Shoqatat “Bregdeti” dhe “Pronësi me drejtësi” përfaqësojnë interesat e pronarëve pronat e të cilëve u konfiskuan nga regjimi komunist pas 1945. Duke filluar nga viti 1993 kur Parlamenti Shqiptar aprovoi ligjin Nr. 7698 mbi kthimin e pronave dhe kompensimin e pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, ne, pronarët e ligjshëm, perveç përpjekjeve për njohjen e të drejtës së pronësisë, jemi në një betejë të vazhdueshme me një administratë dhe një sistem gjyqësor thellësisht të korruptuar për të rimarrë në posedim pronat tona. Shumica jonë ende nuk kanë arritur të rimarrin pronën. Me qindra raste janë para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. “Bregdeti” dhe “Pronësi me drejtësi” kryesohen respektivisht nga Dr. Niko Nesturi dhe Z. Rrapo Danushi.
Kërkesat tona i gjeni në:
- faqen KERKESAT
- platforma dhe pikat e shoqates per pronat
- prioritet i bregdetit – kthimi fizik i prones