Vendim i Qeverisë: Pronat, ndryshon skema e kompensimit

Pronësi me Drejtësi dhe Bregdeti e vlerësojnë vendimin e fundit të Qeverisë për të ndryshuar skemën e kompensimit të pronarëve duke u kthyer tek formula e para vitit 2011 si antikushtetues dhe tallje me pronaret dhe me Kushtetuen.

Me këtë ligj Qeveria Edi Rama po vazhdon atë rrugë antikushtetuese që Sali Berisha e pranoi publikisht si të gabuar. Me këtë linjë antikushtetuese Qeveria Edi Rama e pengon ne menyrë të padiskutushme anëtaresimin në BE.

Artikulli mbi vendimin e fundit të Qeverisë  është botuar në Gazetën Panorama, më 27 dhjetor 2014 (shif artikullin e Panoramës).

 

Reklama

Qeveria legalizon 480 parcela me ndërtime informale

Botuar në Gazetën Shqip, më 30 tetor 2014

Numri më i madh i poseduesve të objekteve, në Fier dhe Tiranë

rama-bisede rama-bisedeQeveria aprovon legalizimin për 102 parcela ndërtimore në Qarkun e Tiranës, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 221,8 m². Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratua edhe kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje poseduesve të sipërfaqeve maksimale të parcelave ndërtimore, në qarqet Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Shkodër. Vazhdoni leximin

Legalizohen 480 parcela pa leje

Vendimi i qeverisë u jep të drejtë ligjore pronarëve të 15 mijë metër katrorë ndërtime që kalojnë në pronësi të personave që i kishin pronat në proces legalizimi

Botuar në Gazetën Shekulli, 30 tetor 2014, nga Mirilda Tili

Qeveria vendosi dje për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore të realizuara pa leje, në favor të pronarëve dhe personave që kanë ndërtuar objektet. Sipas vendimit të qeverisë janë 480 parcela, me një sipërfaqe rreth 15 mijë metër katrorë në të gjithë vendin të ndara në qarqe të ndryshme që kanë kaluar në favor të poseduesve që kanë ndërtuar objekte pa leje. Vendimi i miratuar u kalon të drejtën e pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje poseduesve të sipërfaqeve maksimale të parcelave ndërtimore, sipas listës emërore dhe evidencës që i bashkëlidhen këtij vendimi. Në vendim është përcaktuar edhe numri i parcelave ndërtimore dhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit për secilin qark.

Vazhdoni leximin