmi do të dominojë mbi globalizmin, na dha shpresë se edhe politikanët tanë do të bëjnë kthesën historike në drejtim të shtetit ligjor dhe do të pranojnë se demokracia fillon me kthimin e pronës së grabitur tek i zoti, që drejtuesve të politikës dhe të shtetit shqiptar, ju ka munguar gati plotësisht.

Veprimtaria e kryetarëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, në këto 29 vjet nuk ka realizuar transformimin e shtetit të diktaturës në shtet demokratik por është veprimtari e klaneve ekonomike, që kanë shfrytëzuar Kuvendin, duke miratuar ligje që pasuritë e qytetarëve dhe ato të Shtetit ti shtrydhin dhe ti shpërndajnë, ashtu siç ju intereson për interesat e tyre, pa pyetur fare se çfarë imponojnë detyrimet kushtetuese.

Qeveria Gjermane vendosi 9 pika si kushte për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE. Ne ju lutemi dhe kërkojmë që të ndikoni që negociatat të hapen, sa më parë që të jetë e mundur, së bashku me Maqedoninë, duke kushtëzuar paraprakisht për Shqipërinë kërkesën për hartimin e ligjit për detyrimin e Shtetit për kthimin e pronës së grabitur tek i zoti.

Nëse ky kushtëzim do të bëhet edhe për fondet që jep Banka Botërore dhe institucionet financuese ndërkombëtare, ky është veprim me efikasitet të sigurtë, që do të garantojë korrigjimin e gabimeve të postkomunizmit, zgjidhjen e qëndrueshme të titujve te pronësisë, do të ndalojë vjedhjen në emër të ligjit të pronave tona, që po bëhet prej 29 vjet, do të mbylli mundësinë e mashtrimit duke implikuar Komisionin e Venecias. Koha e plotësimit të 9 pikave dhe shtytja e afateve kohore për hapjen e negociatave bie vetëm në kurriz të popullit shqiptar dhe favorizon oligarkët dhe korrupsionin pushtetar. Pas hapjes së negociatave është më e thjeshtë , që institucionet e BE të monitorojnë 9 pikat që kërkoi qeveria Gjermane dhe shumë pika të tjera që gjithashtu duhen plotësuar.

Edhe pse politikanët shqiptarë të të dy krahëve, realisht nuk janë të interesuar për futjen në BE, ata nuk duan reformë në Drejtësi, nuk ju intereson eliminimi i korrupsionit, por ju intereson vetëm posti dhe paratë dhe këtë e tregojnë qartë veprimet e tyre në këto 29 vjet. Kriza politike aktuale nuk ka në themel parime apo platforma zhvillimi të shoqërisë shqiptare por interesa vetiake dhe klanore. Kushtëzimi nga ana juaj për zgjidhjen e problemit të pronës, do bëjë që dhe kriza politike të qetësohet me lehtësi.

Kërkojmë që gazetarët, analistët, opinionistët dhe të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike të mos heshtin, por të sensibilizojnë për manipulimet me titujt e pronësisë dhe diktatin politik që pas 1991 e ka bërë Shqipërinë si koloni të klanit të oligarkëve dhe po i përdor pasuritë e Shqipërisë si pronë private që shërben për të plotësuar interesat dhe pangopësinë e oligarkëve. Situata e pronës ka pësuar përkeqësime në krahasim me sistemin kriminal të Diktarurës së Proletariatit.

Ne kërkojmë që Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ta fillojë pa vonesë veprimtarinë e tij dhe në fokus kryesor të ketë dokumentat e regjistrimit të zyrave të kadastrës, duke analizuar titujt e pronësisë të dhëna pas 1991 në raport me nenin 181 të Kushtetutës dhe të dërgojë në gjykatën administrative titujt NUL.

Nga Agjensia e pronave janë marrë 57 mijë vendime, duke u bazuar në ligje dhe VKM dhe prej tyre me përjashtim të rasteve të rralla kur komisioni i ka kthyer pronarit pronën që ai ka pasur, pjesa më e madhe e këtyre vendimeve përcakton një kompensim. Kthimi dhe kompensimi nuk bazohet në dokumentat e konfiskimit por bazohet në kufizimet kadastrale të ligjit, që ka ndryshuar shumë here. Ky truk  mohon kthimin fizik dhe në shumicën e rasteve, kompensimi që deri sot është përdorur si justifikim, nuk përputhet me nenin 181 të Kushtetutës dhe kjo nuk është zgjidhja e duhur dhe kushtetuese. Në Agjensinë e pronave në 2016 kanë qenë 27 mijë kërkesa të patrajtuara, veç rasteve që për shkak të pengesave administrative pronarët nuk kanë hapur dosje.

Qeveria ka raportuar në Strasburg se e ka zgjidhur problemin dhe se ka rënë në mirëkuptim me pronarët, por kjo nuk është e vërtetë.

The government has reported in Strasbourg that it has resolved the problem and is in agreement with the owners, but this is not true.

Ne kërkojnë që secili të gëzojë pronën e tij të trashëguar konform detyrimeve kushtetuese dhe kundërshtojmë me force atë pjesë të legjislacionit që bie ndesh me nenin 181 të Kushtetutës. Në këtë kundërshtim është dhe ligji për kompensimin Nr. 133/2015 dhe projektligjin e Kuvendit të bërë në 2018.

Qeveria, në vitin 2016 e mashtroi Komisionin e Venecias dhe KE, duke marrë prej saj një miratim në parim për ligjin 133/2015.  Denoncimi publik i ish presidentit të Republikës Bujar Nishani për manipulimin e Komisionit të Venecias, ra në vesh të shurdhër. Miratimi i këtij ligji nga Komisioni i Venecas nxiti fushatën e legalizimeve të ndërtime pa leje që realisht maskon pastrimin e parave. Për më keq i dha eksperiencë oligarkëve që në 2018, ta implikojnë përsëri Komisionin e Venecias për ta konsoliduar veten e tyre pronarë absolutë të pasurive të Shqipërisë.

Problemet e pronës nuk mund të zgjidhen me ligjin 133/2015 dhe me projektiligjin e 2018 sepse ato kanë përplasje dhe shkelin plotësisht nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe vendimet e ECtHR. Projektligji i vitit 2018, ashtu si dhe ligji 133/2015, janë te pakonsultuara me ne si palë e dëmtuar. Djallëzia e këtyre ligjeve fillon duke shmangur origjinën e pronës dhe detyrimet kushtetuese. Këto dy ligje synojnë të realizojë legalizim për të gjitha përvetësimet e paligjëshme të pronave, që janë bërë prej 1991 e deri sot.

Gjykata e Strasburgut në rastin e moskthimit fizik të pronës kërkon një shpërblim të drejtë dhe ne vendimet për Shqipërinë ka fiksuar se çmimin për m2 do të jetë sipas vlerës së hartës të vitit 2008. Ne nuk e kundërshtojmë këtë, ne nuk jemi kundër kompensimit por kërkojmë që ai të mos jetë më i vogël se vlera që është përcktuar në vendimet e marra prej ECtHR. Eshtë llogjike se Gjykata e Strasburgut nuk mund të manipulohet dhe ta pranojë formulën e kompensimit sipas intereasve korruptive të politikanëve tanë. Në ligjin 133/2015 dhe në draftin e vitit 2018, organi legjislativ, kërkon që çmimi i kompencimit të mos respektojë çmimin që ka vendosur ECtHR , nuk parashikohet shpallja NUL e transferimeve të paligjëshme të pronave nga 1991 e deri sot, nuk kërkohet kthimi fizik i pronës së grabitur konform Kushtetutës dhe nuk përcaktohet qartë që kompensimi të bëhet vetëm për prona të tjerërsuara për nevoja publike.

