10 arrestime për mashtrim me pronat në Ishëm e Lalz, Policia e Durrësit jep hollësi

E zgjedhur

Për operacionin policor me 10 arrestime në Ishëm dhe Lalz të personave që kanë përfituar me mashtrim dhjetra ha tokë bregdetare, janë deklaruar para medias Drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe dhe Hekuran Bregu, Shef Sektori i Krimit Ekonomik.

Ata deklaruan se veç të arrestuarve, ka persona të tjerë të implikuar dhe se për shkak të sekretit hetimor, në këto momente nuk mund të jepen detaje më shumë.

Deklarata e plotë:

Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

1. Sulejman Ibrahimi (ish­ Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 ­25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ishKomunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

3. Enver Shima, (me detyrë ish­ përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish­ Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish­ punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish­ Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 ­25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Shoqata ndjek nga afër demarshet e Gjykatës Kushtetuese pranë Komisionit të Venecias

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” i është drejtuar kohët e fundit Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese si dhe Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve pranë Këshillit të Europës, në lidhje me kërkesën për opinion (Amicus Curiae) drejtuar Komisionit të Venecjas nga Gjykata shqiptare.

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese bëhet në kuadrin e shqyrtimit të “Kërkesës për pezullimin e zbatimit të Ligjit Nr.133/2015” drejtuar kësaj Gjykate ndër të tjera dhe nga Shoqata. Shoqata kërkon shfuqizimin e këtij ligji si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Kjo korrespondencë, të cilën e gjeni të publikuar këtu poshtë (shif links) i bën një analize të plotë juridike problemit të pronave dhe keqësimit të këtij problemi përmes ligjit të fundit dhe konkludon, se në stadin aktual regjimi pronësor në vendin tonë është aq i deformuar, sa qytetarët kanë humbur jo vetëm konceptin ligjor, por edhe atë logjik të asaj çfarë konsiderohet “e drejtë” në këtë regjim. Dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese të adoptojë një baze interpretative autoritare të legjislacionit, që do përcaktonte, me preçizion dhe në mënyrë të parashikueshme kufijtë kushtetues të marzhit të vlerësimit të ligjvënësit gjatë miratimit të akteve ligjore që kufizojnë të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me forcë.

Dokumente:

 

 

 

 

Letër nga “Pronësi me Drejtesi”, dega SHBA

Drejtuar Artan Lames, drejtor ALUIZNI dhe Edi Ramës, Kryeminister

Kushtetuta në fuqi thotë se prona është e blerë, e dhuruar dhe e trashëguar. Asnjë nen i Kushtetutës nuk thotë se prona fitohet me konfiskim, me pushtim dhe me grabitje të pronës së ligjëshme të një pronari legjitim

Në gazetat e datës 16 dhe 17 Gusht 2016 jepet njoftimi nga Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, “se po vazhdon normalisht procesin e legalizime të ndërtimeve pa leje”, “se gjatë vitit të kaluar janë bërë 40.000 legalizime”, “se kaosi ka ardhur nga sistemi i ndryshëm hartografik”, “se për të favorizuar emigrantët janë hapur sportele të veçanta për ti favorizuar ata”, “se gjatë muajit Korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi” me ritëm kolosal, “se deri në Shtator do përfundojnë edhe 4000 legalizime të tjera”…  Vazhdoni leximin

Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë: Bindje profesionale apo mision mashtrues?!

