Certifikatat e pronësisë për përfituesit e 7501-it, “ndezin” pronarët e vërtetë

Botuar në Gazeta Telegraf më 28/12/2013 në Kryesore,Sociale
URL e artikullit http://gazetatelegraf.com/certifikatat-e-pronesise-per-perfituesit-e-7501-it-ndezin-pronaret-e-vertete/

Letër e hapur
Dukatasit i kërkojnë Kryeministrit: Amendo ligjin 7501

Dukatasit kërkojnë amendimin e ligjit 7501 dhe kthimin e tokës të zotit. Në një letër, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, nga degët e Shoqatës “Dukati” në  Tiranë, Vlorë, Durrës e Fier me përfaqësues Nevzat Bozhani, Vitri  Zyka, Merko Bozhani dhe Sulo Brahimi, bëhet i ditur shqetësimi i 800 familjeve dukatase për tokat e tyre të mohuara, për shkak të “Ligjit antikushtetues 7501”. “Zoti Kryeministër, jemi përfaqësues të rreth 800 familjeve dukatase, që për shkak të Ligjit antikushtetues 7501, u janë  mohuar e marrë tokat e trashëguara nga të parët e tyre. Për këtë padrejtësi antinjerëzore ju kemi dërguar një  letër, qysh  më  datën 13 shtator 2013, nëpërmjet të cilës kërkojmë zgjidhjen e problemit, d.m.th amendimin e ligjit 7501 dhe kthimin e tokës të zotit, por që  ende nuk kemi marrë përgjigjen Tuaj” thuhet në letër. Dukatasit vazhdojnë më tej duke thënë se “Kjo që  kërkojmë neve, së pari, është  detyrim kushtetues për qeverinë  ( neni 181 i Kushtetutës), por njëherësh është edhe detyrim njerëzor, logjik e zakonor, sepse nuk ka perëndi e as qeveri që mund t’i marrë një  qytetari pronën”.

“Zoti Kryeministër, kjo është  një  padrejtësi  historike, një dhunim, një poshtërim që  nuk i është bërë shqiptarëve që nga fillimi i fillimit. Këtë e bënë një grumbull deputetësh komunistë e të babëzitur, që deshën të rrëmbenin për vete dhe për familjet e të afërmit e tyre tokat e të tjerëve. Fatkeqësisht, disa nga këta deputetë, megjithëse me konflikt interesi, i keni akoma në  Kuvendin e Shqipërisë, të cilët, doemos, që lobojnë fort, që  prona të  mos i kthehet pronarit”, shprehen dukatasit.

“Faktikisht, ne jemi të ndërgjegjshëm se Ju personalisht nuk keni qenë pjesë e kësaj marrëzie, por njëherësh, duke besuar tek sinjalet që na dhatë gjatë fushatës elektorale, por edhe tek konceptet Tuaja për të drejtën e pronës, shpresuam se Ju do ta zgjidhnit këtë  ngërç të  sajuar e të  panevojshëm. Prandaj, edhe fitorja e juaj në zgjedhjet e 23 Qershorit ishte edhe basti jonë. Ne u ndiem  shumë  të  keqardhur, kur ju dëgjuam të  flisnit në  seancën plenare të Kuvendit për miratimin e buxhetit, ku Ju ndër të  tjera thatë se do t’i pajisnit me certifikatë pronësie përfituesit e tokës nga Ligji 7501. Ky ligj, deri më sot, e ka përçarë fshatin, ka armiqësuar fise e familje, si nuk ka ndodhur asnjëherë në histori dhe urrejtja ka arritur në ekstrem”, u kujtojnë dukatasit votën z. Rama.

Dukatasit i luten Kryeministrit që kanë votuar “që këtë  çështje të mos e shikoni si përgjegjësi e të tjerëve, pra të paraardhësve Tuaj, dhe të bëni një zgjidhje formale sa për ta hequr qafe. Dhënia e certifikatave mund të  duket e thjeshtë, por ne po Ju themi paraprakisht, se ky akt do të jetë sinjali që do të iniciojë e nxisë përballjen tonë të ashpër, me të gjitha mjetet, me shtetin, por edhe me përfituesit (zaptuesit) e tokës, sepse nuk ka Zot të na e marrë tokën, që gjyshërit dhe prindërit tanë e kanë bërë me djersën e tyre, duke shqepur e shqyer shkurret e gurët, për të përfituar një metër tokë, apo duke e blerë  atë me flori. Në  këtë rast, Qeveria do të bëjë vetëm rolin e ndërzyesit, pra do t’i bjerë  bilbilit që të  fillojë përballja, për të  mos mbaruar kurrë, deri në  marrjen e padiskutueshme të pronave tona. Zoti kryeministër,  ju lutemi edhe një  herë që ta rishikoni vendimin Tuaj, para se të ndërmerrni aktin katastrofik antikushtetues, antizakonor e antinjerëzor, për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë, me të cilin do të  ligjëroni forcërisht, pra do të emëroni pronarë ata që faktikisht nuk janë të tillë, sepse këto toka nuk i kanë blerë e as trashëguar, siç e përcakton Kushtetuta e Republikës”, thuhet në letër.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip dhe u etiketua si , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Certifikatat e pronësisë për përfituesit e 7501-it, “ndezin” pronarët e vërtetë

  1. Nismes se Dukatasve per amendimin e ligjit neo-komuniste / 7501 /,,duhet ti bashkohen te gjitha krahinat e Qyteteve te tjera duke e bashkeshoqeruar edhe me protesta,ndersa kryesia e shoqates jo vetem duhet ti kryesoj por dhe te pregatitet per denoncimin e ligjit ne Gjykaten e Strasburgut ?

  2. Eshte nje kerkese normale njerezore. Eshte kerkesa e Dukatasve qe ligjet, por me shume njerezit i kane lene pa vend varri, pa atdhe dmth jane kurdet e Dukatit, sepse bashkefshataret e tyre u kane marre pronat duke u justifikuar me nje ligj (7501) qe nuk eshte zbatuar ne 75 % te shqiperise. Prandaj keta Dukatas protestojne dhe apelojne qe Shteti te abrogoje kete ligj absurd qe bie ndesh me kushtetuten dhe konventat nderkombetare te te drejtave te njeriut , por njehereshte i bejne apel edhe bashkefshatareve qe kane pranuar te marrin tokat e tyre qe te heqin dore vullnetarisht nga prona e tjeterit pra te bejne detyren si bashkefshatare, te cilet domosdoshmerisht kane detyrimin qe te ruajne e forcojne bashkejetesen paqesore ndermjet tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s