Jepni fund katrahurës me pronat!

Botuar në Ballkan News, 16 shkurt 2017

Rrapo Hajredin Danushi, Kryetar i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” 

Në më shumë se 75% të vendit prona është kthyer tek i zoti në kufijtë e para kolektivizimit komunist, që në vitin 1991 por në pjesën tjetër vazhdon anarkia dhe vjedhja e pronës. Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, ka marrë pjesë në komisionin parlamentar për hartimin e Kushtetutës që u miratua me referendum më 1998, për nenet 41 dhe 181 që lidhen me pronën dhe kërkoi futjen e nenit 181. Formulimi i këtij neni, u bë në sajë të ndihmës prej të ndierit Kleanthi Koçi, i cili nuk donte të popullarizohej për ndihmën e tij. Ne e respektuam kërkesën e tij. Dihet se më vonë ai u qëllua në krah me pistoletë dhe kjo i shkaktoi vdekjen, por vrasësi dhe porositësit nuk u identifikuan. Të gjithë shqiptarët, duhet t’i jenë mirënjohës av. Kleanthi Koçit për mjeshtërinë, për profesionalizmin dhe saktësinë në formulimin e nenit 181 të Kushtetutës. Vetë kryetari i Komisionit të Venecias për Kushtetutën, z. La Pergola dhe më vonë edhe dy juristë të Gjykatës së Lartë Italiane, me të cilët jemi takuar pas miratimit të Kushtetutës,  na përgëzuan duke na thëne se përpjekja e Shoqatës u kurorëzua me sukses, për faktin se neni 181 i Kushtetutës ka vulosur fuqinë prapavepruese dhe na sqaruan se zbatimi i këtij neni do të zgjidhë parregullsitë e pronës. Deri sot detyrimi kushtetues që ka përcaktuar neni 181 i Kushtetutës, është shkelur dhe vazhdon të shkelet dhe kjo nuk mund të justifikohet. Zoti Rama, Ju, në postin e kryeministrit të vendit, keni përgjegjësinë historike dhe morale, që t’i jepni fund katrahurës me pronat. Anarkia e pronës po sjell prishjen e identitetit kombëtar, është pengesë për anëtarësimin në BE dhe shumë më tepër se kaq. Shqetësimi për pronën është problem me rëndësi kombëtare. Vazhdoni leximin

Reklama

KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shoqata Pronësi me Drejtësi i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”

Tiranë, më 29 Mars 2016

Drejtuar: Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Kërkesë: Ligji 133/2015 15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”

E/I Nderuar,
Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” ka ndjekur me shqetësim zhvillimet që lidhen me nismën më të fundit të Qeverisë dhe Kuvendit për të imponuar kufizime të të drejtës sonë kushtetuese për mbrojtjen e pronës, nëpërmjet miratimit të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.

Shoqata është përpjekur me të gjitha mjetet dhe mundësitë e saj që të bindë autoritetet të marrin parasysh në hartimin e këtij ligji shqetësimet dhe pritshmëritë e anëtarëve të saj, por fatkeqësisht pa sukses. Në këto kushte, duke mos pasur një tjetër zgjidhje, Ne i drejtohemi kësaj Gjykate të Nderuar me Kërkesën tonë për:

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”;

dhe

Pezullimi i zbatimit të Ligjit Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.

Për këtë qëllim, autorizojmë Av. Suela Mëneri, me Nr Lic 8079 (të dhënat e detajuara bashkëlidhur kësaj Kërkese) të na përfaqësojë në proçesin para Gjykatës Kushtetuese.
Bashkëlidhur kësaj shkrese do të gjeni Kërkesën dhe Dokumentat në mbështetje të saj. Shoqata mbetet e gatshme, në dispozicionin Tuaj për të ofruar çdo informacion, a dokument të nevosjhëm për mbarëvajtjen e shqyrtimit të Kërkesës.

Me Konsideratën më të lartë:

RRAPO HAJREDIN DANUSHI
Kryetar i Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”

Lexo kërkesën e plotë: 2016 03 29 Kerkesa ne GJK

Pronarët komentojnë planin e veprimit dhe deklaratën e FMN-së

Botuar në Gazetën Telegraf, nga Ledjana SALIU më 16/05/2014

Danushi: pronarët dhe romët dy shtresat më të urryera për qeverinë
Toro: Zgjidhja e pronave nuk shtyhet dot me 4 vjet. 17 qershori jo vendim politik, por vendim gjykate

Pronarët, duke iu referuar deklaratave të fundit të kreut të FMN-së, z. Nadeem Ilahi, mendojnë se FMN ka reaguar shumë me vonesë për problemin e pronave, ndërkohë që ata i janë drejtuar prej kohësh si FMN-së ashtu dhe BB, por janë përballur me indiferencën e këtyre dy institucioneve financiare ndërkombëtare.

Vazhdoni leximin

Danushi: çështja e pronësisë nuk mund të zgjidhet nga politika

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve, “Pronësi me Drejtësi”, Rrapo Danushi, në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se çështja e pronësisë është e pashpresë nëse pritet të zgjidhet nga politika. “Prona do zgjidhet, por jo nga politika. Pronat janë vjedhur nga pushtetarët. Saliu në ’97 dhe në 2005 kur linte pushtetin, gjithmonë premtonte për pronën. Unë nuk pres nga këta se do zgjidhin pronësinë. Vazhdoni leximin