Në një deklaratë për shtyp, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë se të gjithë ata persona që deri dje nuk janë trajtuar si duhet për çështjen e pronës, që nesër do të vlerësohen me seriozitet dhe korrektësi.
Manjani tha se qeveria ka marrë disa vendime që vlerëson pronën për ata shtetas që kanë të drejtë ta përfitojnë, qoftë edhe në forma kompensimi. Sipas tij, që nesër do të nisë kthimi fizik i pronës.
“Janë 11 mijë shqiptarë që kanë aplikuar në AKP për pronën e tyre dhe që nesër fillon shkundja e pluhurit disa vjeçar dhe analiza e tyre për vlerësimin. Që nesër fillon kthimi fizik i pronës. Janë 23 mijë hektarë tokë bujqësore në dispozicion për kthim fizik, – theksoi Manjani. – Po ashtu, që nesër fillon kompensimi me 24 milionë dollarë i pronave”.
Sipas Manjanit, “ata shtetas që nuk kanë aplikuar, të nisin kërkesën me vetëm dy letra dhe pastaj është barra jonë të gjejmë se ku është prona. Ky është ligji i ri i pronave. Këto janë vendimet e qeverisë. Kjo është oferta më serioze që ka shteti shqiptar përballë pronarëve që bën të mundur sqarimin e çështjes së pronës. Qeveria ka vendosur të kompensojë edhe pronarët që preken nga legalizimet”, – shpjegoi Manjani.
Zoti Minister Manjani, Nxitimi i Juaj per te zbatuar Ligjin e ri “Per trajtimin dhe kompensimin e Prones” qe tashme eshte ne tavolinen e Gjykates Kushtetuese” nuk eshte Bujari apo korrektese ndaj pronareve, por eshte nje presion direkt ndaj Gjykates Kushtetues qe deri me sot ka treguar se eshte nje Gjykate politike e zgjedhur nga Politika e nene e urdherat e politikes. Por njeheresh indirekt doni ti beni presion edhe GJEDNJ ne Strasburg se gjoja tashme ne Qeveria Shqipetare po i Kompensojme Pronaret. Te lutem qe te publikoni se ku i keni keto mijera ha toke qe ti dije Populli. Faktikisht ato jane tokat e refuzuara nga Pseudo pronaret qe fabrikoi Politika me ligjin 7501 , sepse ata i duan jo vetem falas, por edhe toka cilesore ! Meqenese paski ca toka ne pronaret ju themi qe keto toka ja u falni pseudopronareve, ndersa neve na jepni pronen tone. Zoti Manjani mos u ndotni me strategjite e pista , delirante e te papergjegjeshme te disa kryepolitikaneve qe do pergjigjen nje dite para popullit.