DEKLARATE SHTYPI E SHOQATES PRONESI ME DREJTESI

Informojmë opinionin publik se deklarimet e bëra në televizor  dhe në shtyp se Shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka bërë pakt apo ka nënshkruar marrëveshje me Partinë Republikane për zbatimin e nenit 41 të Kushtetutës nuk janë të vërteta .

Nëse dikush nga antarët e shoqatës për shkaqe subjektive në këto zgjedhje mbështesin PR, PD,PS apo ndonjë forcë politike , kjo është puna e tyre por kjo nuk është platforma e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe aq më pak marëveshje me Shoqatën.  Demokracia e pretenduar nga politikanët në Shqipëri është e gabuar, për popullin nuk ka demokraci dhe nuk respektohen të drejtat e njeriut pasi shkelja e të drejtës së pronës nga 45 vjet komunizëm i është shtuar edhe 23 vjet kaos, vjedhje, korrupsion. Për ta meremetuar në maksimumin e mundëshëm këtë sistem hibrid korruptiv dhe kleptokratik shoqata “Pronësi me Drejtësi” dhe  shoqata “Bregdeti” kanë paraqitur të plotë , kërkesat, platfotmën, rrugë zgjidhen përfshi dhe projektligjin, që janë bërë publike disa herë në shtyp dhe në www.defendingproperty.com .

Rruga e gabuar 1991-2013 për pronat është rruga e mohimit e të drejtave të njeriut dhe e tradhëtisë më të madhe që historikisht ky popull ka përsuar nga drejtuesit e dalë nga gjiri i tij me zgjedhjet parlamentare.Ftojmë Presidentin e Republikës si garantin e Kushtetutës, që vazhdon të shkelet, ftojmë të gjithë kryetarët e partive që po kërkojnë votat në 23 Qershor si dhe ambasadorët që dëshirojnë ta kurojnë korrupsionin dhe sistemin hibrid pseudodemokratik, që ta drejtojnë politikën shqiptare në rrugën e demokracisë sipas modeleve perëndimore, të shprehin opinionin e tyre  për zgjidhjen e problemit të pronës në raport me atë të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti” të paraqitur në faqen tonë të internetit. Lidhur me pronën, Partia Republikane nuk është shpëtimtare dhe si fillim duhet t’i   kërkojë publikisht falje pronarëve sepse ka pjesën e saj të fajit, duke qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe e koalicionit Qeverisës. Shqiptarët nuk mund të fshijnë nga kujtesa faktin se përkeqësimet e legjislacionit për pronat kanë nisur me propozimin e deputetit republikan Arian Madhi, pastaj janë miratuar nga maxhoranca dhe opozita ka abstenuar.

Lidhur me angazhimin e PR për të zbatuar standardet e Komisionit Europian dhe rekomandimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kemi sqaruar bindjen tonë në një deklaratë shtypi lidhur me Rezolutën e KE e datës 6 Qershor 2013, në të cilën Këshilli i Ministrave duke u shprehur në termat më të ashpra të gjuhës diplomatike, nënvizon se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës paraqet një rrezik madhor për shtetin ligjor dhe ve në pikpyetje kredibilitetin e shtetit Shqiptar. Personat e interesuar mund të informohen ne faqen e Shoqatës www.defendingproperty.com . Po ashtu është e çuditëshme që një Parti Parlamentare të deklarojë se angazhohet se do zbatojë nenin 41 të Kushtetutës. Por çfarë ka bërë në këto 22 vjet ??  Gjithsesi këto angazhime të Partisë Republikane pohojnë mungesën e shtetit ligjor. Angazhimi tjetër i Partisë Republikane se …”…do të kërkojmë që në strukturat e institucioneve më të rëndësishme që trajtojnë çështje të pronësisë siç janë AKKP, ZQRPP dhe zyrat e saj në rrethe, ALUIZNIT, në qendër dhe në rrethe, të përfshihen përfaqësues të shoqatave të pronarëve si palë e interesuar” është një pohim i njëanshëm ku mplekset gabimi dhe hileja. Këto institucione zbatojnë ligje të cilat mohojnë të drejtën e pronësisë për pronarin e ligjshëm dhe pengojnë  kthimin e pronës tek i zoti, prandaj Shoqata nuk mund të jetë dhe nuk do të bëhet mbështëse e kësaj platforme që vjedh në emër të ligjit  pronat e pronarëve. Shembujt jane flagrantë të shumtë dhe të pa kundërshtushëm. Shoqata nuk është vegël e pushtetit, nuk është vegël e AKKP dhe as e ndonjë partie politike. Pjesëmarja e personave të ndryshëm nga shoqata në këto institucione nuk do të thotë aspak se ata përfaqësojnë Shoqatën. Por nuk mund ta mohojmë faktin se angazhimi i njerëzve të ndershëm në drejtimin e këtyre strukturave do pakësojë korrupsionin që kanë imponuar deri sot personat që kanë drejtuar këto institucione. Përfundimisht kjo nuk është zgjidhja përfundimtare e problemit të pronës. Sqarojmë Partinë Socialiste dhe partitë e majta si dhe të gjithë institucionet e interesuara se, janë të mjaftushme arkivat tona, mjafton te hapen, ndonse edhe arkivat italiane aty janë. Nëse një forcë politike dëshiron ta zgjidhi problemin e pronës themeli është projektligji që kemi paraqitur. Është i dyshimtë çdo veprim tjetër që nuk ka ne themel parimet e kushtetutës që ne i kemi materializuar në projektligjin e cituar.

