Gjiri Lalzit, çifligu i politikanëve të “pastrehë”

Botuar në Gazetën Telegraf më 30/09/2014

gjiri lalzitVila dhe objekte luksi në troje me pronar, politikanët shqiptarë dynden të ndërtojnë vilat luksoze në Gjirin e Lalzit

 Gjiri i Lalzit ka vite që ka zgjuar ëndrrat e politikanëve dhe pas tyre edhe të ministrave e deputetëve, për të ngritur atje çifligun e tyre, larg rrëmujës, streseve dhe shqetësimeve të turmës. Gjiri i Lalzit prej vitit 2001 është kthyer në pothuajse “zonë ushtarake”, ku jo vetëm qytetarët e thjeshtë nuk mund të lëvizin lirisht dhe ku të duan, por edhe pronarët që kanë mbi 300 vjet që banojnë në ato troje, nuk e gëzojnë më këtë të drejtë. Gjiri Lalzit, natyrshëm dhe pa bujë, u kthye në këto vite, zona ku ngritën strehën e tyre politikanët e “pastrehë”, ata që ishin nga 4 apo 8 vjet ministra, që janë akoma kryetarë partish, ata që ishin për 4 mandate deputetë, ata që për 24 vjet gjenden ndoshta krejt rastësisht në politikë dhe shumë familjarë e miq të tyre. Të qenit pronar i një vile apo apartamenti pushimi në bregdet duket se është bërë një normë për ministrat dhe politikanët shqiptarë.

Në një vëzhgim nga gazeta “Telegraf”, rezulton se 11 nga 15 ish-ministrat e kabinetit qeveritar disponojnë vila dhe apartamente në bregdetin e Lalzit kurse një pjesë e tyre edhe në Golem. E njëjta gjë po ndodh edhe me ministrat e kësaj qeverie, deputetët kryesisht ata biznesmenë, etj. Politikanët i kanë deklaruar këto pasuri të paluajtshme në vite të ndryshme pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe duket se vilat u shërbejnë jo vetëm për pushime të gjata, por edhe për të kaluar fundjavat larg punës dhe jetës së zhurmshme. Për këtë arsye, bie në sy fakti se plazhet e Durrësit kryesisht në Gjirin e Lalëzit dhe Golem, janë zgjedhur nga politikanët e “pastrehë” për të pasur “shtëpinë e plazhit”. Afërsia e këtyre zonave, ( Gjiri Lalzit 35 km larg Tiranës)duket se u jep politikanëve komoditetin e të qenët në zyrë në rastet kur kërkohen për takime pune. Kështu, në plazhin e Gjirit të Lalzit kryesisht kalojnë fundjavat apo pushimet e verës (dhe fundjavat gjatë dimrit), ministrat shqiptarë politikanët dhe deputetët, ku disponojnë apartamente, troje dhe së fundi janë edhe pronarë resortesh. Pothuajse të gjithë ish-ministrat e Berishës kanë blerë vila në Lalz dhe një pjesë e vogël e tyre edhe në Golem. Një çift zyrtarësh së fundi, kanë blerë me “kredi” një vile në gjirin e Lalzit me sipërfaqe 179 metra katrorë në zonën A të vilave. Në dokumentet që janë dorëzuar bankës që ka lëshuar kredinë, vëren se të dy këta persona janë bërë dorëzanës për njëri-tjetrin për kredinë që ka marrë secili dhe kanë blerë të njëjtin apartament. Histori të tilla qesharake, ka me dhjetëra dhe ndodhin në realitet sot edhe me ministrat e kësaj qeverie.

Të gjitha pronat e hipotekuara

Vilat dhe apartamentet e politikanëve “të pastrehë” janë pothuajse të gjitha të hipotekuara. Asnjë prej tyre (mbi 160 të tillë) nuk është pa hipotekë, madje ka vila që hipotekimin e ka bërë sapo janë hedhur themelet. Vitet  2006-2013, mbetet edhe periudha ku zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë kryer numër rekord hipotekimesh të vilave dhe pallateve ku politikanët nën emrat e tyre apo emrat e kunetërve dhe baxhanakëve, kanë hipotekuar pronat e tyre. Në qindra raste ish-pronarët e trojeve ku sot ngrihen vilat dhe pallatet e politikanëve në Gjirin e Lalzit (apo Golem) kanë kundërshtuar “blerjen” e pronave të tyre, por ata edhe sot e kësaj dite janë akoma në procese të pafundme gjyqësore me shpresën se një ditë do të marrin atë që u takon. E ndërsa proceset gjyqësore kanë mbi 14 vjet që kanë nisur dhe nuk bitisen, e ndërsa pronarët legjitimë me dosje në sqetull mbajnë shpresat e tyre tek ndonjë vendim i drejtë gjyqësor, vilat dhe pallatet e ndërtuara në tokat e tyre janë hipotekuar prej vitesh. Tre komunat ku shtrihen fshatrat e Gjirit të Lalzit mbajnë kusuret e tyre në katrahurën e krijuar, pasi ato gjithmonë kanë qenë dhe mbeten aleate të politikanëve, duke nxjerrë dhe miratuar leje ndërtimi madje pa mbledhur fare KRRT e tyre. Gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me ligjet e shtetit duke grabitur nën trysninë e pushtetit dhe postit qindra hektarë troje nga ish-pronarët e ligjshëm. Ajo ç’ka u premtua para dhe gjatë 23 qershorit për “ndëshkimin e të gjithë atyre politikanëve që janë pasuruar duke grabitur pronat e ligjshme”, duket se ka mbetur një histori e vjetër e cila do tu kujtojë banorëve të Lalzit dhe Golemit përrallën e vjetër të “Ullirit që do të vilej 3 herë në vit”.

Artur AJAZI


 

Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Gjiri Lalzit, çifligu i politikanëve të “pastrehë”

  1. Z.Ajazi, te lumte pena , keto qe shkruan jane te verteta, por mundesisht disa emera konkret, Jo se ata (hajdutet) do te turperohen apo …, por sa per ti ditur populli. Ata , hajdute, tani, i kane kthyer syte edhe nga thesari i Shtetit sepse i duan para te thata . Sidoqofte nje dite populli do te zgjuhet e trimerohet dhe ATA nuk do dine ku te futin koken. Sa per Shtetin mos prit sepse ata jane vete shteti.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s