Ne duam që secili të marri pronën e tij sipas Kushtetutës, por qeveritarët tanë, të pas 1991, asnjëherë nuk kanë pyetur se çfarë detyron Kushtetuta. Mund të bëhen edhe legalizime, por për raste të veçanta me analizë rasti dhe me vendim gjykate, por është absurditet juridik ligji për legalizimet, sepse kjo legalizon pastrimin e parave te pista.

Ne jemi të shqetësuar dhe formulojmë këtë Alarm S.0.S. për të gjitha institucionet Europiane, Departamentin e Shtetit Amerikan dhe Institucionet Financuese Ndërkombëtare. Qeveria Rama mori përsipër para Strasburgut, përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave me ligjin 133/2015 dështoi. Ky dështim është argumetuar dhe paralajmëruar nga shoqatat e pronarëve, shumë vite me parë. Manipulimi i bërë me ligjin 133/2015, po përsëritet. Konkretisht në 2018 e vijim  Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi i është drejtuar përsëri Komisionin e Venecias, duke i kërkuar mendim për nenet 7 dhe 9 të draftit që Kuvendi ka hartuar në 2018.

Nuk duhet lejuar që Kuvendi të miratojë aktet NUL, duke keqpërdorur Komisionin e Venecias. Aktet Nul, janë mbështetur në detaje djallëzore të maskuara në nene të veçanta antikushtetuese të të gjitha ligjeve dhe VKM për kthimin dhe kompensimin e pronave të miratuara pas vitit 1991.

Mos korrektesia e Kryetarit të Kuvendit, maskohet në atë që Komisionit të Venecies nuk i kërkohet vlerësim juridik nëse qëndron ky ligj në raport me nenin 181 të Kushtetutës, nenin 1 të Konventës dhe me vendimet e ECtHR por vetëm për 2 nene. Komisionit të Venecias i kërkohet sqarim duke i shtruar pyetjet:-  “A bie ndesh neni 7 dhe neni 9 i projektligjit 2018 me të drejtën e gëzimit të drejtë të pronës siç parashikohet në nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe nëse po, a justifikohet Kuvendi si organ ligjvënës, për të siguruar stabilitet social për pronat dhe a do të konsiderohet kjo “ndërhyrje proporcionale dhe e justifikueshme”. Nëse analizohen vetëm këto 2 nene, përgjigja teorikisht është se parlamenti po vepron drejtë, por ne fakt eshte komplet e kunderta ku Parlamenti i zgjedhur si organi ligjvënës dhe që duhet të zbatojë Kushtetutën, miraton ligje që janë në shkelje flagrante të Kushtetutës. Nëse Kryetari i Kuvendit do të karakterizohej nga edukimi dhe kultura e interesave kombëtare dhe demokratike, ai duhet të kërkonte vlerësim për të  gjithë projekt ligjin dhe të gjithë legjislacionin që trajton procesin e kompensimit dhe vlerësim për faktin se kompensimi nuk mund të bëhet pa korrigjuar kthimin fizik në përputhje me detyrimet kushtetuese.

Ne kërkojmë të evidentojmë faktin se, duke mos i njohur djallëzitë e mentalitetit komunist, ndërkombëtarët akoma nuk e kanë të qartë faktin se oligarkët e politikës shqiptare në 1991, zyrtarisht e shpallën sistemin demokratik, por në vend të demokracisë kanë instaluar një Kuvend dhe sistem që miraton ligje me të cilat përvetëson pronat tona.

Nga kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruç nuk i kërkohet Komisionit të Venecies opinion për të gjithë ligjin në raport me detyrimet Kushtetuese të vitit 1991 dhe me nenin 181 të Kushtetutës por vetëm për dy nga nenet e tij, kur i gjithë projektligji nuk  qëndron me kushtetutën në fuqi dhe djallëzia maskohet me termat “ndërhyrje proporcionale dhe e justifikueshme” Edhe sikur ekspertët e Venecies të sugjerojnë për korrigjimin e ndonje fjale në këto dy  nene, përgjigja e Venecies do shfrytëzohet dhe keqpërdoret për të miratuar në seancë plenare të mazhorances këtë ligj që konsolidon të gjitha paudhësitë e periudhës 1991- 2019 të bëra nga pushtetarët e majtë dhe të djathtë. Kjo situatë e implikon Komisionin e Venecies në shkeljen e të drejtës tonë natyrore që na e garanton e historia e drejta dhe përcaktimet e qarta të Kushtetutës. Ju lutemi mos justifikoni kete mashtrimi të Kryetarit të Kuvendit.

Ne kërkojmë ndihmën tuaj, që të ndaloni Shtetin që kërkon të konsolidojnë vjedhjen në emër të ligjit. Kërkojmë të kushtëzoni që Shtetit të korrigjojë aktet Nul me të cilat pushtetarët, pas 1991 kanë përfituar prona, pasi kompensimi që kërkojnë politikanët tanë është një tjetër shkelje e Kushtetutës. Me ligjin 133/2015 dhe draftin e 2018 Kuvendi kërkon që të kompensohen prona që janë përfituar me akte juridikisht të pavlefshme ose “Nul Ab Initio”

Shteti Shqiptar në 2018 nëpërmjet Avokatit të Shtetit ka raportuar zyrtarisht në Strasburg se pronarët përbëjnë vetëm 0.6% kur sipas dokumentave zyrtare familjet pronare në Shqipëri janë deri 87%. Kjo është bërë për të justifikuar pakësimin e çmimit të kompensimit që propozon Kuvendi me ligjin 133/2015. Ne nuk dijmë nëse ky mashtrim përbën apo jo një vepër penale. Por ne dijmë se në takimin tone me znj, Leni Fischer me 4 drejtore dhe 4 zv.drejtore, në  prill 1998 nga znj. Leni Fischer na u tha se “Kthimi i pronës tek pronari i ligjëshëm sipas detyrimeve kushtetuese do të jetë kusht që Shqipëria të pranohet në BE”. Po ashtu në fjalimin zyrtar në Tiranë me 22 Qershor 2018 anbasadore e BE deklaroi se “prona është kusht i panegociushëm për tu pranuar në BE”. Ndërhyrja juaj për ta ndryshuar këtë situatë do të bëjë që Shteti të mos funksionojë për të grabitur pronat tona të trashëguara, të mos vazhdojë të heshti për mos ekzekutimin e vendimeve të gjykatave dhe pronarët shqiptarë, të mos jenë vazhdimisht paditës të shtetit para ECtHR.

Si qytetar i këtij shteti dhe kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve ”Pronësi me Drejtësi”, unë jam arrestuar dy herë nga Qeveritë e mëparshme dhe kjo është bërë për të më trembur mua, për të trembur pronarët dhe të përndjekurit politikë që të mos kërkojnë nga Shteti kthim të pronës tyre të trashëguar, pronë që pas 1991 e kanë përvetësuar oligarkët e politikës postkomuniste dhe klanet e tyre me akte juridikisht “NUL dhe të paqena”.

Për problemin e pronës, ne si pronarë kemi dhënë zgjidhje me një draft tonin të hartuar me specialistë. Këtë draft ne e kemi dorëzuar që në 2013 por politikanët që duan të bëhen kapitalistë me pronat tona dhe me pronat e shtetit nuk e kanë marrë në konsideratë. Ky draft e zgjidh problemin shpejt dhe pa kosto, zgjidh problemin e kthimit fizik dhe kompensimit të pronës në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e ECtHR, mbyll burimin e korrupsionit pushtetar, korrigjon papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin vertikal që kanë kultivuar kryetarët e PD dhe PS në këto 29 vjet. Një ndihmë konkrete do të ishte që për këtë draft të kërkohet vlerësimi i Komisionit të Venecies. Perndryshe ne do te vazhdojme te vidhemi me keto menyra te skllaverimit modern.”Pronarët duhet të shpronësohen” ka thënë Karl Marks në librin e tij “Kapitali”

Ne besojmë në mirëkuptimin tuaj dhe jemi të gatshëm për çdo sqarim.