1 gjykataNga Axhem IMERI

Botuar në Dielli, 28 mars 2016

Reagim: Duke degjuar Ministrin e Drejtesise per pronat

Ka disa dite qe qeveria ka intesifikuar propaganden e vet per ligjin e ri te pronave (133/2015) Pothuajse perdite ka shkrime ne shtyp dhe dalje televizive nga qeveritaret ku reklamohen “te mirat” e ligjit te ri te pronave madje, Ministri Manjani e cilesoi nje fatkeqesi te madhe per pronaret neqoftese kete ligj e pezullon Gjykata Kushtetuese

Se sa “i mire” eshte ky ligj per pronaret, e dine mire edhe ata qe e reklamojne, panvaresisht se i sherbejne karrikes se tyre

Realiteti eshte se : Vazhdoni leximin

Strasburgu detyron Ramën të kthejë pronat e pronarëve

Rilindja Demokratike, 23 mars 2016

Në mbledhjen e fundit qeveria bëri me dije se nga sot do të nisë kthimi fizik i pronave aty ku ajo është e lirë, si dhe do të zbatojë kompensimin e pronarëve me një fond prej 24 milionë dollarësh.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se janë në dispozicion dhe 23 mijë ha tokë bujqësore me të cilat do të bëhet kompensim fizik për ata që e kanë të zënë tokën. “Ky është ligji i pronave dhe vendimi i qeverisë, është oferta më serioze që ka deri më sot shteti shqiptar për shtresën e pronarëve që pa të drejtë quhen ish-pronarë”. Vazhdoni leximin

Gjykata Kushtetuese: Poseduesi i tokës për 20 vjet bëhet pronar

Vlerësim i Shoqatës “Pronësi me drejtësi”

Gjykata Kushtetuese del me nje vendim dhe interpretim djallëzor e spekullativ. Ky vendim do te sherbeje si leve  per te justifikuar shkaterrimin e pronareve te ligjshem.  

Pak vite me pare Gjykata Kushtetuese, nën trysninë politike, pranoi ligjin 7501 si ligj ne perputhje me Kushtetuten. Ligji 7501 dhe ai vendim absurd i Gjykatës Kushtetuese, deri sot ka shkaktuar mbi 8500 viktima dhe po prodhon çdo dite korrupsion, krim të organizuar, popull hajdut dhe politikane kleptokrate. Reforma ne Drejtesi qe pretendojne nderkombetaret eshte si “demokracia e vertete”, qe populli kishte ne kohen e regjimit komunist te Enver Hoxhes.

Nese Diktatura i shpronesoi shqiptaret dhe pronat private i vuri ne sherbim te shoqerise, keto ligje qe jane miratuar pas vitit 1991 per pronat jane shkaterrim gradual por i plote i demokracise dhe i Shqiperise. E vetmja mundesi per te shpetuar Shqiperine nga shkaterrimi postkomunist mbetet Gjykata e Strasburgut. Pronaret qe mbahen peng prej 25 vjet qe AKKP tu ktheje pronat , nuk duhet te ushqejne iluzione por duhet ti drejtohen Gjykates se Strasburgut .  

Botuar në Gazetën Shekulli, 1 mars 2016

Temat Kryesore

  • Gjykata Kushtetuese lë në fuqi nenin 169 të Kodit Civil dhe rrëzon pretendimet e Gjykatës së Vlorës për antikushtetueshmërinë e këtij neni, edhe pse nuk parashikon të drejtën për kompensim të ish-pronarit

Nga Suela Topi

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi nenin 169 të Kodit Civil, sipas të cilit, nëse një person zotëron një tokë për 20 vite atëherë ai konsiderohet pronar i ligjshëm i saj. Vendimi i Kushtetueses u mor pas kërkesës së Gjykatës së Vlorës e cila argumenton se ky nen është antikushtetues në pjesën që nuk parashikon të drejtën për kompensim të ish-pronarit. Vazhdoni leximin

Skandali i ligjit të ri të pronave

Botuar në gazetën Dielli, 3 shkurt 2016, nga Andrea Stefani

Skandali i ligjit të ri të pronave

Respektimi i pronës private është guri i themelit të një shteti ligjor dhe i politikave të tij publike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve. Por ligji i fundit i qeverisë, për kthimin dhe kompensimin e pronarëve të grabitur nga diktatura komuniste, është një tjetër provë se në qeveritë shqiptare vazhdon të dominojë koncepti komunist se e drejta e pronës private mund të sakrifikohet për interesa të ashtuquajtura publike. Të ashtuquajtura “interesa”, sepse nuk mund të ketë as një interes dhe as një të mirë publike, të themeluar mbi shkeljen e të drejtës së pronës qoftë edhe të një individi të vetëm.

