Jepni pronat e fituara me gjyq familjes së Lasgush Poradecit!

Gazeta Telegraf më 25/01/2015

lasgushLetër publike Edi Ramës

Para disa ditësh gazeta ”Telegraf” ka botuar një intervistë me bijën e poetit të madh Lasgush Poradeci, znj. Marie Poradeci, për mos zbatimin e vendimit për dhënien e pronës së familjes së tyre në Pogradec, pas një sorollatje 20 vjeçare dhe të fituar me vendim gjykate. Pas kësaj interviste në redaksinë e gazetës kanë ardhur shumë letra që kërkojnë zbatimin e këtij vendimi, aq më tepër kur bëhet fjalë për pronat e poetit kombëtar. Një ndër këto letra është dhe kjo e ardhur nga Kryesia e Shoqatës ”Krahina Jonë” (Dukat Tragjas Radhimë) e cila kërkon ekzekutimin e vendimit konform Kodit të Procedurës Penale, dhe të merren masat përkatëse për të gjithë ata që kanë penguar ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

LETER PUBLIKE DREJTUAR KRYEMINISTRIT ZOTIT EDI RAMA

23.01.2015

I nderuar zoti Kryeministër !

Ndjejmë detyrim qytetar të reagojmë ndaj shkrimit të botuar në gazetën ”Telegraf” datë 20 .01.2015 sipas të cilës, Ministria e Drejtësisë për disa vjet ka mbajtur qëndrim negativ për të zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatës, një vendim që i ka kthyer pronën familjes se poetit të mirënjohur Lasgush Poradeci. Kur një vendim gjykate i formës së prerë nuk ekzekutohet, drejtësia nuk funksionon, shteti ligjor nuk ekziston. Me siguri janë interesat e ndonjë deputeti apo pushtetari që pengojnë ekzekutimin. Kërkojmë prej jush si Kryeministër i vendit, që të ndërhyni për të analizuar rastin dhe konform Kodit të Procedurës Penale, të merren masat përkatëse për të gjithë ata që kanë penguar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kështu ankesat e kësaj natyre të futen në rrugën e zgjidhjes, ashtu siç kërkon dhe Strasburgu. Në Ministrinë e Drejtësisë nuk mund të punojnë njerëz që pengojnë me vite ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë, se ato vendime nuk diskutohen por ekzekutohen. Ky veprim nga ana juaj, do të jetë një paralajmërim për çdo nëpunës që pengon ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës.

Me besim në veprimet tuaja efektive.

Me respekt.

Për Kryesinë e Shoqatës

”Krahina Jonë” (Dukat Tragjas Radhimë)

Kryetari

Av. Axhem Ymeri


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Vendim i Qeverisë: Pronat, ndryshon skema e kompensimit

Pronësi me Drejtësi dhe Bregdeti e vlerësojnë vendimin e fundit të Qeverisë për të ndryshuar skemën e kompensimit të pronarëve duke u kthyer tek formula e para vitit 2011 si antikushtetues dhe tallje me pronaret dhe me Kushtetuen.

Me këtë ligj Qeveria Edi Rama po vazhdon atë rrugë antikushtetuese që Sali Berisha e pranoi publikisht si të gabuar. Me këtë linjë antikushtetuese Qeveria Edi Rama e pengon ne menyrë të padiskutushme anëtaresimin në BE.

Artikulli mbi vendimin e fundit të Qeverisë  është botuar në Gazetën Panorama, më 27 dhjetor 2014 (shif artikullin e Panoramës).