Për Kryesinë e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve

“Pronësi me drejtësi”,

me konsideratën më të lartë,

Kryetari

Rrapo Hajredin Danushi

Apel politikës për çështjen e pronave

Për shqiptarët patriotë, për Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, për zgjidhjen e pasojave 29 vjeçare të mafies së pronave.

Unë Nuro Kulluri, jam pronar autokton në fshatin Dukat, të rrethit të Vlorës dhe kërkoj të sensibilizoj drejtuesit e politikës shqiptare, se janë ata që po mbajnë peng zhvillimet demokratike në Shqipëri. Kërkoj përsëri, mbështetjen e të gjithë ambasadorëve veçanërisht ambasadorit të BE z. Luigi Soreca, të opinionit publik dhe të gjithëshqiptarëve, që nuk e pëlqejnë jetën e tyre me para të pista, që nuk ju ka vdekur ndershmëria dhe patriotizmi dhe kanë guximin të kërkojnë korrigjimin e krimeve të postkomunistit. Eshte fjala për kthimin tek i zoti të pronës së trashëguar. Ky veprim rregullon problemin më shqetësues, që kemi ne si popull i dhunuar nga grupet e mafies kriminale që kanë kapur nga gryka politikën shqiptare pas vitit 1991 dhe “në emër të ligjit” po përvetëson pronat tona të trashëguara. Prona tek i zoti embyll burimin e korrupsionit pushtetar.

Unë nuk jam ekspert i fushës por me këtë shkrim, denoncoj vjedhjen e pronës së fisit dhe të familjes time. Kjo shkelje ligjore është e ngjashme me vjedhjet e tjera të bregdetit turistik nga Shkodra në Sarandë por dhe të pronave në zona të tjera me vlera ekonomike. Denoncoj politikanët e periudhës së pluralizmit, që duke zbatuar porositë e Ramiz Alisë në 1989,  duke abuzuar me termin demokraci, kanë realizuar një krim me pasoja kombëtare.

Pronat  e trashëguara  te fiseve të Dukatit  janë te  ligjëruara dhe janë respektuar nga të gjitha sistemet që kanë administruar Shqiperine përshi dhe pushtuesit osmanë dhe deri në 1947. Kam kërkuar e kërkoj pronat tona të fisit tim Kulluri dhe Peçuli. Fisi im e fakton në vazhdimësi historinë e pronës që fillon me emrin e Kori Peçuli para 550 vjetësh. Edhe sot vendi ku ndodhet antena në Karaburun, quhet “Maja e Korit” ose “Maja e Flamurit”.

Në organizimin e asaj kohe këto kanë qenë prona të përbashkëta dhe janë të regjistruara nënsistemin turk,ne vitin 1473 nga Kori që ishte i pari i fisit regjistrim i bërë edhe për 39 fise të tjera. Këto dokumente të mesjetës, tregojnë autoktoninë dhe vazhdimësinë pronës tonë dhe janë pasqyruar në gazetën Telegraf date 19 Dhjetor 2018.

Ju si drejtues të politikës, keni më shumë informacion se vjedhja e pronës është një situatë e përgjithshme por unë njoh mirë pronën e familjes time dhe të fshatit tim të Dukatit dhe veç familjes time ju sjell edhe një shembull tjetër. Fisi Bodoj dhe Velaj, e kanë dokumentuar me dokumente të rregullta të para 1944 pronën, në vendin  Shën Vasil, por 320 hektarë të pronës  tyre është grabitur  me dokumente false. Pronarët e ligjshëm duhet të zhvillojnë gjyqe pas gjyqesh duke shpenzuar para, kohë dhe mundim që të marrin pronën e tyre të trashëguar. Ku është dhe kush është Shteti?

Përfaqësuesit e BE e kanë të qartë se nëse dora tyre rri akoma e fshehur, gjendja në Shqipëri do bëhet edhe më e rëndë, sepse detyrimi i shtetit për të dalluar pronat e shtetit me pronat e pronarëve që duhet të kishte nisur që në 1991, akoma nuk po bëhet. Kjo hapësirë kohe lejon anarkinë dhe  transferimin e paligjshëm të pronave, shtimin e ndërtimeve pa leje, legalizimit te tyre dhe kjo është pastrim parash, që e përmendi Kryetare e LSI, por nuk sqaroi se ky është shkaku që shton rastet e  konfliktit ndërmjet shtetasve.

Sot është mundësia të bashkojmë çdo mendim pozitiv  për të kërkuar pronat tona të trashëguara me të gjitha rrugët e mundshme. Nuk kam dijeni se çfarë kërkonin shqiptarët në protestën e organizuar para Shtëpisë së Bardhë, nuk di nëse politika e Xhorxh Soros, për të cilin bëhen shumë komente,  e mbron të drejtën e pronës respekton apo e mohon të drejtën e qytetarëve për pronën e trashëguar, por jam shumë i sigurt se nëse shqiptarët e Amerikës, në mënyrë individuale apo me grupe,  do të sqarojnë drejtorinë përkatëse të Departamentit Amerikan të Shtetit, për anarkinë postkomuniste me pronat, kam besim të plotë se problemi zgjidhet. SHBA,duke kërkuar zbatimin e parimeve bazë të kapitalizmit dhe të shtetit të së drejtës, do distancohet nga përvetësimi i pronave tona në emër të ligjit dhe do kërkojë, në plan të parë pronën sipas Kushtetutës dhe origjinës dhe ky do të jetë faktori përcaktues që do ta kthejë politikën shqiptare nga anarkia institucionale në drejtimin e duhur të demokracisë.

Ju bëj këtë Apel publik, që si drejtues të Shtetit, ti jepni fund platformës së Ramiz Alisë me kartën e lodhjes dhe të kalimit të kohës. Kësaj situate ju mund ti jepni zgjidhje me marrëveshje me një paragraf, thelbi i të cilit të jetë:”Detyrim prioritar i Qeverisë është të zbatojë nenin 181 të Kushtetutës. Qeveria ka detyrë ti kthejë trungut të çdo pronari të drejtën e posedimit të mohuar  për pasurinë e grabitur. Kompensimi aplikohet për pronat që pas 1044 janë tjetërsuar për nevoja publike me çmimin e përcaktuar nga GJEDNJ  me vendimet e vitit 2016.

Të gjitha aktet që bien ndesh  me këto kërkesa konsiderohen absolutisht të pavlefshme dhe të paqena” Nëse kjo marrëveshje të nënshkruhet nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës, dhe Ambasadori i BE, ju keni kryer detyrën para popullit. Pas kësaj kriza politike do shuhet, konkurrenca midis forcave politike do zhvillohen për platformat ekonomiko sociale të secilës Parti.

Me  respekt

NURO  KULLURI

Pronar autokton nga fshati Dukati i Vlorës

Nga Kreshnik Spahiu/ 20 fakte juridike, pse turizmi 30 vjet u “dhie nga Koka” dhe jo nga Kokëdhima!

Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk është rastësi dhe as çmenduri është frut i “pemës” turistike që kemi mbjell 30 vjet.

