Botuar në Gazetën Sot, 1 mars 2015

Pronësi me Drejtësi dhe Bregdeti e vlerësojnë vendimin e fundit të Qeverisë për të ndryshuar skemën e kompensimit të pronarëve duke u kthyer tek formula e para vitit 2011 si antikushtetues dhe tallje me pronaret dhe me Kushtetuen.
Me këtë ligj Qeveria Edi Rama po vazhdon atë rrugë antikushtetuese që Sali Berisha e pranoi publikisht si të gabuar. Me këtë linjë antikushtetuese Qeveria Edi Rama e pengon ne menyrë të padiskutushme anëtaresimin në BE.
Artikulli mbi vendimin e fundit të Qeverisë është botuar në Gazetën Panorama, më 27 dhjetor 2014 (shif artikullin e Panoramës).
Nga Loro Stajka
Botuar në Gazetën Telegraf 23/11/2014
Shqetësimi im për këtë kërkesë publike fokusohet tek politikat negative ndaj pronarëve që ka realizuar PD/PS, pas vitit 1991 e deri sot. Kjo politikë që shkatërron themelet e demokracisë dhe të ardhmen e popullit shqiptar, po vazhdon prej 23 vjetësh për shkak të mungesës së vullnetit politik për kthimin e pronës tek i zoti, duke zbatuar Kushtetutën e vendit. Kur popullit i mohohet prona e trashëguar, ai zhytet në mizerje, në konflikte dhe kjo është skllavëri e maskuar. Burimi i të keqes është anarkia e pronës dhe sistemi në Shqipëri nuk është demokratik, por pseudodemokratik…
Pronarët e ligjëshëm te shpronësuar nga diktatura prej 23 vitesh po ju kërkojnë të vendosni ligjin. Një çerek shekulli pritje, që i janë shtuar 45 vjet të grabitjes nga diktatura komuniste, duhet t’i jepni fund.
Në emër të subjekteve të shpronësuar që prej gati një çerek shekulli presin nga Qeveritë dhe politikanët postkomunistë të rimarrin pronat që iu grabiti sistemi diktatorial komunist, kryesia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe e Shoqatës “Bregdeti”, ia drejton këtë Apel, institucioneve drejtuese të vendit, ndërkombëtarëve dhe mediave: realizoni përfundimisht kthimin fizik të pronave tek pronarët e ligjshëm të shpronësuar nga diktatura komuniste, duke respektuar titujt e pronësisë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe shpallni pavlefshmërinë për abuzimet e bëra me pronat tona në këto 23 vitet e fundit. Ritheksojmë se situata anarkike, korruptive dhe kleptokratike me pronat vazhdon dhe do vazhdojë ta mbajë Shqipërinë larg BE-së. Vazhdoni leximin
Duke marrë shkas nga anarkia në të cilën ndodhet aktualisht problemi i pronave në Shqipëri, Shoqata Bregdeti, Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier), u mblodhën së bashkupër të diskutuar lidhur me situatën anarkike e kleptokratike me pronat, si rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës së Republikës, për kthimin e pronës pronarëve trashëgimtarë.
Në kuvënd u shpreh shqetësimi se Qeveria, nuk po zbaton nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës, të cilët sanksionojnë të drejtën e njohjes dhe kthimit fizik të pronës së trashëguar, por në mënyrë arbitrare vazhdon të zbatojë standarde të shumëfishta, duke e futur popullin në konflikt të përjetshëm me njëri tjetërin.
Argumenti i Qeverisë RAMA se: “ atyre që kanë gati çerek shekulli që po e punojnë tokën (dmth pronarëve të rinj ), do tua japim pronë në bazë të 7501-shit” përveç se është antikushtetues është edhe i padrejtë. Po ne pronarët që këtë tokë e kemi trashëguar e punuar në shekuj, si dhe kemi çerek shekulli që po e kërkojmë – a nuk paskemi shumëfish të drejtë ? Vazhdoni leximin
Botuar në Gazetën Telegraf, më 07/03/2014, nga Albert Zholi
FORUM
Efektet e ligjit 7501: Flasin Prof. Ago Nezha, Hasan Halili, Mustafa Dedenika, Kleanthi Llogoni
Ligji 7501 ka më shumë se 22 vjet që po diskutohet në mbarë shoqërinë shqiptare. Për të, vlerësimet janë nga më të ndryshmet dhe nga më befasueset. Aktualisht në parlamentin shqiptar ka deputetë apo dhe ish- ministra që e kundërshtojnë këtë ligj, kur deri dje ishin ata që këmbëngulnin për zbatimin e tij. Politikanët tanë bëjnë lojën e të paditurit, të harresës, të kalimit të kohës, të mos qasjes së sotme për këtë ligj dhe ja kalojnë topin njëri- tjetrit sa djathtas-majtas.
