Pa kthyer pronën tek i zoti, lufta kundër korrupsionit është vetëm slogan politik

Nga Loro Stajka

Botuar në Gazetën Telegraf 23/11/2014

pronatKujtesë, drejtuar Kryeministrit z. Rama, deputetëve, gazetarëve, analistëve të politikës dhe shqiptarëve patriotë: Kontribuoni për vendosjen e shtetit ligjor dhe të drejtësisë në Shqipëri

Shqetësimi im për këtë kërkesë publike fokusohet tek politikat negative ndaj pronarëve që ka realizuar PD/PS, pas vitit 1991 e deri sot. Kjo politikë që shkatërron themelet e demokracisë dhe të ardhmen e popullit shqiptar, po vazhdon prej 23 vjetësh për shkak të mungesës së vullnetit politik për kthimin e pronës tek i zoti, duke zbatuar Kushtetutën e vendit. Kur popullit i mohohet prona e trashëguar, ai zhytet në mizerje, në konflikte dhe kjo është skllavëri e maskuar. Burimi i të keqes është anarkia e pronës dhe sistemi në Shqipëri nuk është demokratik, por pseudodemokratik…

Vazhdoni leximin

Reklama

Efektet e ligjit 7501, fatkeqësi kombëtare, si dënimi me vdekje

Botuar në Gazetën Telegraf më 18/02/2014

Intervistë me Prof. Dr. Ago Nezha

Zgjidhja e vetme është vendosja e drejtësisë për çështjen e pronave

Për Prof. Dr. Ago Nezhën, efektet e ligjit 7501 janë “fatkeqësi kombëtare, si dënimi me vdekje”.  Në intervistën e tij për “Telegraf”

Nezha jep vlerësimin e  tij për ligjin 7501, mendimin e tij për pohimin e Berishës në një intervistë në Televizion, se “është bërë gabim me ligjin 7501 për pronat” si dhe gjykimin e tij për fatin e këtij ligji në të ardhmen…

Si i vlerësoni efektet e Ligjit 7501?

Ligjin 7501 dhe Ligjin e heqjes së dënimit me vdekje, unë i kam quajtur dy fatkeqësitë shqiptare, që kanë shkatërruar marrëdhëniet njerëzore dhe kanë cenuar të drejtën shoqërore për të jetuar të lirë në një shoqëri demokratike. Ky ligj, ishte një kompromis konjukturash për efekte elektorale, ku si e Majta ashtu edhe e Djathta, e votuan unanimisht në Parlamentin e parë pluralist. I vetmi deputet që doli në kundërshtim me ligjin dhe votoi kundra ishte shkrimtari i madh Dritëro Agolli. Për këtë qëndrim refuzues ndaj ligjit, ka edhe një episod me Namik Doklen, që i tha: o Dritëro, si votove kundra ligjit, kur ti je dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste?!. Dritëroi i madh, i tha: “Bjena socializmin se do votoj unë pro, tashti jemi në kapitalizëm”. Filozofia e këtij qëndrimi është fare e qartë, nuk mund të ndërtojmë shoqërinë kapitaliste në një demokraci liberale, me metoda komuniste. Vazhdoni leximin

Ligji 7501, rruga e tradhtisë kombëtare

Nga Loro Stajka, SHBA

Botuar në rubrikën “letër në redaksi” të Gazetës Telegraf, 11 dhjetor 2013

Duke i njohur gazetat përmes internetit kam preferuar gazetën tuaj. Ju që jetoni në Shqipëri e dini dhe e ndjeni me mirë se unë se Ligji 7501 për atë pjesë që pronarëve i mohon pronën e të parëve, është rruga e tradhtisë kombëtare. Vjedhja e pronës së tjetrit ka qenë dhe do të mbetet imorale, si me kanun e zakon, edhe me ligjet e çdo kohe. Vazhdoni leximin

Katovica dhe çështja e pronës

Artikull nga Frank Shkreli, botuar në Telegraf, 16 tetor 2013

Në vizitën e parë në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me delegacionin e parë zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, ishim dëshmitarë të një vendi të shkatërruar shpirtërisht dhe ekonomikisht, por njëherazi u gjendëm edhe përballë një populli plotë pritje, i cili ëndërronte për
një të ardhme më të mirë, për një jetë të lirë dhe në drejtësi. Shqiptarët dëshironin integrimin me Perëndimin, rivendosjen e pronës private, të demokracisë, të zbatimit të ligjit. Dëshironin lirinë e shtypit, gjykata të pavarura dhe privatizim. Por sot, pas 20 e sa vjetësh, me gjithë dukjet dhe retorikën demokratike, Shqipërisë fatkeqësisht i mungon substanca e vlerave të vërteta demokratike dhe është kapluar nga një kulturë politike e rrënjosur në mosbesim dhe mungesë tolerance ndaj kundërshtarit politik, që e ka lënë vendin pas në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.

Strategjia e Gorbaçovit (njohur si strategjia e Katovicës) për kthimin e klasës komuniste në klasë kapitaliste është ndjekur saktësisht në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve “demokraci”. Porosia e Ramiz Alisë e 1989 në lidhje me të shpronësuarit nga komunizmi

Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne

është zbatuar me përpikmëri. Lexoni artikullin e plotë…