Ndryshe nga shumë komentues kam bindjen dhe informacionin e nevojshëm që turizmi apo bregdeti shqiptar nuk u shkatërruan nga “Kokdhima” por nga kokat që qeverisën 30 vjet Shqipërinë dhe duke u afruar çdo kënd në debat ju ftoj të gjykoni mbi këto fakte:

1- Ligji i Pronave 7501 jo që nuk i dha zgjidhje të drejtës pronës por shtyu shoqërinë drejt pushtimit, kaosit apo dhunimit të pronave private dhe publike

2- Ligji legalizimeve zyrtarizoi dhe legalizoi pushtuesit e pronave, trojeve dhe pyjeve në bregdet.

3- Ligji urbanistikës ku nuk lejoheshin ndërtime 200 metra afër vijës bregdetare nuk u zbatua kurrë.

4- Ligji i dhēnies fshatrave turistikë për 25 vite me konçesion: masakroi pronat publike dhe bregdetin duke transformuar idenë e hoteleve dhe resorte në banesa që shiteshin pa çertifikatë pronsie

5- Ligji për investimet e huaja jo që nuk afroi por largoi çdo investitor të huaj nga Shqipëria sepse nuk favorizonte aspak futjem e investimeve në bregdet.

A ju kujtohen fshatarët e Kakomesë që dolën në protesta me kazma dhe lopata kundër kompanisë më të fuqishme në Europë?

Shikoni si janë karandisur sot.

Kompania u largua dhe ka përfunduar Porto Montenegron në Malin e Zi, ndërsa katundarët e Kakomesë as lopata s’kanë më sepse gjiri është shndëruar në gërmadhë.

Po rrahjen barbare të biznesmenit Libian që po ndërtonte tek Gjiri Lalzit a ju kujtohet që e larguan me avion spitalor me 22 fraktura thyerjesh kockash?

As nami dhe  as nishani nuk i ka mbetur por vilat e Sali Berishës dhe fshatrat e tij vazhdojnë hedhin shtat. Pishat sharrohen çdo ditë duke betonizuar bregun

A e dini se kompania spanjolle e hotelerisë “Ibero Star” ka mbushur gjithë bregdetin Adriatik, Jon, Dalmat dhe Mesëdhe me hotele në Kroaci, Greqi, Mali i Zi por vetëm në Shqipëri nuk shkel?

A e dini se një turist gjerman të udhëtoj nga Berlini në Shkup i kushton 23 euro bileta, ndësa të fluturojë në Tiranë kushton 500 euro?

A e dini që dhe Ohri apo Budva nga 40.000 banorë të dyja kanë Aeroporte dhe Shqipëria i vetmi vend në Europë me 1 Aeroport?

A e dini që Shqipëria ka detin më të vdekur në botë sepse me ligjin e Moratoriumit mjereve detare nuk lejohen anijet apo mjere lundruese private?

A e dini që Shqipëria është i vetmi shtet në botë që ska një traget në pronsi të tij?

A e dini që 80% e fshatrave turistikë janë lavatriçe parash e mafies politike dhe janë vënë në emrat e shoferave dhe kushërinjve të ministrave?

A e dini që Shqipëria është me statistika i vetmi shtet në botë që në vijēn bregdetare nuk egziston një resort i huaj turistik?

A e dini se Shqipëria është i vetmi vend Europian që yjet në Hotel i vendos pronari aipas qefit dhe jo sipas standarteve?

A e dini që prej 30 vitesh çdo qeveri fillon punimet në rrugë dhe infrastrukturë vetëm kur fillon sezoni turistik dhe jo jo gjatë dimrit?

Nëse i jepni përgjigje këtyre fakteve do bindeni se Shqipërinë e dhjeu koka dhe JO Kokëdhima.

Strasburgu pohon ‘qasjen e papërshtatshme’ të qeverisë shqiptare me pronat Nga Gazeta Telegraf – 31 Gusht, 2018

Aleksandra Bogdani                                                                                                            Vladimir Karaj 

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë se kërkesat zyrtare dhe “qasjet e papërshtatshme” të qeverisë shqiptare u përballën me refuzim të plotë dhe se nuk mund të kishte “marrëveshje” mes presidentit të saj dhe Shqipërisë, pasi çështjet trajtohen vetëm në rrugë gjyqësore.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut deklaroi se qeveria shqiptare ishte përpjekur përmes “qasjeve të papërshtatshme” dhe takimeve zyrtare në vitin 2014 që të siguronte një shtyrje të shqyrtimit për dhjetëra çështje të depozituara në Strasburg për kthimin dhe kompensimin e pronave-fatura e të cilave kërcënonte me falimentim financat e shtetit shqiptar. Një zëdhënës i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i tha BIRN se të dyja lëvizjet e qeverisë shqiptare u përballën me “refuzimin e plotë” si nga gjyqtari Ledi Bianku, ashtu edhe nga autoritetet më të larta të Gjykatës së Strasburgut, të cilët u takuan asokohe me një delegacion zyrtar shqiptar. “Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë (zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar i Shqipërisë, duke i kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve që lidhen me kthimin e pronave. Gjyqtari Bianku i tregoi këtij personi se një qasje e tillë ishte e papërshtatshme dhe informoi menjëherë Presidentin në atë kohë të Gjykatës, Dean Spealmann,” tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve të BIRN. Ai shtoi se për rastin në fjalë ishte njoftuar edhe presidenti aktual i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi, sapo ky i fundit kishte marrë detyrën. Përmes këtij reagimi, Gjykata e Strasburgut konfirmon takimin mes Denar Bibës, asokohe kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik dhe sot nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqtarit Ledi Bianku dhe i referohet atij si “qasje e papërshtatshme”. Një audio-përgjim i pjesshëm i bisedës ku dëgjohet vetëm Biba u publikua të martën nga Exit.al, ku ky i fundit dëgjohet t’i përcjellë gjyqtarit Bianku një mesazh nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi që “t’u gjendet në këtë histori [shtyrjen e çështjeve]”. Në audio-përgjim, Biba dëgjohet gjithashtu të thotë: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë”. Publikimi i audios u pasua nga deklarata të ashpra të partive opozitare, PD dhe LSI, të cilat e akuzuan kryeministrin Edi Rama se kishte ushtruar shantazh ndaj një gjyqtari të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe se kishte tentuar të ndikonte mbi një vendim të kësaj gjykate. Përmes një reagimi të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mazhoranca e zhvlerësoi episodin si një “takim mes miqsh” dhe e krahasoi denoncimin me çështjen e “Babales”. Edhe protagonisti i audios, Denar Biba e prezanton ngjarjen si një takim me njërin prej miqve të tij më të mirë, ndërsa refuzon në mënyrë kategorike që të ketë ushtruar shantazh ndaj Biankut apo që t’i jetë bërë e ditur prej këtij të fundit se “ishte një kontakt i papërshtatshëm”. Ai këmbëngul se biseda është spërdredhur në mënyrë malinje dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte të merrte këshilla nga ish-pedagogu i tij për zgjidhjen më të mirë të çështjes-e cila ishte zyrtare dhe aspak e fshehtë. “Në Strasburg kam takuar Ledi Biankun, është një nga miqtë e mi më të mirë, e kam pasur si guru në jetë. I kam treguar qëllimin e vizitës, i kam thënë që jemi këtu për të kërkuar shtyrjen,”tha Biba në një bisedë telefonike për BIRN. Biba i tha BIRN se në Strasburg kishte shkuar si ekspert i të drejtës kushtetuese së bashku me delegacionin që kryesohej nga zv.kryeministri i atëhershëm, Niko Peleshi. Ai pranoi megjithatë se nuk kishte qenë i pranishëm në takimin zyrtar që delegacioni zhvilloi në të njëjtën ditë me presidentin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Dean Spealmann. I pyetur nëse takimin me gjyqtarin Bianku po bëhej me porosi të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Ëngjëll Agaçi, Biba u përgjigj se nuk e kujton kontekstin e përmendjes së Agaçit, ndërsa shton se “sekretari i Përgjithshëm më ka thënë që për shkak të ekspertizës duhet të jesh pjesë e ekipit”. Ai e quan gjithashtu spekulim atë pjesë të bisedës që flet për “trenin” apo “kompromiset në jetë”. “Metafora e trenit është për mua. Shoku im, Ledi Bianku me pyeti, pasi kishte pritshmëri për studentin e tij, më thotë po t’i pse vajte te Komisioni i Prokurimit Publik. Dhe i tregova historinë. Nuk është qejf të mbetesh pa punë. I thashë që më tha një miku im një herë të vjen treni në stacion,” shtoi Biba. “Si mund të shantazhohet një gjyqtar i Strasburgut,” pyet më tej ai. “Për shkak të rrethanave që i krijon gjykata, ai është i pa shantazhueshëm. I bëhet shantazh një njeriu të shantazhueshëm (jo atij). Është naive fare,” shtoi më tej Biba, duke kërkuar publikimin e plotë të bisedës. Gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg, Ledio Bianku refuzoi të bënte komente mbi ngjarjen. Edhe zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

