Kryekomunari i Ksamilit arrestohet për 15 leje ndërtimi

Botuar në Mapo Online, më 2 Tetor 2014

Prokuroria e Sarandës urdhëroi arrestimin e Besnik Abedinit dhe shefit të Urbanistikës së Ksamilit, për dhënie të lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. Pezullohet nga detyra edhe kryeinspektori i INUV

Besnik abediniKryetari socialist i komunës së Ksamilit u arrestua dje, pasi akuzohet se ka firmosur 15 leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Besnik Abedini u prangos së bashku me shefin e Urbanistikës në komunë, Fatos Malajn, pas një hetimi të nisur një muaj më parë nga Prokuroria e Sarandës. Prokuroria e Sarandës tha dje se urdhër-arrestet për kryetarin e komunës dhe vartësin e tij janë miratuar edhe nga gjykata e rrethit. Ekzekutimi i tyre është bërë në orët e pasdites. Së bashku me Besnik Abedinin dhe Fatos Malajn, prokuroria ka hetuar edhe shefin e Inspektoratit Vendor, Alban Budo, për të cilin gjykata ka vendosur dje pezullimin nga detyra. Akuza që rëndon mbi kryekomunarin Abedini dhe shefin e Urbanistikës së komunës së Ksamilit është ajo e shpërdorimit të detyrës, lidhur me 15 leje ndërtimi të dhëna në mënyrë të paligjshme. Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur fillimisht mbi një hotel 5-katësh, të ndërtuar në zonën turistike me leje të komunës së Ksamilit, edhe pse ishte në kundërshtim me studimin urbanistik. Prokuroria ka marrë në pyetje personin që ka kryer ndërtimin e hotelit, i cili rezultoi me biznes që prej vitit 2005. “Për këtë ndërtim, ky shtetas ka shpjeguar se është pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi më 7 dhjetor 2013, të miratuar nga Komuna Ksamil”, – thotë prokuroria. Më tej, ai ka pohuar se procesi i ndërtimit është verifikuar gjatë fazave të tij nga Inspektorati Vendor dhe punonjësit e zyrës së Urbanistikës. Prokuroria pretendon se leja e ndërtimit është dhënë për tri kate mbi tokë dhe një nën tokë, çka është në kundërshtim me gjendjen e objektit me 5 kate. Por investitori kishte aplikuar për legalizimin e katit shtesë në vitin 2013 pranë zyrës së ALUIZNI-t në Sarandë. Organi i akuzës shpjegon më tej se kryetari i komunës ka shkelur detyrën në këtë rast, pasi leja e ndërtimit nuk është dhënë në përputhje me planin urbanistik e më pas ka shkelur edhe kriteret, duke mos u diktuar nga inspektoratet në varësi të kryekomunarit. Por ndërtimi i këtij hoteli nuk është rasti i vetëm i abuzimit me lejet e ndërtimit, për të cilat u arrestua Besnik Abedini. Prokuroria thekson se 14 objekte të tjera janë lejuar të ndërtohen në kundërshtim me kërkesat ligjore të ligjit për “Planifikimin e Territorit”. Bëhet fjalë për bar-kafe, depo hoteli, shtesa kati e garazhe, por edhe për kampingje që në këtë zonë turistike janë mjaft të frekuentuara në periudhën e verës. “Duke analizuar këtë rast, rezulton se INUV-I i Komunës Ksamil nuk ka ushtruar kompetencat ligjore të përcaktuara qartazi në ligj, duke konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në lidhje me veprën penale të kryer, mbështetur mbi provat e analizuara më sipër, jemi të mendimit që të kërkojmë pranë gjykatës: caktimin e masave të sigurimit personal “arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.penale për shtetasit Besnik Abedini  dhe Fatos Malaj”, – thotë Prokuroria e Sarandës. Sa i takon kryeinspektorit Budo, vetë prokuroria ka kërkuar në gjykatë masën e “pezullimit nga detyra” përgjatë kohës së hetimeve.

Lejet e paligjshme të ndërtimit

Hotel në zonën e Ksamilit, në kundërshtim me planin urbanistik

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit për bar-kafe të shtetasit DH.C.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit Depo në funksion të hotelit të shtetasit Z.J.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit (mirëmbajtje), objekt i brendshëm të shtetasit N.TH.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit (shtesë kati), të shtetasit R.A.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtim garazhi në emër të shtetases N.S.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit godinë me konstrukte të lehtësuara një kat në emër të shtetases D.P.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtim Bar restorant me investitor XH.SH.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit shtesë kati në objekt ekzistues me investitor K.B

Praktika për dhënien e lejes së ndërtim piceri me konstrukte të lehtësuar me investitor A.O

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit mirëmbajtje (rikonstruksion) me investitor Firmën “B….”.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit Kamping veror me investitor D.M.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtimit bar restorant veror të përkohshëm  me investitor A.XH.

Praktika për dhënien e lejes së ndërtim mirëmbajtje (rikonstruksion) çatie me investitor V.M

Ky zë u postua te Albanian Authorities dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s