Shoqatat “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti” vlerësojnë se, pavaresisht nga deklarimet ne media te politikaneve, klasa politike nuk është e interesuar të zbatojë nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës mbi kthimin e pronave.
Politika perpiqet me çdo kusht te servirë si zgjidhje legalizimin e akteve te paligjshme, te ndertimeve pa leje ne token e tjetrit dhe kompensimin per te maskuar grabitjet e bera ne 23 vjet. Kjo platforme e Qeverise favorizon vjedhjen dhe shkeljen e ligjit, shkon ndesh me detyrimet kushtetuese dhe kerkesat e Strasburgut.
Shoqatat vazhdimisht kanë orientuar pronaret që, per te rimarre te drejten e posedimit te prones se grabitur nga diktatura komuniste dhe nga anarkia postkomuniste, çdo individ t’i drejtohet gjykates vendase dhe pas marjes se nje vendimi negativ të shkallës së fundit, brenda nje kohe sa me te shkurter, por brenda 6 muajve, t’i drejtohet Gjykates se Strasburgut.
Numri i pronareve qe i jane drejtuar Straburgut eshte mbi 550 dhe ky numur sa vjen e rritet. Mundesite per te fituar te drejten ne Strasburg jane te plota sepse gjyqtaret e Strasburgut nuk ju kerkojne para ose prone ne natyre. Sa me i madh numuri i ankesave aq me shume rritet presioni dhe shkurtohet koha per gjykimin dhe marrjen e vendimit.
Shpenzimet e ankuesit, per t’u gjykuar ne Strasburg jane vetem fotokopja e dokumentave dhe postimi i tyre. Nese qytetari ka te ardhura te kufizuara (rroge ose pension), Strasburgu mund t’i paguajë ankuesit edhe shpenzimet per avokatin.
Shkrimet e mëposhtëme japin më shumë detaje mbi këtë çështje.
Botuar në Standard Online, 24 Maj 2014
Çdokush është i lirë t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një shkelje të mundshme të të drejtave te tij. Gjykata fillimisht duhet të shqyrtojë nëse kërkesa është e pranueshme apo jo. Kërkesa duhet të plotësojë disa kushte të caktuara të parashtruara në Konventë për t’u konsideruar si e pranueshme. Individi ose OJQ duhet t’i ketë shteruar të gjitha shkallët e brendshme të gjykimit të çështjes në fjalë dhe nëse pretendon përsëri për një shkelje të mundshme të të drejtave të siguruara nga Konventa, brenda 6 muajve mund t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë, jo anonime, dhe me kushtin që kjo çështje të mos jetë gjykuar më parë. Një kriter tjetër i domosdoshëm është që çështja të jetë brenda kufirit kohor të ratifikimit të Konventës nga palët. Vazhdoni leximin →
Ndajeni këtë me të tjerët:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…