Refuzimi i Strasburgut

Takimi mes Denar Bibës dhe Ledio Biankut u zhvillua në kohën kur qeveria e kryesuar nga Rama tentoi të merrte një shtyrje të dytë të shqyrtimit të çështjeve të pronave të aplikantëve shqiptarë në Gjykatën e Strasburgut. Kjo perspektivë ishte hapur me çështjen pilot “Manushaqe Puto vs.Albania” në korrik të vitit 2012, ku Gjykata kishte vendosur të shtynte për një periudhë kohore çështjet e ngjashme, duke i lënë si detyrë qeverisë shqiptare përmirësimin e masave për kthimin e pronës në nivel kombëtar. Ndërkohë që qeveria shqiptare dështoi të prezantonte një plan për zgjidhjen e çështjes së pronës deri në përfundim të afatit 18 mujor, kabineti i kryesuar nga Rama synoi të merrte një shtyrje të dytë jo më në sallën e gjyqit, por përmes takimeve të emisarëve politikë me autoritetet drejtuese të Gjykatës së Strasburgut. Një kërkesë e tillë, sipas zëdhënësit të Gjykatës u përball me “refuzim të plotë” gjatë takimit zyrtar mes delegacionit të drejtuar nga Peleshi dhe Presidentit Spealmann në qershor 2014 -duke u cilësuar në kundërshtim me rregullat proceduriale. “Veçanërisht, çdo vendim i tillë është kompetencën e Dhomës përpara së cilës çështjet ishin në pritje dhe nuk mund të merret nga presidenti i Gjykatës. Për më tepër, një kërkesë e tillë mundet të shqyrtohet vetëm në përputhje me rregullat normale proceduriale,” tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut. “Nuk ka pasur pra, dhe as nuk mund të kishte një “marrëveshje” mes Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipërisë në lidhje me shtyrjen e mundshme të çështjeve në fjalë,” shtoi zëdhënësi. “Marrëveshja me Gjykatën e Strasburgut” u përmend me eufori nga kryeministri Edi Rama në një fjalim në parlament në vitin 2016, kur Dhoma përkatëse e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut vendosi pro shtyrjes së shqyrtimit të çështjeve të pronës-ndërkohë që qeveria shqiptare miratoi një ligj për kompensimin e pronarëve, i cili u kundërshtua nga këta të fundit. “Megjithatë, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjyqtari Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim, pasi ai ishte tërhequr nga këto raste,” tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut, i cili përforcoi mesazhin se të gjitha vendimet e Gjykatës merren nga formacionet gjyqësore dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Gjykatës. (BIRN) 

Buxheti 15 miliardë lekë për pronarët, ja 5 mijë përfituesit në të gjithë vendin

 09.08. 2018 Gazeta Shqiptare

Ornela Manjani  – Qeveria ka miratuar një fond prej 15 miliardë lekësh, të cilat do të shpërndahen për të paktën 5 mijë pronarë, të cilëve u është njohur e drejta e kompensimit të pronës dhe s’kanë marrë deri tani asnjë këst. Fondi është i ndarë në tri vite 2019-2022, i cili rritet progresivisht vit pas viti. Në projektbuxhetin afatmesëm është miratuar fondi për vitin 2019 në vlerën, 4.9 miliardë lekë, për vitin 2020 në vlerën 5.3 miliardë lekë dhe për vitin 2021 në vlerën 5.4 miliardë lekë. Sipas ligjit në fuqi, pronarëve që u është njohur e drejta për kompensim do të marrin 20% të vlerës në lekë dhe pjesën tjetër 80% kompensim me tokë. Ndërkohë pronarët mund të aplikojnë për të përfituar nga skema për pagesa të përshpejtuara.

Tri afatet
Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtuara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht.

Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjitha subjektet kërkuese që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.

Ligji i ri: Legalizimet, pronat dhe hipotekat, një drejtori Publikuar më 31.07.2018

Nga Neritan Gjergo

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame shpjegon ecurinë e procesit dhe procedurat për familjet që janë në pritje. Në shtator do të kalojnë në qeveri dhe parlament ndryshime ligjore për regjistrimin e pronave me probleme

Pas miratimit të më shumë se 4000 lejeve të legalizimit në 10 qarqe të vendit, procesi për legalizimin dhe hipotekimin e ndërtimeve pa leje, vijon me një ritëm mesatar prej 3000 regjistrimesh në muaj. Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame komenton pengesat dhe procedurat që ndiqen nga qytetari dhe institucionet dhe bën thirrje për bashkëpunim. Ai sqaron edhe problematikën e pronave në vend, e cila me ndryshimet ligjore që do të kalojnë në parlament pas shtatorit, do t’i hapin rrugë zgjidhjes përfundimtare të regjistrimit të tyre.

Z. Lame, më shumë se 4000 emra në 10 qarqe në vend janë publikuar përmes ALUIZNI-t, në një kohë kur procesi duket se kishte ngecur, të paktën nga buletinet që dalin nga zyra që ju drejtoni. Si po shkon procesi dhe si është ritmi i tij tashmë?

Është një proces, i cili vijon dhe normativa mesatare e ALUIZNI-t referon rreth 3000 legalizime në muaj. Por, duhet theksuar se legalizimi nuk është  zgjidhja përfundimtare, por është vetëm kapitulli i parë. Këta qytetarë presin për kapitujt e tjerë, që janë regjistrimi i banesave, urbanizimi i zonave ku kanë ndërtuar, e kështu me radhë.

Të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë parë emrin këtë të hënë i nënshtrohen një procesi të dytë?

Unë dua të bëj thirrje që të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë probleme, e që kanë ndjekur procesin, kudo që janë dhe shohin se nuk marrin njoftim, duhet t’i ndjekin procedurat, sepse vetëm përmes bashkëpunimit do të mbyllim këtë proces. Unë u bëj thirrje edhe fqinjëve, në rast se lexojnë emrat e fqinjëve t’i lajmërojnë. Legalizimi është një proces një nuk e bën vetëm ALUIZNI.

Si e orientoni këtë bashkëpunim? Ku duhet të paraqiten qytetarët?

Para dy vitesh ne kemi bërë një lehtësim, ku nuk e detyrojmë qytetarin të paraqitet, por ai mund të marrë një kopje të fletës së verdhë që ne lëshojmë. Me vendimin e dy viteve më parë, janë ALUIZNI dhe Hipoteka, ato që ndjekin procesin. ALUIZNI e çon atë fletë në ZRPP për të bërë regjistrimin dhe pas kësaj, qytetari orientohet për të shkojë në ZRPP për të marrë certifikatën e pronësisë dhe të paguajë tarifën përkatëse. Dërgesën e lejes së legalizimit në Hipotekë e bën ALUIZNI. Por, Hipoteka jo gjithmonë lajmëron që certifikata e pronësisë është gati, pasi në raste të caktuara dalin dhe probleme, si mbivendosje, shpronësime për ish-pronarët etj.