Mjerisht, ligji në fjalë i qeverisë “Rama” ndërtohet pikërisht mbi një shkelje të tillë me justifikimin se kështu e kërkon “e mira publike”! Por a nuk u bë edhe shpronësimi i pronarëve nga diktatura komuniste nën sloganin e “të mirës publike” pra, të të bërit “mirë” duke ja marrë të pasurve për t’ia dhënë të varfërve? Cili është ndryshimi kur pronën e grabitur nga komunizmi premton ta kthesh a kompensosh vetëm pjesërisht, me çmime qesharake që as i aviten atyre të tregut të sotëm apo duke bërë akrobacira qesharake që e katandisin të drejtën e pronarëve në “kokoshi një thelë”, me justifikimin se kështu e do “e mira publike” ngaqë shteti nuk ka para?! Prandaj a nuk kemi të drejtë që për çështjen e kthimit të pronave të frikësohemi se po përballemi me një “Rilindje” proletare? Vazhdoni leximin

Robotët “folën” pas mesnate

Nga Axhem Ymeri
1 Kuvend
Në fakt nuk folën fare me gojë por me kartona. Ata ngritën duart lart.Në to mbanin kartonin jeshil.Ishte ora 01:18 minuta e datës 06 Nëntor 2015.Një femër e veshur me të bardha,me pamjen e një “ëngjëlli” të plagosur; njoftoi se tani do votohej për ligjin e ri të pronave(Valentina Leskaj).
Robotët dukeshin tëlodhur, mezi qëndroninnë karriket e tyre,disa anash,disa shtrembër e vetëm pak ballas.Gjysëm ore më parë dikush mori guximin dhe kërkoi mbylljen e diskutimeve për buxhetin e vitit 2014, me pretendimin se problemet dolën plotësisht , por ky propozim nuk u pranua. Nuk u pranua sepse truri i robotëve kishte akoma pak vetëdije.ata duhej të votonin vetëmkur të dallonin kartonin jeshil nga objektet e tjera dhe të mos kuptonin asgjë tjetër.
Ata nuk duhej ta kuptonin se çfarë po votonin.Sipas padronëve të politikës, deputeti duhet të jetë vetëm ushtar, pa të drejtë të mendojë, thjesht robot. Për këtë janë komanduar në listën e partisë.
Ne, vërtet duam të shkojmë në kapitalizëm, por rrugën për atje e gjejmë vetë, nuk ka nevojë të jetë ajo që kanë ndjekur të tjerët.Duke studjuar si krijohet mbivlera në kapitalizëm,më kujtohet se kapitalistët kishin gjetur një mënyrë që ndihmonte rritjen e fitimit (punës së papaguar). Në orën e pestë të punës, kur lodhja sjell uljen e rendimentit të punës tek punëtorët, ata ndalonin punën në fabrikë dhe punëtorët kalonin në mencë. U jepnin falas një bërxollë dhe një pije stimuluese për të shtuar fuqinë, me qëllim që edhe orët e tjera të punës tëvazhdonin me ritmin e mëparshëm.
