Sot News, 7 maj 2015

Policia e Matit ka arrestuar një të moshuar, pasi ka protestuar para Prokurorisë së këtij rrethi. Mësohet se ka rënë në pranga 78-vjeçari, Hajredin Rami, pasi ka protestuar duke kërkuar të drejtën e pronës.
Ndërkohë, familjarët e të moshuarit kanë hedhur akuza ndaj Prokurorisë, pasi sipas tyre, nuk po vepron sipas ligjit. Ka qenë djali i tij, Sokol Rami, që ka thënë se prona posedohet me dhunë nga një person tjetër.
Për këtë arsye, ai i ka kërkuar Prokurorisë të veprojë, ndërsa i ati Hajredini ka hyrë në grevë urie para tre vjetësh para këtij institucioni të drejtësisë.
Zotni Rami, Ju qenkeni 78 po cka te thame une qe jam 85 dhe ende sillem se nuk me asht dhane prona edhe se kam dokumentat qe nga ditet kur mu konfiskue prona 1954 edhe dokumentin nga K.K.K.P, qe me njeh pronare,por me kethehen kater qoshet e shtepise pa obor dhe kopsht.Ju jeni drejtue organit qe duhet te shiqoje abuzimet dhe shperdorimin e detyres nga zyrtaret pergjegjes por mjerisht asi prokuroresh po gjinden shume pak ne verndin t’one.
Ju uroj shndete e shpresoje qe e drejta te fitoje.Bep Frania