Por në fushën e pronësisë, trashëgimia që kemi në prona dhe në ZRPP është jashtëzakonisht e keqe. Në fushën e hartografisë dhe regjistrimit të pronave, jemi në pragun e një katastrofe. Shqipëria, kurrë nuk ka mbyllur procesin e regjistrimit të pronave në regjistrat kadastralë që nga viti 1912. Para vitit 1944, është bërë një përpjekje, por nuk është mbyllur. Pas vitit 1945, dihet historia, ndërsa pas vitit 1990 është zbuluar kjo katrahurë e madhe. Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe do ta vuajmë edhe për disa vjet, edhe duke pasur vullnetin për ta rregulluar.

Qeveria ka dalë me programin për të bashkuar në një strehë, institucionet që trajtojnë çështjen e pronave. Çfarë ka ndryshuar në këtë prizëm?

Ai ka qenë një premtim i para 4 viteve për të unifikuar këto institucione, sepse gjithsecili ka pasur dosjen e vet për të njëjtën pronë, por pa pasur një rakordim se do të veprohet me të. Në qoftë se çdo institucione vepron me një hartë të vetën, problemi mbetet në vendnumëro. Një hartë e unifikuar dhe bashkimi në një strehë e institucioneve është logjika më e drejtë për zgjidhjen e çështjes së pronave. Me hapjen e sesionit të ri parlamentar, do të kalojë në qeveri dhe në parlament legjislacioni për të gjithë proceset tranzitore, që duhet të mbyllen një herë e mirë.

Hipoteka për parcelën

Sponsored by Revcontent

LAJMET MË TË LEXUAR NË TIRANA

Top 30 Celebrities with the Highest IQ in the World
Trump’s IQ is Finally Revealed – Try Not to Gasp!
Donald and Melania Are Worried About Barron Trump’s Very Alarming IQ

ALUIZNI në aplikimin për regjistrim të lejes së legalizimit kërkon edhe regjistrimin e hipotekës ligjore mbi pasurinë e legalizuar, që në momentin e aplikimit online nëpërmjet sistemit IPS, sipas pikës 2 të këtij udhëzimi. Në momentin e regjistrimit të pronësisë mbi parcelën ndërtimore, ZRPP-ja është e detyruar të plotësojë shënimet për hipotekën ligjore mbi këtë parcelë (pasuri). Me kërkesë zyrtare me shkrim të drejtorisë së ALUIZNI- t, regjistruesi vendos kufizimin mbi pasurinë e legalizuar, të subjektit debitor, sipas përcaktimeve të bëra në pikat 22, 23 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015.

Heqja e këtij kufizimi nga regjistruesi bëhet pas njoftimit zyrtar me shkrim nga ALUIZNI, mbi shlyerjen nga subjekti të detyrimit financiar. Fshirja e hipotekës ligjore i njoftohet zyrtarisht me shkrim ZVRPP-së nga ALUIZNI, jo më vonë se 5 ditë pune nga dorëzimi i vërtetimit të pagesës së detyrimit financiar nga subjekti përfitues. Njoftimi shoqërohet nga kopje e vërtetimit të pagesës dhe kopje e formularit “Tip” të aplikimit. Brenda 5 ditëve punë nga data e njoftimit zyrtar me shkrim të drejtorisë së ALUIZNI-t, regjistruesi bën fshirjen e hipotekës ligjore.

Certifikata e pronësisë brenda 10 ditëve

Tapia për ndërtimet pa leje dhe për tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi jepen brenda 10 ditëve.  Udhëzimi i përbashkët mes ALUIZNIT dhe ZRPP-së detajon procedurat e regjistrimit të pasurisë së legalizuar. Sipas udhëzimit, drejtoritë e varësisë së ALUIZNI-t, paraqesin kërkesën (aplikimin) për regjistrim të lejes së legalizimit dhe për lëshim të certifikatës së pronësisë, në emër të përfituesit të lejes. Aplikimi për regjistrim bëhet nga drejtoritë e ALUIZNI-t nëpërmjet formularit “Tip”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, pa pagesë “aplikim zero”, në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit dixhital. Në zbatim të kësaj pike, autorizohet aksesi i drejtorive të ALUIZNI-t në këtë sistem, në përputhje me rregullat e sigurisë sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi për regjistrim përmban emrin, mbiemrin, orientimin faktik të vendndodhjes, numrin e telefonit celular dhe ka të përcaktuar si datë aplikimi, atë të plotësimit të tij në sistemin dixhital. Njëkohësisht, me aplikimin elektronik, Drejtoria e ALUIZNI-t përcjell dokumentacionin e përcaktuar në pikën 10 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”. Dokumentacionit sipas kësaj pike, i bashkëlidhet edhe një kopje e printuar e formularit “Tip” të aplikimit.

Aplikimi

Aplikimi kryhet vetëm një herë dhe është i vlefshëm për zënien e afatit të kërkesës për regjistrim, në kuptim të nenit 38, të ligjit nr. 33/2012, datë 21.3.2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Veprimet e mëtejshme për plotësimin e mangësive të mundshme në dokumentacionin bashkëlidhur “kërkesës për regjistrim”, kryhen nëpërmjet korrespondencës shkresore mes dy institucioneve.

Afatet

Regjistruesi brenda 10 ditëve punë nga data e paraqitjes së kërkesës është i detyruar të kryejë regjistrimin, pasi ka verifikuar nëse dokumentacioni i dorëzuar është i plotë dhe i saktë, mbështetur në përcaktimet e kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015. Brenda 5 ditësh nga data e regjistrimit të lejes së legalizimit, ZVRPP- ja i kërkon ALUIZNI-t të njoftojë subjektin përfitues për të kryer pagesën e tarifave të shërbimit në llogarinë bankare të ZVRPP- së.

Regjistruesi, në rast se konstaton se ka mangësi në dokumentacionin që shoqëron lejen e legalizimit apo pasaktësi, që e detyrojnë të mos kryejë regjistrimin, njofton drejtorinë e ALUIZNI-t për plotësimin e tyre brenda afatit të përcaktuar në udhëzim. Regjistruesi është i detyruar të kryejë regjistrimin brenda 10 ditëve nga data e plotësimit dhe ridërgimit të dokumentacionit nga drejtoria e ALUIZNI-t. Me konfirmimin e kryerjes nga subjekti të pagesës për tarifat e shërbimit, ZVRPP- ja dërgon në rrugë postare certifikatën përkatëse të pronësisë.