 

Pa kthyer pronën tek i zoti, lufta kundër korrupsionit është vetëm slogan politik

Nga Loro Stajka

Botuar në Gazetën Telegraf 23/11/2014

pronatKujtesë, drejtuar Kryeministrit z. Rama, deputetëve, gazetarëve, analistëve të politikës dhe shqiptarëve patriotë: Kontribuoni për vendosjen e shtetit ligjor dhe të drejtësisë në Shqipëri

Shqetësimi im për këtë kërkesë publike fokusohet tek politikat negative ndaj pronarëve që ka realizuar PD/PS, pas vitit 1991 e deri sot. Kjo politikë që shkatërron themelet e demokracisë dhe të ardhmen e popullit shqiptar, po vazhdon prej 23 vjetësh për shkak të mungesës së vullnetit politik për kthimin e pronës tek i zoti, duke zbatuar Kushtetutën e vendit. Kur popullit i mohohet prona e trashëguar, ai zhytet në mizerje, në konflikte dhe kjo është skllavëri e maskuar. Burimi i të keqes është anarkia e pronës dhe sistemi në Shqipëri nuk është demokratik, por pseudodemokratik…

Vazhdoni leximin

Për kthimin fizik të pronave konform detyrimeve të Kushtetutës së Republikës

Përmendje

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATAVE TE PRONARËVE

Tiranë, 30 maj 2014

Duke marrë shkas nga anarkia në të cilën ndodhet aktualisht problemi i pronave në Shqipëri, Shoqata Bregdeti, Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier), u mblodhën së bashkupër të diskutuar lidhur me situatën anarkike e kleptokratike me pronat, si rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës së Republikës, për kthimin e pronës pronarëve trashëgimtarë.

Në kuvënd u shpreh shqetësimi se Qeveria, nuk po zbaton nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës, të cilët sanksionojnë të drejtën e njohjes dhe kthimit fizik të pronës së trashëguar, por në mënyrë arbitrare vazhdon të zbatojë standarde të shumëfishta, duke e futur popullin në konflikt të përjetshëm me njëri tjetërin.

Argumenti i Qeverisë RAMA se: “ atyre që kanë gati çerek shekulli që po e punojnë tokën (dmth pronarëve të rinj ), do tua japim pronë në bazë të 7501-shit” përveç se është antikushtetues është edhe i padrejtë. Po ne pronarët që këtë tokë e kemi trashëguar e punuar në shekuj, si dhe kemi çerek shekulli që po e kërkojmë – a nuk paskemi shumëfish të drejtë ? Vazhdoni leximin

Pronat, Rama: Ja zgjidhja që i japim Strasburgut

Artikull botuar në gazetën MAPO, më 9 maj 2014, nga Nevila Perndoj

TIRANË – Parlamenti votoi dje vetëm me votat e mazhorancës shtyrjen e funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe ramaKompensimit të Pronave edhe për një vit, gjatë të cilit do të bëhet inventari i dosjeve të pronave. Para se të miratohej ky afat, kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se ajo çka u trashëgua nga qeverisja e djeshme linte shumë për të dëshiruar. Vazhdoni leximin

Pronarët, letër sekretarit amerikan John Kerry

Botuar nga Gazeta Telegraf më 03/04/2014 , nga Anesti Çakalli

Himarjotët i dërgojnë letër sekretarit të shtetit amerikan, John F. Kerry dhe Ambasadorit amerikan në Shqipëri, z. Alexandër A. Arvizu

Që prej vitit 1956, me heqjen e pronësisë mbi tokën nga sistemi komunist i kooperativave bujqësore, populli i Himarës nuk gëzon tituj pronësie për tokën bujqësore, truallin, shtëpinë, bizneset dhe as për pronat komunale si kullota, pyje e plazhe. Megjithëse ligji 7501 nuk mund të implementohej në krahinën e Himarës për shkak të specifikave të pronësisë mbi token, u bë ndarja e tokës bujqësore edhe në krahinën e Himarës duke mohuar të drejtën e trashëgimisë së pronës. Por që prej vitit 2007, është ndaluar çdo regjistrim i pronave në krahinën e Himarës me një urdhër të brendshëm të qeverisë i cili ndalon regjistrimin e pronave në favor të popullit himarjot edhe nëse ka një vendim gjykate që e detyron regjistrimin.