Për Kryesinë e Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi

Kryetar Rrapo Hajredin Danushi

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

6 mendime mbi “DEKLARATE SHTYPI E SHOQATES PRONESI ME DREJTESI

  1. Pershendetje. Edhe une e kam lexuar nje liber te Kastriot Myftaraj qe permend : Rrapo Danushi spi[ni tosk i sigurimit te shtetit ,,,, hahhahah sa turp. Ne pronaret presim qe te veproje shoqata konform interesave tona. Po nuk eshte vetem ky , aty eshte cerdhe e sigurimsave dhe disa sahanlepires te Berishes e te tjeret sahanlepires dhe miq te spiunit te sigurimit te shtetit , kryetarit te partise Republikane (naftetarit), Po si nuk gjendet bar miu per keta morra.

    • Zonjë,

      Përmes emailit po ju dërgoj nr. e telefonit të sekretarit të shoqatës, Prof. Dr. Gezim Boçarit, të cilin mund ta kontaktoni për të shprehur kritikat tuaja. Akuzat anonime përmes rubrikës koment janë shpërdorim i mundësive që ju jep ky sit. Megjithatë, siç e shihni, nuk i fshijmë.

      Është në interes në radhë të parë të pronarëve që:
      1. të flasin me fakte dhe argumenta me bazë dhe
      2. të mos përçahen e luftojnë njëri-tjetrin duke shpresuar se kështu ndoshta mund të fitojnë diçka për vete….

      Abuzimet e këtyre 23 viteve me pronat janë mbështetur edhe tek përçarjet e lufta që pronarët e trashëgimtarët e tyre i kanë bërë njëri tjetrit: vëlla me vëlla, fëmi me prindër… E trishtueshme por e vërtetë.

      Jeni e mirpritur të paraqisni konkretisht idetë tuaja për të siguruar respektimin e pronës, zbatimin e Kushtetutës dhe zbatimin e vendimeve të Strasburgut.

      Me respekt,
      webmaster

  2. Si nuk keni turp qe per 23 vjet jeni ju qe qendroni ne krye te shoqates. Jeni te akuzuar si spiune te sigurimit te shtetit ( nga Kastriot Myftaraj) dhe fshiheni pas fjalimeve. Lironi vendin te vijne pronaret qe nuk jane te perzjere me pune te ndyra.

    • Ne vlersim te shkrimit te zj.Zamira,shoqata duhet te krijoje mundesite per zgjedhje
      te reja ,mbasi me te drejte munde te mendohet qe drejtues te shoqates kane qene vegla ne duarte e politikes…?

      • Me te drejte ceshtja e pronave eshte shume e komplikuar,Pushtetaret e djeshem dhe te sotem nuke kane vullnet per ta zgjidhur konforme detyrimeve kushtetuese dhe sygjerimeve te Nderkombetarve ,si pasoje njohja dhe kthimi i pronave do te realizohet vetem nga Gjykata e Strasburgut .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s