Prona e pronarëve, detyrim kushtetues i pushtetarëve

Nga Çezar KOSHI, botuar ne gazeten SOT news Postuar: 27/02/2014 – 08:10

Këmbana e pronës ka vite që bie ne Shqipëri, si detyrim kushtetues (neni 81) i të drejtave themelore të individit me rënien e sistemit monopartiak, lindjen e sistemit të ri demokratik në Shqipëri. Vitet kalojnë në ujëvarën e kohës, por prona e paluajtshme është akoma “thembra e Akilit” për gjendjen sociale të shoqërisë shqiptare. Shumë e “shumë energji” ka konsumuar politika shqiptare dhe media e shkruar e ajo elektronike për problemin e kthimit të pronave pronarëve të ligjshëm. Rezultati, zero absolute! Pse? Kush e pengon?! Janë dy argumente: ose nuk duan, ose nuk dinë, ose të dyja bashkë. T’i vjedhin pronat! Ajo që duket si maja e ajsbergut është që prona e pronarëve të ligjshëm, peshohet në balancën e drejtësisë me gurët e politikës shterpë shqiptare, me synime të qarta, të përvetësimit nga pushtetarët e lartë, me sistemin gjyqësor si atavizëm e sistemit të kalbur monopartiak. Me ç’kurajo, këta zyrtarë të lartë qeverisës të kastës politike, presin nga kancelaritë europiane miratimin për hapjen e negociatave për t’u futur në Europë?! Problemin e pronave, kjo kastë politike, nuk e ka trajtuar kurrë në optikën e ligjit themelor, Kushtetutën, me vendosjen e shtetit demokratik në Shqipëri.
Kthimi i pronave për pronarët e ligjshëm është parë si marrje e pushtetit nga të ashtuquajturat “Klasa të Përmbysura”, si dhe mohim të Luftës Popullore (ironi e mentalitetit arkaik të kohës së diktaturës)! I nderuar lexues, ju bëj me dije se, media e shkruar dhe ajo elektronike, duke qenë një shtojcë e kastës politike, janë “lodhur” për vite me radhë duke mbushur faqe të tëra të gazetave dhe emisione televizive nga viti 1991 e deri në ditët e sotme, me autorë “ekspertë”, “specialistë”, “analistë poliglotë”, që “njohin” çdo fushë të jetës e veprimtarisë njerëzore të këtij populli në këtë vend (vetëm pronarë Jo!); se përkrahin e mbështetin kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm. Kohët e fundit, në një nga televizionet, një zyrtar i lashtë e i lartë politik, shprehet se “…Me problemin e kthimit të pronave të pronarëve kemi bërë gabime…”. A mund të quhet gabim një veprim i tillë, nga një zyrtar i lartë, që me kastën e tij, mori në duar në 1991, fatet e një populli, kur ka diskriminuar një shtresë jo të paktë në numër të popullit të tij?! Ky veprim është faj i pafalshëm.
a) Qoftë në rrafshin kushtetues (zbatim i nenit nr. 81).
b) Atë politik, si lojë për marrjen e votave për pushtet.
c) Social, ku sa e sa njerëz janë vrarë për pronat, sa akte ligjore dhe nënligjore janë nxjerrë nga të ashtuquajturat komisione e nënkomisione parlamentare, nga 1991 deri në 2014, për kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të ligjshëm?! Më evidenti “Ligji nr. 7501” një ligj atakues, konfliktual e tepër i rrezikshëm, që kërkon të zbatojë qeveria e dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013.
 Në cilin ligj të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë legjitimohet ky ligj, zotëri politikan?! Ky ligj, më shumë se sa tall, është poshtërim i dinjitetit të pronarëve, nxit urrejtje për shqiptarin nga shqiptarët. Përse u krijua Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Agjencia e Kthimit të Pronave, kur për çdo pasuri, pronarët, të pajisur me dokumentet e tyre autentike, mund t’u drejtohen institucioneve përkatëse, në rastin konkret, sistemit gjyqësor?! Ja pra, kasta politike, nga 1991 deri në 2014, nuk do t’ua kthejë pronat pronarëve! Një politikan ka shkruar në një gazetë, e shumë të tjerë si ky, se ky problem ka qenë dhe është mungesë vullneti nga politikanët. Çudi! Pse?! Argument është ky, nga një përfaqësues “i denjë” i zbatimit të Kushtetutës, kur ai është betuar si zbatues i Ligjit të para popullit të vet?! Për të shpëtuar nga kjo “e keqe e madhe”, nën presionin e ndërkombëtarëve, politikanët e njohin problemin, por u hedhin hi syve, dhe bëjnë politikë “të drejtë” për pronat, duke hapur e mbyllur procedura me cungim të sipërfaqeve:
a) Tokë truall
b) Tokë bujqësore, me vlerë “tregu”.
Kjo është politikë kriminale, turpi i kastës politike, që udhëheq këtë vend deri më sot. E të presësh investime nga jashtë për të rritur e shëndoshur ekonominë e këtij populli, si dhe të jesh i besueshëm ndaj bizneseve të huaja, si dhe i gatshëm për të hyrë në Unionin Europian!
Zotërinj pushtetarë!
Mjaft e ngopët këtë popull me lugë të zbrazët me mashtrime dhe slogane! Ky popull di dhe ka informacion e kulturë më shumë se Ju! Mjaft! Deri kur kështu? Këtë vend e këtë popull po e diskreditoni duke i mohuar vlerat që i takojnë! Askush nuk ka të drejtë të prekë pronën, e jo më ta tjetërsojë politika qeverisëse, e çfarëdolloj ngjyre qoftë! Ajo ka ngjyrën e saj, ka ngjyrën e shpresës për të jetuar të pronarit që i takon. Popull, ji vetvetja, mjaft u servilose! Mjaft bëre hipokritin! Mbro dinjitetin dhe personalitetin! Mbro pasurinë e trashëguar nga të parët e tu! Politikanë, qofshi ju që jeni! Zoti ju ndriçoftë mendjen për të ardhmen e këtij populli në këtë vend të quajtur Shqipëri!

Ligji 133/2015 mashtron pronarët e vërtetë

Botuar dt. 28 korik 2018 ne gazeten Telegraf, nga Isuf Bodo Dukati ,
telegraf.al/sociale/ligji-133-2015-mashtron-pronaret-e-vertete/

Isuf Bodo
Pronarët e vërtetë shqiptarë janë dhunuar, nëpërmjet ligjeve që janë miratuar në Kuvend për kthim, kompensim pronash, duke filluar nga ligji 7501 e deri te ligji 133/2015. E drejta e pronës tani në Shqipëri gjykohet sipas një ligji vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një vendim të falsifikuar, e ky falsifikim është bërë nga Avokatia e Shtetit, e cila ka dërguar ne Komisionin e Venecias për marrje mendimi një draft, i cili është i ndryshëm nga drafti që ka diskutuar maxhoranca në Kuvendin shqiptar. Për sa i përket të drejtave dhe lirive të Njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas. Një nga këto të drejta të dhunuara është edhe e Drejta e pronës, duke e zëvendësuar atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, në një mekanizëm shtetëror, që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, per të drejtat e pronës, duke dhunuar  kështu nenin 6-1 të Konventës dhe nenin 1 të Konventës të Këshillit të Evropës. E drejta e pronës në Shqipëri gjykohet sipas një ligji që vetëm mashtron dhe tall pronarët e vërtetë. Ligji 133-2015 është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit, me vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, me Konventat evropiane dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, qe e ka kundërshtuar ligjin 133-2015 nëpërmjet vendimit të tij. Ligji 133-2015 vlerëson me 2 standarde per të njëjtën prone. Prona e trasheguar qe I eshte shtetëzuar padrejtësisht, pronarit të ligjshëm shteti e vlereson  me çmimin që ka caktuar qeveria, . Pronarët që kanë marrë një pjesë të vogël të pronës humbasin pjesën tjetër pasi, sipas këtij ligji vlera e tokës së marrë më parë llogaritet me vlerën e tregut sot. Kurse pjesa e mbetur për t’u marrë llogaritet me çmimin e tokës sipas zërit kadastral, që ka pasur në momentin që është shtetëzuar.

