Si u falsifikua dosja që ktheu 220 ha tokë në Karaburun

Postuar më 02 Qershor 2016 09:27 në Gazetën MAPO

Policia arrestoi dje një avokat dhe një notere në qytetin e Vlorës, të cilët kishin ndërmjetësuar shitjen e Karaburunit, pasi u përfitua nga Rajmond Mezi me dokumente të falsifikuara. Dosja gjyqësore dhe vendimi që i njeh të drejtën e pronësisë, është tërësisht i falsifikuar. Zbardhet dëshmia e gjykatësit, ndërsa prokuroria ka shpallur në kërkim dhe një biznesmen.

Vazhdoni leximin

Reklama

Vlorë, i kthehen shtetit 10 hektarë tokë të marra me mashtrim

Neritan Gjergo, botuar në gazetën Shekulli, 13 shkurt 2015

 bunavi vloreNjë sipërfaqe toke prej 10 hektarësh në fshatin Bunavi të Vlorës, e cila rezultonte në pronësi të shtetases Kate Rrapaj do t’i kalojë shtetit. Kjo, pasi u provua se dokumentet e truallit ishin të falsifikuar dhe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Vlorë e ka konfiskuar atë, duke e kaluar në favor të shtetit. Të gjitha provat e mbledhura nga gjykata, dalin në konkluzionin se dokumentet e kësaj toke nuk kanë qenë të rregullta dhe ato janë përdorur nga i biri saj, për shitblerje trualli. Dëshmitë e mbledhura dhe kontrollet e ushtruara përveçse i kthejnë shtetit një sipërfaqe të madhe toke, dënojnë për “Pastrim të produkteve të veprës penale” me 6 vite burg, shtetasin Mihail Rrapaj. Ndërsa Prokuroria, duke i kthyer përgjigje Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, citon se edhe pas masës së konfiskimit, nëse do të çmohet e nevojshme, të iniciohet një proces gjyqësor civil, me specifikimin e akteve, për shkak të volumit të madh të dosjes.
Vazhdoni leximin

Abuzimet dhe krimet me pronat e qytetarëve të Vlorës

Botuar nga Gazeta Telegraf më 03/04/2014, nga Alban Bardhi

Apel Kryeministrit Rama, Kreut të Hipotekave, ministrit të Drejtësisë dhe Prefektes së Vlorës: “Ofrohet shërbim, por realizohet rrëmbim”

Qytetarë të shumtë, vlonjatë dhe lexues të rregullt të gazetës “Telegraf”, vrapuan dje në pikat e shitjes së gazetës në fjalë, telefonuan edhe në redaksinë e saj, teksa në  numrin e saj prezantonte në faqen e parë: “Ja si i pajisi Kryeregjistruesi, mashtruesit me tapi”. Vrapimi i tyre lidhej se shkrimi mund të bënte, dhe bën fjalë, edhe për pajisjen me tapi nga Kryeregjistruesit e Vlorës ndaj kryemashtruesve. E ku nuk është shkaktuar kjo plagë e madhe?! Lexues dhe qytetarë të rebeluar u qetësuan paksa, sepse duke parë edhe abuzimet me pronat në Elbasan, që publikonte gazeta, “ngushëlluan” veten: Nuk qenkemi vetëm në këto gjëma: Hajmedet dynjaje e shkretë… me refrenin e dëgjuar kudo e nga të gjithë: Ç’më farmakose të zinë.

Vazhdoni leximin

Shteti hesht para mosnjohjes dhe regjistrimit e titujve të pronësisë për tokën e bregdetit

Botuar në Gazetën Telegraf nga Klara CAUSHI më 01/04/2014

Shoqata Bregdeti i bën thirrje instancave më të larta shtetërore të heqin dorë nga praktikat e mosveprimit

Shoqata “Bregdeti” u bën thirrje përsëri pushtetarëve shqiptarë që të ushtrojnë tërë autoritetin dhe përgjegjësitë që u është dhënë nga Kushtetuta dhe kuadri ligjor në fuqi për të ndaluar veprimet e paligjshme të Bashkisë Himarë, të Këshillit të Qarkut Vlorë, të ZRPP të Qarkut Vlorë, që po tjetërsojnë të drejtat e pronësisë mbi token të pronareve të ligjshëm, mbështetur në dokumente të paligjshëm, të denoncuara nga kjo shoqatë. Në thirrjen e saj, ajo i drejtohet Kryeministrit, Kryetarit të Komisionit Qeveritar të Tokës, Ministrit të Drejtësisë, Prefektit të Qarkut Vlorë, Kryeregjistruesit të ZRPP, Regjistruesit të ZRPP të Qarkut Vlorë, Kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Avokatit të Popullit. Ndër të tjera, kjo shoqata i kërkon Prefektit të Qarkut Vlore të aktivizojë Komisionin Vendor të qarkut Vlorë, për Verifikimin e Vlefshmërisë Ligjore të Titujve të Pronësisë mbi Tokën, që deri më sot me mos veprimin e tij ka lejuar dhe ka stimuluar abuzimet skandaloze dhe shkeljet flagrante të legjislacionit në fuqi të institucioneve përgjegjëse për njohjen dhe regjistrimin e titujve të pronësisë mbi tokën.

Vazhdoni leximin

Krimi i organizuar dhe korrupsioni fshihen pas problemit të pronës

Letra e Pronarëve të Dukatit, drejtuar z. Hanes Svoboda, anëtar i Parlamentit Europian dhe Mag. Thomas Schnöll, Ambasador i Austrisë në Shqipëri

Botuar në Gazetën Telegraf më 07/02/2014

Duke mos gjetur zgjidhje për të drejtën e pronësisë, edhe pse shumë e qartë në Kushtetutë, pronarët, gjithnjë e më shumë, kërkojnë nga ndërkombëtarët zgjidhjen e këtij problemi që ka çuar Shqipërinë në vëllavrasje. Pronarët mendojnë se, nëse ndërkombëtarët flasin me një zë dhe ushtrojnë presionin e duhur te qeveria shqiptare, vetëm atëherë do të gjendet zgjidhja për të drejtën e pronësisë dhe vetëm atëherë do të kemi demokraci dhe prosperitet të vendit tonë. Në këtë frymë është e ndërtuar dhe letra e Pronarëve të Dukatit, Qarku Vlorë, drejtuar z. Hanes Svoboda, anëtar i Parlamentit Europian dhe Mag. Thomas Schnöll, Ambasador i Austrisë në Shqipëri. Vazhdoni leximin