Skandali me pronat, janë grisur regjistrat 100 vjeçarë

Gazeta Telegraf më 08/12/2014

elbasanxKusuret e ish-regjistruesve, që sot kanë zyrë avokatie, po i vuajnë ish-pronarët e familjeve të mëdha dhe me emër të Elbasanit.
U zëvendësuan me regjistra të rinj, pa miratimin e DPZRPP shkruar dhe mbushur me stilolapsa me lloj-lloj ngjyrimesh.

Tashmë çdo ditë opinion publik po njihet me skandalet e zyrave hipotekore të pronave, të cilat kanë sjellë problematika të mëdha ligjore, ngërçe dhe përplasje mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Veç mbivendosjeve të pronave, grabitjes së tyre dhe regjistrimit nën emra të rremë, falsifikimit të dëshmive dhe dokumenteve qysh nga koha e Turqisë dhe më pas e Zogut, tashmë kanë lindur probleme të tjera, që realisht përbëjnë skandal. Në ZRPP e Elbasanit, javët e fundit, është zbuluar grisja e regjistrave të vjetër, që kishin të regjistruara pronat e elbasanasve qysh nga viti 1922, 1937, 1953, dhe regjistrimet e fundit në vitin 1976, të cilat kanë pasur specifikat e tyre, si boja e zezë, apo edhe detaje të tjera teknike shumë të sakta.

Vazhdoni leximin