Ligji 133-2015 është kontradiktor në vetveten, pasi thekson se shpërblimi do bëhet sipas çmimit të tregut por edhe sipas zërit kadastral. Me siguri ligjbërësi nuk e ka idenë se çdo të thotë ekonomi e tregut. Detyrohem të sqaroj se koncepti i ekonomisë së tregut do të thotë që prona cilado qoftë ajo shitet ose blihet me çmimin që ka në momentin që tjetërsohet. Po ashtu, djallëzia e ligjbërësve për kthimin e kompensimin e pronave duket edhe në faktin se prej kohës që u bë ligji 5701 më 1991, deri më sot ai  ka ndryshuar me VKM 16 herë. Edhe emërtimi nga AKKP në AKP e ATP është bërë me keqdashje.  Sipas qeverisë ky ligj bëhet sepse buxheti I shtetit nuk e përballon faturën financiare për të shpërblyer pronarët e vërtetë. Pra përdoret një ortifiice për të prodhuar një padrejtësi që shkon  kundër me Kushtetutën tonë dhe të Drejtat e Njeriut. Formula që aplikohet për vlerësimin e pronës ul ndjeshëm përfitimin për pronarët. Çmimet e caktuara nga qeveria për kompensim janë qesharake. Në një nga listat që përditëson ATP për pronarët me dosje të viteve 1993 e deri në vitin 1997 për 2431 pronarë që kompensohen 1814 pronarë deklarohen nga ATP që nuk kanë marrë kompensim për pronën e kërkuar pasi kanë marrë një pjesë të saj. Jo vetëm kaq, por duhet t’i kthejë para qeverisë pasi një pjesë e pronës që kanë marrë paska çmimin më të lartë se prona që ka mbetur pa marrë. Pra dy standarde. Në këto kushte qeveria është zemërgjerë dhe u fal paret që kanë marrë më tepër nga prona e tyre. Absurditet më të madh nuk ka. ATP në vlerësimin e tokës bujqësore në vendimet që ka dhënë e ka me 13.5 lekë për çdo metër katror në një kohë që një gazetë kushton 30-50 lekë, keshtu me 1 euro mund të blesh 10 m2 tokë bujqësore, ose mund të kompensohen 10 m2 tokë por të mos harrojmë se në një sezon mbjelljeje 1 m2 tokë merret prodhim me vlerën 3 euro. Zotërinj ligjbërës ju pyes: në cilin kënd qoftë dhe më të largëta të Atdheut tonë mund të blihet me 1 euro 10 m2 tokë, qoftë edhe ajo shkëmbore? Këto ligje qesharake bëhen nga deputetë, që janë të papërgjegjshëm. Parlamenti ynë i cili nuk është tamam parlament pasi funksionon thjeshtë si një noter i kryeministrit të radhës duke miratuar ligje me votat e shumicës, pa e vrarë mendjen fare.

Të gjithë deputetët e majtë e të djathtë janë shërbëtorë të kryetarit të partisë së tij. Ne këto kushte, efektivisht nuk ka parlament dhe kjo është si pasojë se deputetët emërohen nga kryetari i partisë, gjë që i detyron ata të votojnë thjesht çfarë do kryetari. Në 16 korrik 2015 u organizua një takim i zgjeruar i ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dhe shoqatave të ish-pronarëve për të prezantuar ligjin e kthimit të pronave sipas udhëzimeve të BE-së. Qysh në fillim të atij takimi u tha se grupet e interesit nuk do të diskutojnë. Me këtë situatë përfaqësuesit e ish-pronarëve u larguan. Për çudi të të gjithë të pranishmëve kryeministri Rama i pranishëm, me arrogancën e prepotencën që e karakterizon kërkoi që përfaqësuesit e shoqatave të ish-pronarëve të largoheshin sa më shpejt. Edhe trupi diplomatik që ishte i pranishëm heshti dhe u bë palë me arrogancën e kryeministrit Rama. Madje, këta përfaqësues të BE-së e cilësuan atë ligj të qeverisë 133-2015 si diçka pozitive. Kaq kontradiktor është ky qëndrim, saqë tani zonja Vllahutin, në ikje si ambasadore e BE nga Shqipëria ka deklaruar që problemi i pronave në Shqipëri është i pazgjidhshëm. Bashkimi Evropian i ka kushtëzuar Shqipërisë edhe reformën e pronësinë dhe zgjidhjen e saj. Mirëpo Shqipëria, qeveria e Ramës vetëm e dezinformon Bashkimin Evropian. Fakti që Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë të gjithë ish pronarëve që ankohen, duke detyruar shtetin shqiptar të dëmshpërblejë me vlera reale pronën e grabitur(vlera e hartes 2008), dëshmon që qeveria jo vetëm që nuk ka vullnet politik ta zgjidhë problemin e kthimit dhe kompensimit të pronave, por bën gjithçka që ta mohojë, ta tjetërsojë, sepse në fakt, ata vetë, qeveritarët, gjyqtarët prokurorët e zyrtarët më të lartë të shtetit kanë grabitur pronat e pronarëve të vërtetë. Neni 17 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut thotë: Askush nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij. Ka shumë propagandë ku thuhet se para 1944 kishte shumë pak pronarë tokash në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. Mbi 80 % e popullsisë ka pasur pronë dhe t’ua kthesh tani atë pronë pronarëve të vërtetë është detyrim kushtetues. Shqipëria nuk mund të shkojë në Evropë pa zbatuar kthimin e pronave pronarëve të vërtetë. Nëse prona nuk u kthehet pronarëve të vërtetë nuk mund të ketë edhe investime të huaja në Shqipëri. Ligji për investimet strategjike që propagandon qeveria është një nga padrejtësitë më të mëdha që u bëhet pronarëve të vërtetë, sepse sipas këtij ligji, prona i merret një private dhe i jepet një private që investon duke e komentuar këtë padrejtësi gjoja për interes publik. A është e drejtë kushtetuese që qeveria t’i marrë pronën në bregdet pronarit të vërtetë dhe t‘ia kompensojë atë atij në mal?

Turizmi vazhdon të sabotohet

botuar nga Gazeta “Ballkan “ date 21.07.2018

Nga Gezim Boçari
Pyetje publike për Presidentin e Republikës.

A është Presidenti institucioni që përgjigjet për zbatimin e Kushtetutës ? Kur fillon koha zero që shqiptarët e zonës turistike bregdetare të njihen ligjërisht nga Shteti pronarë të tokës që e trashëgojnë nga brezat e mëparshëm? Kujt i intereson që këta pronarë të sorollatur 27 vjet pa mundur ta zgjidhin problemin nëpër zyrat e Komisioneve të Pronave, nëpër gjykata dhe zyra shtetërore sot në kundershtim flagrant me përcaktimet detyruese të nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe udhëzimeve të BE, të kompensohen sipas ligjit 133/2015 dhe pronat e tyre t’i gëzojnë pronarët e pushtetit ?
A mund të ketë turizëm elitar dhe industri turistike, kur shteti nuk ja kthen tokën pronarit të ligjshëm , kur zonat turistike janë pushtuar me ndërtime pa leje nga klanet e pushtetarëve dhe qeveria bën ligje për t’i legalizuar ? A nuk është ky një kanal për pastrimin e parave dhe të gjithë heshtin ? Ambasadore e BE znj. Romana Vlahutin në mbyllje të mandatit të saj u shpreh edhe publikisht kundër këtyre legalizimeve por kjo nuk ka asnjë vlerë sepse qeveria, si për tallje me kërkesen e saj ka shtuar shpejtësinë në rrugën e gabuar të kompensimit dhe legalizimit . Thuajse çdo ditë nga gazetat njoftohet se ATP ka bërë disa qindra kompensime dhe legalizime duke bërë pronarë të rinj dhe duke sakrifikuar pronarët e mirfilltë për atë të drejtë që atyre ua garantojnë kushtetuta dhe dokumentat e pronësisë . Bëhet fjalë për pronat që qytetarëve ju shtetëzoi sistemi sllavokomunist dhe politikanët po i përvetësojnë në emër të ligjit.

otuar nga Gazeta “Ballkan “ date 21.07.2018