Kërkesa jonë kryesore është zbatimi i neneve 181 dhe 41 të Kushtetutës dhe kthimi i pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist pronarëve të ligjshëm.
Kërkesat tona për qeverinë shqiptare dhe organizmat ndërkombëtarë pasqyrohen në dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë drejtuar politikanëve dhe Parlamentit: Projektligj propozuar nga shoqatat “Pronësi me drejtësi” dhe “Bregdeti” për një zgjidhje përfundimtare të problemit të të drejtave pronësore në Shqipëri, konform kërkesës së neneve 181 dhe 41 të Kushtetutës. Lexo projektligjin dhe shpjegimet
- Kërkesë drejtuar Qeverisë: Peticion drejtuar kryeministrit, z. Edi Rama, “KTHIM I PRONËS PRONARËVE TË LIGJSHËM, TANI!” Ndihmo duke nënshkruar Peticionin
- Kërkesë drejtuar Bashkimit Evropjan: Ftesë që të kushtëzojë çdo bashkëpunim me Qeverinë shqiptare me respektimin e neneve 181 dhe 41 të kushtetutës, dmth. respektim të të drejtave të pronësisë të pronarëve të ligjshëm. Lexo letrën drejtuar komisjonerit S. Füle më 25 mars 2013
- Kërkesë – pozicionim i shoqatave drejtuar Gjykatës Europjanë të të Drejtave Njerzore në kuadrin e monitorimit të moszbatimit të vendimeve të Strasburgut nga Qeveritë shqiptare. Lexo këtu letrën anglisht
- Pozicionim i shoqatave drejtuar Këshillit të Europës. Lexo “Position paper” anglisht
Më poshtë paraqesim një përmbledhje të disa prej kërkesave kryesore, urgjente, drejtuar autoriteteve shtetërore shqiptare si dhe çdo organizmi tjetër, kombëtar e ndërkombëtar të implikuar në çështjen e pronave:
- Zbatim i nenit 181 të Kushtetutës, i cili, në përputhje me nenin 41, iu njeh të drejtën e pronësisë pronarëve të ligjshëm të shpronësuar padrejtësisht nga regjimi komunist dhe i kërkon Parlamentit, brenda 3 vitesh nga hyrja në fuqi e Kushtetutës (dmth deri në tetor 2001!) të adoptojë legjislacionin për kthimin e pronave të konfiskuara! Kthimi i pronave është urgjent dhe duhet bërë TANI dhe jo ndoshta në 2020…. siç e servir Qeveria në “strategjinë” e saj
- Respektim i të njejtave standarte për kthimin i pronës në të gjithë vendin: pronarët e ligjshëm në Tiranë, Bregdet dhe në qendrat kryesore gëzojnë të njejtat të drejta si pronarët e ligjshëm në malësi apo në fshat
- Stop korrupsionit me pronat e pronarëve të ligjshem ! Stop vrasjeve e gjakmarrjeve për prona që janë pasojë direkte e moszbatimit të detyrimeve kushtetuese për kthimin e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist pronarëve të ligjshëm
- Kthimi i pronave ka perparesi mbi çdo lloj legalizimi
- Kthimi fizik i pronës ka përparësi mbi kompensimet
- Kompensimi financiar (në pamundësi kthimi) bëhet sipas vlerës së tregut
- Krijoni kapacitete të përshtatshme institucionale për të zgjidhur kthimin e pronës
- Përmbushni kërkesat e Gjykatës Evropjane të Drejtave të Njeriut (vendimi pilot i korrikut 2012). Përmbushni kushtet për integrim Evropian (2 nga kushtet lidhen me zgjidhjen e kthimit të pronave) !
Strategjitë qeveritare që nuk marrin parasysh e nuk zgjidhin këto kërkesa elementare po të rëndësishme, nuk kanë për qëllim zgjidhjen e këtij problemi 20 vjeçar por kërkojnë justifikimin dhe “legalizimin” e grabitjeve dhe të korrupsionit me pronat.
Kërkesat e pronarëve të ligjshëm i referohen pronave të cilat u konfiskuan nga regjimi komunist pas 1945. Njohja e të drejtës së pronësisë për pronarët e ligjshëm rrjedh nga angazhimet ndërkombëtare të shtetit të ri demokratik shqiptar dhe është bërë që në fillim të viteve ’90 (ligji 7698 i 1993 amenduar nga ligji 9235 i 2004 dhe Kushtetuta e re e 1998). Megjithatë, në pamundësi për të rimarrë posedimin fizik të pronës, e drejta e pronësisë ka mbetur fjalë boshe për shumë pronarë të ligjshëm. Faktikisht, abuzime të rënda janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen me pronat e tyre, kryesisht ato që gjinden në vende turistike dhe qendra të rëndësishme ekonomike. Këto abuzime bëhen me mbështetjen e përfaqësuesve të shtetit të cilët, rregullisht, e kanë trajtuar këtë problem si mjet pasurimi personal.
Korrupsioni me pronat shkakton plagë të rënda sociale: mbi 6’000 vrasje/gjakmarrje raportohen si pasojë direkte e tij. E drejta e pronës private është një nga themelet e shtetit demokratik. Sa kohë që nuk zgjidhet drejt ky problem, sa kohë që nuk eliminohet një herë e përgjithmonë korrupsioni në trajtimin e të drejtave të pronësisë, Shqipëria nuk mund të hyjë në rrugën e mirëfilltë të demokracisë, në të cilën populli shqiptar shpreson të hyjë.
Mbrojtja e të drejtave të pronarëve legjitimë është mbrojtje e identitetit shqiptar, është luftë kundër korrupsionit, është përpjekje drejt vendosjes së drejtësisë dhe integrimit europian.
Më shumë informacion:
- nënshkruani peticionin
- platforma e shoqatës “Pronësi me drejtësi” platforma dhe pikat e shoqates per pronat
- prioritetet e shoqatës “Bregdeti” prioritet i bregdetit – kthimi fizik i prones