Mjaft me anarkinë e titujve të pronësisë në Bregdet!

Botuar në Gazetën Dielli, 26 prill 2015

Shkruan: Av.Axhem Ymeri, Kryetar i Shoqates “Krahina Jone Dukat Tragjas Radhime”

Pronat jugore

KERKESE PUBLIKE

Drejtuar Zotit Edi RAMA, Kryetar i PS dhe Kryeministër i Qeverisë, Zotit Ilir META, Kryetar i LSI dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Zotit Lulzim BASHA, Kryetari i PD dhe kryetar i Opozites, Gjithë kryetrëve të forcave të tjera politike të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Zotërinj të nderuar,
Shqipëria në 1991 doli nga një sistem diktature që karakterizohej nga censura e mendimit politik, por sot në 2015, në Kuvendin e Shqipërisë dhe nga të gjithë ndërkombëtarët pranohet si domosdoshmëri dekriminalizimi i shtetit, një fenomen që i është mbishtuar shoqërisë shqiptare në këto 24 vjet pluralizëm.
Të gjitha deklarimet për dekriminalizim të Shtetit, ndëshkimin e korrupsionit dhe vendosjen e shtetit ligjor, nuk do të jenë të suksesëshme dhe do të përfundojnë në humbje kohe nëse ju do vazhdoni të anashkaloni zgjidhjen e problemit të pronës dhe do të vazhdoni të insistoni në zgjidhjen nëpërmjet kompensimit. Platforma aktuale është e dështuar dhe bie ndesh me Kushtetutën. Për zgjidhjen e problemit të pronës, sygjerojmë ti referoheni reflektimit në vitin 2013 të z. Sali Berisha, politikanit, që me protogonizmin e tij antipronar për 23 vjet , solli këtë anarki mbarëkombëtare të titujve të pronësisë, që kultivoi korrupsion jo vetëm në institucionet e administratës shtetërore që merren me pronat por edhe në gjyqësor dhe sektorë të tjerë. Zgjidhjen e jep zbatimi I Kushtetutës, zbatimin e të cilës ju duhet ta deklaroni si detyrim të Shtetit.

Vazhdoni leximin

Reklama