Vazhdoni leximin

Politikanët mashtrojnë Strasburgun për pronat

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më 21/03/2014

Qeveria, mungesë transparence rreth bisedimeve të Strasburgut me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave

Problemi i pronës është bërë dhe dje objekt i diskutimeve në Parlament, shoqëruar me replika të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Përveçse akuzave të ndërsjella, si gjithmonë fajtori mbetet jetim, asgjë të re nuk solli ky konfrontim. Kryeministri Rama nuk tha asgjë se për çfarë është folur, apo vendosur në Strasburg kur delegacioni me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave shkoi në fillim-mars në Strasburg për të diskutuar për çështjen e pronave. Vazhdoni leximin

Opozita dhe pozita duhet të punojnë për zgjidhjen e çështjes së pronës

Nga Loro Stajka

Botuar në Gazetën Telegraf më 25/02/2014

I nderuar kryetar i opozitës,
Nga komunikimet që kam me bashkëpatriotët e mi, dhe nëpërmjet gazetave në internet, kuptoj se në Shqipëri qytetarët nuk kanë asnjë mundësi t’i kërkojnë llogari politikanëve për shkelje ligjore dhe për qëndrime krejt arbitrare.

Mungesa e opozitës është në dëm të interesave të popullit dhe kam bindjen se pronarët, që jetojnë në Shqipëri, me të cilët komunikoj vazhdimisht, ndihen të pasigurt t’i thonë troç këto të vërteta, që me 15 shkurt ua shkruajta në gazetë si letër publike, por as ju dhe as kryeministri nuk dhatë përgjigje, ndërkohë që, ky problem pret zgjidhje. Vazhdoni leximin

Pronari: Tokën në rërë ma dha Dako kompensim

Botuar në gazetën Rilindja Demokratike, nga Enton Doçi, 23 Shkurt 2014

Besi Shehi, pronari i tokës ku po ndërtohet pallati në rërë ka reaguar përmes një reagimi në Facebook. Ai shprehet se, toka ku Dako ka dhënë lejen për ndërtimin e një pallati shtatë katësh është dhënë si kompensim për një tjetër pronë që pronari në fjalë ka pasur në qendër të Durrësit. “Ajo tokë më është dhënë kompensim për tokën që ishte e imja në qendër të Durrësit dhe është brenda vijës së caktuar nga Bashkia për të ndërtuar. Është godina më e vogël që ekziston në plazh. Çdo gjë është bërë me leje dhe brenda rregullave”, shprehet Shehi, pronari i kësaj toke.
Gazeta nuk ka asgjë me pronarin e tokës. Ai është një pronar që pret të pronësohet si mijëra e mijëra pronarë të tjerë. Por, mekanizmi si ka funksionuar ky kompensim është një aferë e pastër korruptive. Vazhdoni leximin

Kthimi i pronës do të përcaktojë futjen e Shqipërisë në rrugën e demokracisë

Letër publike drejtuar kryeministrit z. Edi Rama dhe kryetarit të opozitës  z. Lulzim Basha, nga Loro STAJKA

Botuar në Gazetën Telegraf më 16/02/2014

Zotërinj të nderuar, ju drejtohem me këtë letër publike pasi janë momentet decizive që ju të reflektoni për të mos shkuar në batakun e politikave antishqiptare. Quhem Loro Stajka, mua diktatura e Enver Hoxhës në vitin 1954 me detyroi të arratisem dhe prej vitesh jetoj në Virginia, të SHBA dhe jam shtetas me pasaportë amerikane. Kam qenë dhe mbetem shqiptar, por SHBA është atdheu im i dytë. Lexoj në internet çdo ditë shtypin dhe zhvillimet në Shqipëri. Ndjek me interes shkrimet që publikon siti i shoqatës së pronarëve si dhe artikujt e gazetave të ndryshme për pronën. Më brengos fakti se shteti e quan veten pronar të pronave të grabitura nga diktatura. Ministri i Bujqësisë zoti Edmond Panariti, sapo deklaroi se shpejt do t’i japim tapi fermerëve sipas ligjit 7501. Tokën e kujt do japi me tapi ky ministër apo kjo qeveri! Vazhdoni leximin