Kisha e Këlcyrës “mëkaton”, grabit pronat publike dhe pronarët e zonës

Lexo artikullin në Gazetën Telegraf, 9 mars 2016

Morali i  te krishtereve dhe Ungjilli i Shenjte nuk pranon vjedhjen dhe pervetesimin e prones se tjetrit. Kisha, ky institucion i ndergjegjes dhe i kultures, nuk mund te quhet  “Kishë”  kur  gjen menyra per te vjedhur pronen e shtatasve. Ajo duhet ti nenshtrohet procesit te dekusarizimit. Per kete e ftojme Kishen qe te vendosi ta dorezoje menjehere pronen tek i zoti dhe te kerkoje nga Shteti pronat qe para grabitjes komuniste kane qene prona te Kishes. Po ashtu Kisha  do te ndihmonte popullin nese do ti drejtohet Bashkimit Europian dhe Gjykates se Strasburgut qe ata ti kerkojne Shtetit Shqiptar qe Kuvendi te beje ligjin qe detyron Qeverine ti ktheje çdo shtetasi pronen qe i ka shtetezuar diktatura komuniste dhe ta kompensoje qytetarin per pronat qe nuk mund te kthehen vetem ne rastet kur ato jane tjetersuar per nevoja publike.  Keshtu drejtuesit e Kishes shlyejne mekatin qe kane bere vete dhe me lutjen ndaj BE dhe Strasburgut ndihmojne qe edhe politikanet te shlyejne mekatet e tyre . Keshtu institucioni i Kishes do te meritoje respektin e popullit shqiptar.

Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s