Rezolutë mbi kthim/kompensimin e pronave të shtetëzuara nga regjimi komunist
Në mbledhjen e tij të fundit më 6 qershor 2013, Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës – instanca politike që ndjek ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europjane mbi të drejtat e njeriut (Gjykatës së Strasburgut) – adoptoi një rezolutë mbi Shqipërinë: Interim Resolution CM/ResDH(2013)115 . Rezoluta i referohet moszbatimit të vendimeve të Strasburgut mbi kthimin e pronave të shtetëzuara nga komunizmi dhe shënon fillimin e denoncimit të Shqipërisë për shkelje të Konventës.
Rezoluta shënon një eskaladim të ri pas adoptimit të gjykimit pilot në korrik 2012 (rasti Manushaqe Puto etj. kundër Shqipërisë) dhe fillimin e procedurës që parashikon dënimin e Shtetit që refuzon të aplikojë vendimet e Gjykatës (neni 46 i Konventës).
Këshilli i Ministrave konstaton me preokupim të thellë se megjithë ndihmën dhe propozimet që Këshilli i Ministrave i ka dhënë Qeverisë shqiptare për zgjidhjen e çështjes së kthim/kompensimit e cila po zvarritet për një kohë shumë të gjatë, Shteti shqiptar nuk ka paraqitur deri më sot asnjë plan të qartë dhe efikas për të zgjidhur këtë problem brenda afatit të përcaktuar në vendimin pilot: 17 qershor 2014.
Duke u shprehur në termat më të ashpra të gjuhës diplomatike, Këshilli i Ministrave nënvizon se moszbatimi i vendimeve të marra në vitet ’90 për kthim/kompensim dhe i vendimeve të Strasburgut paraqet një rrezik madhor për shtetin ligjor dhe ve në pikpyetje kredibilitetin e shtetit Shqiptar.
Rezoluta apelon instancat më të larta shtetërore shqiptare t’i kushtojnë rendësinë më të madhe adoptimit të një plan veprimi që mundëson krijimin e një mekanizmi kthim/kompensimi efikas brenda 17 qershorit 2014 – afat ky i caktuar nga Gjykata. Ky mekanizëm duhet të përfshijë masat e identifikuara nga Gjykata dhe Këshilli i Ministrave.
Gjykata e Strasburgut ka konstatuar që në 2007 se moskthimi dhe moskompensimi ose kompensimi i pamjaftueshëm i pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist është një problem sistemik që prek një numër të madh njerëzish në Shqipëri. Shumë raste të ngjashme janë dërguar në Gjykatën e Strasburgut. Një duzinë prej tyre janë gjykuar deri më sot (grupi i rasteve Driza dhe Manushaqe Puto) dhe Shteti shqiptar është dënuar me kthim fizik dhe/ose kompensim financjar prej qindra-mijë eurosh. Duke parë mungesën e vullnetit nga ana e shtetit shqiptar për të zbatuar këto vendime si dhe për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e kthim/kompensimit të pronave, Gjykata evropjane adoptoi në korrik të 2012 një hap të dytë – proceduren e “gjykimit pilot”. Me vendimin Puto etj. kundër Shqipërisë Strasburgu i kërkon shtetit shqiptar të zbatojë urgjentisht një seri masash deri në qershor 2014.
Pronari qe i kane marre token.
Kryesia e Shoqates Pronesi me Drejtesi & Shoqata Bregdeti , shoqata Dukati e gjithe shoqatat e gjithe pronaret duhet te kuptojne se Kryetaret e Partive, Presidentet e kryeministrat e Shqiperise nuk duan te zbatojne kushtetuten e vendit, qe ka votuar me referendum populli shqipetar. Ankesa, Letra, Peticione, telegrame, artikuj , etj, jane bere me mijera deri sot. Nderkohe kryeministri aktual i vendit me mburrje ben shou televiziv se po legalizon zaptuesit e tokave te te tjereve. Drejtuesit e ketyre shoqatave, me perjashtim te djemeve te Dukatit, nuk kane mundur te organizojne asnje proteste, vecse bejne letra e artikuj se kjo eshte me e lehte. Ka ardhur koha qe te ndryshojne strategjine e veprimtarive te shoqatave qe drejtojne ose te dorehiqen ne te mire te ceshtjes.
Perse justifikoheni qe nuk keni bashkepunuar me partine Republikane ?? Ju keni penguar me kete miqesi qe vetem nje vit ka qe nuk eshte si me pare. Ju keni pergjegjesine se keni bashkepunuar me njerez me dosje , por ju keni edhe ne kryesi njerez me dosje .Sa keq qe ju keni 22 vjet dhe i keni tallur shqiptaret e nuk levizni prej andej vetem se ju del fytyra ne tv. . Turp
Mbetet shume e komplikuar ceshtja e pronave ne Shqipri ,klasa politike nuke ka
vullnet per ta zgjidhur, mbasi disa prej tyre jane te implikuar…?
Ne kto kushte :
Shqiperia nuke eshte ase lindje dhe ase perendim.
Prandaj Shoqata duhet te jete me e ashper me Qeverine.
Faleminderit – mirpresim sugjerimet dhe angazhimin e qytetareve qe deshirojne te kontribojne per zgjidhjen e kesaj ceshtje themelore per Shqiperine!
Seri Allushi
Kryesia e Shoqates Pronesi me Drejtesi & Shoqata Bregdeti etj, ti bejne nje kerkese zyrtare strukturave me te larta te Bashkimit Europian qw procesin e integrimit te Shqiperise ta kushtezojne qysh ne hapat e para me kthimin e prones te pronari i ligjeshem.
Pingback: DEKLARATE SHTYPI E SHOQATES PRONESI ME DREJTESI - Dielli | The Sun