Kostoja e ushqimit falas mbulohej dyfish nga rritja e rendimentit të punës.Nëkëtë mënyrë,kapitalisti i mbante punëtorët e vet të freskët për punë.
Por, “kapitalizmi” ynë komunist nuk e do trurin e freskët. Truri i freskët mendon dhe pastaj lindin pyetje e më vonë telashe.Padronët e partive, punët e “mira” i bëjnë kur truri mpihet, kur deputeti kthehet plotësisht në robot,kur ngre vetëm kartonin jeshil dhe asgjë tjetër.Edhe sonte kështu duhej të ndodhte.
Padroni i shikonte nga llozha e vet,duke mbllaçitur nëpër gojë mbeturinat e fundit të ushqimit që kishte gëlltitur shpejt e shpejt, pasi kishte shpëtuar nga ankthi i pyetjeve me “spec” të katër gazetarëve në studion e Sokol Ballës.
Dukej pozant e triumfator, i sigurt se kishte zbritur nga lart, jo produkt i njëmilion votave të dhuruara nga ata që nuk dallonin shumë nga robotët e sallës.
Padroni gjykoi se erdhi çasti kur robotët donin vetëm të votonin e jo të mendonin.Të votonin e të iknin. Pagjumësia ishte gati t’i rrëzonte poshtë karrikeve.Padroni dha sinjalin. Ora 01:18, “ëngjëlli” me të bardha foli: – “Votoni për fatin e pronarëve”
Votimi elektronik u bllokua për faj të teknikës.U ngritën kartonat jeshilë.Ora 01:20 gjithçka mbaroi.Vetëm dy minuta dhe ligji u votua. Robotët u lehtësuan dhe me shpejtësi braktisën sallën, nga frika e ndonjë urdhëri tëri. Por padroni, i kënaqur, i la të lirë.
Robotët votuan por deputetët nuk i pamë e nuk i dëgjuam ku ishin. Deputetët nuk idëgjuam në Kuvend, por as në komisionin parlamentar të ligjeve. Padroni urdhëroi qëky draft të kalonte me proçedurë të përshpejtuar, pa kaluar fare në komisionin e ligjeve. Nuk u dëgjua as zëri i grupeve tëinteresit nga qeveria. Nuk u tërhoq as mendimi i institucionit të avokatit të popullit.
Vallë kështu mbrohen të drejtat e njeriut? Kështu e mbjell drejtësinë e vet partia socialiste? Kështu është “Rilindja” e Edi Ramës? Po Europa ku duam të integrohemi, a e shikon këtë lloj “drejtësie”? Një komision për çështjet ligjore, nga Kuvendi dje miratoi projekt ligjin “për ratifikimin e protokollit nr.15 të Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave tënjeriut dhe të lirive themelore”.Çfarë konçidence! Tjetërfytyrë para Europës dhe tjetër para popullit të vet. Kyështë kryeministri ynë dhe kjo është “rilindja” tij!
Por, vallë a do ta kuptojnë ndonjëherë këta robotë se çfarë votuan? Historia përsëritet vazhdimisht për ne shqiptarët. Kjo ndodh se ne nuk dimë të nxjerrim mësime prej saj.
…..Pak histori Vazhdoni leximin

