Botuar në Gazeta 55, 19 korrik 2015
Kronika e zhvatjes së re të pronave prej brezit të dytë të Bllokut
As reforma e drejtësisë dhe as ajo pronësisë nuk do të mund të mbyllen në shtator, thotë kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Këto dy reformat themelore nuk mund të bëhen shkel e shko, pasi as BE, sipas Edi Palokës nuk kërkon ligje për numër, por ligje që gjejnë zbatim në vend. Sipas tij synimi i Ramës nuk është zgjidhja, por mbyllja e çështjes së pronave. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka deklaroi se qeveria me projektligjin e ri po kërkon ta mbyllë pa zgjidhje çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave. Paloka pohon përgjegjësitë e qeverisë së demokrateve që nuk e çuan deri në fund kthimin dhe kompensimin e pronave. Por ai tha se ndryshe nga qeveria e majtë, demokratët, ndonëse në vështirësi, u përpoqën të gjenin rrugë të drejta ligjore, në mënyrë që të çohej deri në fund e drejta e pronarëve, hequr nga regjimi komunist. Tek e fundit sipas Palokës do të ishte iluzion që pronarët të prisnin diçka nga kjo qeveri Nënkryetari i PD-së thotë se as reforma e pronësisë dhe as ajo e drejtësisë nuk mund të mbyllen brenda shtatorit. Edhe nëse Rama kërkon ta bëjë këtë për hir të Bashkimit Europian ai thekson se BE nuk i do si numër ligjet që miratohen në vendin tonë, por si reforma që gjejnë zbatimin e duhur në terren.