Por vlen për t’u përmendur deklarata e fundit e ish- Kryeministrit Sali Berisha, që doli me tezën se gjoja është bërë një gabim me ligjin 7501, por nuk jep asnjë version se si dhe a mund të korrigjohet ky ligj. Për këtë ligj ende lihen pa u zgjidhur shumë pyetje? A duhet vazhduar me këtë ligj? A duhet zëvendësuar ky ligj dhe me çfarë ligji duhet zëvendësuar? Çfarë rrëmuje ka sjellë në pronësinë mbi tokën ky ligj dhe a përkrahet nga ndërkombëtarët? Për këto shpjegime le tua lëmë fjalën specialistëve…
Shkrim botuar në Deutsche Welle, më 27 Shkurt 2014
Nga Ani Ruci
Gëzim Boçari , Zv. Dekan dhe shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që itakon, të trashëguar nga prindërit e tij. “ Prona ndodhet në bregdetin e Jonufrës, e bleu gjyshi im në vitin 1929.Në vitin 1947 e konfiskoi regjimi komunist, e ktheu në Ndërrmarjen Bujqësore”Rinia”, ku u ndërtuan tarraca me agrume dhe kështu ishte deri në vitin 1991. Gjithë dokumentacioni i kësaj prone është në Arkivën e Shtetit dhe në Institutin Kombëtar të Hartografisë. Por pas përmbysjes së regjimit komunist kjo pronë nuk më është kthyer ende, as sot e kësaj dite. Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë “ thotë për DW , Gëzim Boçari. Vazhdoni leximin
Botuar në Gazetën Telegraf më 18/02/2014
Për Prof. Dr. Ago Nezhën, efektet e ligjit 7501 janë “fatkeqësi kombëtare, si dënimi me vdekje”. Në intervistën e tij për “Telegraf”
Nezha jep vlerësimin e tij për ligjin 7501, mendimin e tij për pohimin e Berishës në një intervistë në Televizion, se “është bërë gabim me ligjin 7501 për pronat” si dhe gjykimin e tij për fatin e këtij ligji në të ardhmen…
Ligjin 7501 dhe Ligjin e heqjes së dënimit me vdekje, unë i kam quajtur dy fatkeqësitë shqiptare, që kanë shkatërruar marrëdhëniet njerëzore dhe kanë cenuar të drejtën shoqërore për të jetuar të lirë në një shoqëri demokratike. Ky ligj, ishte një kompromis konjukturash për efekte elektorale, ku si e Majta ashtu edhe e Djathta, e votuan unanimisht në Parlamentin e parë pluralist. I vetmi deputet që doli në kundërshtim me ligjin dhe votoi kundra ishte shkrimtari i madh Dritëro Agolli. Për këtë qëndrim refuzues ndaj ligjit, ka edhe një episod me Namik Doklen, që i tha: o Dritëro, si votove kundra ligjit, kur ti je dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste?!. Dritëroi i madh, i tha: “Bjena socializmin se do votoj unë pro, tashti jemi në kapitalizëm”. Filozofia e këtij qëndrimi është fare e qartë, nuk mund të ndërtojmë shoqërinë kapitaliste në një demokraci liberale, me metoda komuniste. Vazhdoni leximin
Botuar në Gazetën Telegraf më 16/02/2014
Zotërinj të nderuar, ju drejtohem me këtë letër publike pasi janë momentet decizive që ju të reflektoni për të mos shkuar në batakun e politikave antishqiptare. Quhem Loro Stajka, mua diktatura e Enver Hoxhës në vitin 1954 me detyroi të arratisem dhe prej vitesh jetoj në Virginia, të SHBA dhe jam shtetas me pasaportë amerikane. Kam qenë dhe mbetem shqiptar, por SHBA është atdheu im i dytë. Lexoj në internet çdo ditë shtypin dhe zhvillimet në Shqipëri. Ndjek me interes shkrimet që publikon siti i shoqatës së pronarëve si dhe artikujt e gazetave të ndryshme për pronën. Më brengos fakti se shteti e quan veten pronar të pronave të grabitura nga diktatura. Ministri i Bujqësisë zoti Edmond Panariti, sapo deklaroi se shpejt do t’i japim tapi fermerëve sipas ligjit 7501. Tokën e kujt do japi me tapi ky ministër apo kjo qeveri! Vazhdoni leximin
Nga Seri Allushi
Botuar në Gazetën Telegraf më 14/02/2014
Ish- kryeministri Sali Berisha në një intervistë në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili deklaroi se me Ligjin 5701 për ndarjen e tokës me normën për frymë, pas shpërbërjes së kooperativave, GABUAM! Ai tha shprehimisht: “Kam përgjegjësi për situatën me pronat. S’duhej firmosur ligji 7501. Nuk kam frikë nga hetimi. Më tej ai u shpreh: “Pa diskutim, kush e votoi ligjin 7501, unë isha atëherë kryetar i PD-së, përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të hapur me parimet e të drejtës së pronës …….”. Vazhdoni leximin