C’kërkuan pronarët në takimin me Presidentin Nishani

Botuar në Gazetën Dielli, 28 Tetor 2015

1 ok Pronaret presidenti
Nga Merko Bozhanaj

Me datën 23 Tetor 2015 së bashku me Kryesine e Shoqates Krahina Jonë dhe përfaqësues të shoqatave të tjera të pronarëve, unë Merko Bozhanaj, morra pjesë në takimin që u organizuar nga Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani , për problemin e pazgjidhur të pronave tona të trashëguara. Presidenti shprehu preokupimin e tij të thellë për rëndësinë që ka zgjidhja e anarkisë së pronës duke u mbeshtetur në parimet dhe detyrimet kushtetuese si dhe në kërkesat e vendimit pilot të GJEDNJ. Zgjidhjen me përparësi të problematikës së këtij takimi vetë Presidenti e vlerësoi me rëndësi kombëtare. Eshtë fakt se vlerat morale të shoqërisë shqiptare në këto 25 vjet janë dëmtuar shumë dhe perspektiva e Shqipërisë në BE është e penguar pa u zgjidhur problemi i pronës private. Këtë e ndjejnë të gjitha familjet që vuajnë nga papërgjegjshmëria e Ramiz Alisë dhe e dy kryetarëve të PD dhe PS ne 1991 Sali Berisha dhe Fatos Nano, të zgjedhur prej tij, që imponuan vjedhjen me ligj të pronës së njeritjetrit dhe këtë platformë e servirën këtë si demokraci. Eshtë e pajustifikushme që kjo rrugë djallëzore vazhdon edhe sot. Të gjithë jemi koshientë se politikanët dhe partitë politike po tallen me pronarët, duke e nëpërkëmbur të drejtën e tyre. Mendova, që para Presidentit të Republikës, te shpreh mendimin e gjithë bashkëfshatarëve të mij që presin nga Shteti demokratik t’u kthejë fizikisht çdo trungu familjar pronat e tyre të trashëguara, një e drejtë, që Shteti po vazhdon të na i mohojë me demagogjinë e kompensimeve dhe me legalizimin e pushtimeve. Politikanët kujtohen për pronarët kur afrojnë fushata e zgjedhjeve parlamentare, prandaj ndër të tjera unë dhe pronarë të tjerë, që shteti pseudodemokratik na mohon pronën tonë, i parashtuam Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht garant për zbatimin e Kushtetutës se:

Vazhdoni leximin

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” i shpreh pozicionin e saj Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës do shqyrtojë ekzekutimin nga ana e autoriteteve shqiptare të vendimit pilot “Manushaqe Puto” dhe grupit të rasteve “Driza” gjatë mbledhjes së ardhshme, 8-10 Dhjetor 2015.

Qeveria shqiptare ka paraqitur një projekt-ligj ” PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE” si tentativë përgjigje për kërkesat e formuluara nga gjykata në rastet e përmendura.

Ky projekt-ligj nuk zgjidh problemin madhor që është kthimi i fizik i pronës. Përkundrazi, kthimi i pronës anashkalohet dhe nuk trajtohet. Nga ana tjetër minimizohet edhe më tej vlera e pronave dhe mbyllet mundësia për t’u ankuar në Gjykatën e Starasburgut.

Shoqatat e të shpronësuarve u shprehën kundër projekt-ligjit që në momentin e paraqitjes së tij. Tani, shoqata “Pronësi me Drejtësi” i paraqet Komitetit të Ministrave, përmes një letre të sapo dërguar në Strasburg, argumentet juridike në kundërshtim të projekt-ligjit.

Shoqatat Bregdeti, Krahina Jonë, Dukati, Pronarët Legjitimë, Pronarët e Myzeqesë dhe Borshi i bashkangjiten këtij pozicioni dhe mbështesin kërkesat e përmendura në letër.

Në thelb, qëndrimi i shoqatave është si vijon:

  • Vetëm respektimi i neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe i shtetit ligjor i hap rrugën krijimit të një mekanizmi efikas siç e kërkon vendimi pilot (pika I e letrës);
  • Ne kundërshtojmë pretendimin e Qeverisë se projektligji krijon një mekanizëm efikas për zgjidhjen e problemit të pronës dhe japim argumentet tona (pika II e letrës);
  • Ne propozojmë një rrugëzgjidhje të qëndrueshme dhe ftojmë Komitetin e Ministrave t’i kërkojë Qeverisë dhe Parlamentit shqiptar të tregojnë vullnet politik për të respektuar nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe për të zgjidhur përfundimisht kthim kompensimin e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist (pika III e letrës).

Letra në anglisht gjindet këtu.

Shoqatat shprehin besim se Komiteti i Ministrave do të insistojë që Qeveria shqiptare t’i aplikojë vendimet parimore të Gjykatës Evropjane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) që kanë për qëllim të zgjidhin problemin struktural të abuzimeve me të drejtën e pronësisë.

Shoqatat shprehen të gatshme të kontribojnë për gjetjen e një zgjidhje të mirëfilltë përmes ekspertave dhe komuniteteve lokale.