Boçari: Pronarët duan kthim, kompensimi vetëm për nevojat publike

Gazeta Telegraf më 08/12/2014

gezim bocariTryeza me pronarët ofron zgjidhje: Zbatoni Kushtetutën, shqyrtoni projektligjin tonë

Gazeta “Telegraf” vijon sot me zbardhjen e fjalës së dr. Gëzim Boçarit, si përfaqësues i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, mbajtur në pjesën e dytë të tryezës (që u zhvillua pa praninë e mediave) së organizuar në 24 tetor nga AKKP dhe Ministria e Drejtësisë, në zbatim të planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ. Anarkia me pronën prej moszbatimit të Kushtetutës ka qenë kryefjala në të gjithë fjalën e dr. Boçarit. Në lidhje me pronësinë, kemi “ligje që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe secila prej tyre bie në kundërshtim me Kushtetutën”, shprehet dr. Boçari në fjalën e tij dhe si alternativë zgjidhjeje të këtij ngërçi, ai parashtron projektligjin e shoqatave të pronarëve.

Vazhdoni leximin

Reklama

Pronarët: Anarkia postkomuniste e pronës është turpi i politikanëve

Botuar në Gazetën Telegraf me 21/10/2014

gjykata-strasbourgPlani i veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ, në 24 tetor tryeza me pronarët, AKKP dhe M. e Drejtësisë.
Zgjidhja vjen vetëm me zbatimin e Kushtetutës dhe kthimin e pronës te i zoti

 AKKP dhe Ministria e Drejtësisë, në zbatim të planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ, (Për regullimin e anarkisë postkomuniste me pronat, për zbatimin e detyrimeve kushtetuese dhe për të plotësuar kushtet për përafrimin në BE), po ndërmerr hapat e para. Për këtë do të mblidhet në 24 tetor një tryezë e rrumbullakët me palën e dëmtuar, të përfaqësuar nga shoqatat e të shpronësuarve padrejtësisht nga diktatura komuniste. A ka rrezik që reforma ligjore dhe institucionale, ku është ingranuar AKKP dhe Ministria e Drejtësisë të jetë vetëm fasadë dhe shtytje e afateve kohore? A ka rrezik që kjo tryezë të jetë një mashtrim i radhës për t’i hedhur hi syve delegacionit që do të vijë nga Strasburgu, apo Kancelares së Gjermanisë znj.Angela Merkel, që ka bërë disa apele për problemin e anarkisë së pronës? Këto janë dyshimet që hedhin pronarët, në lidhje me këtë tryezë, duke pohuar, se kjo ka ndodhur me qeveritë e mëparshme; të djathta dhe të majta në periudhën e pluralizmit postkomunist. “Ajo që është e sigurt, është fakti se demokracia fillon me pronën. Që demokracia, e shpërthyer me studentët e vitit 1991, të rilindë, duhet që reforma të fillojë me pronën tek i zoti. Zgjidhja e problemit të pronës nuk ka qenë aspak e vështirë dhe zgjidhja nuk është e vështirë edhe sot, mjafton që të ketë patriotizëm dhe vullnet politik për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratik”, shprehet për “Telegraf” z. Rrapo Danushi, kryetari i shoqatës “Pronësi me drejtësi”. Për pronarët, është një veprim shumë i mirë që Ministria e Drejtësisë dhe AKKP ulen në tryezë me përfaqësuesit e pronarëve. “Për të garantuar rilindjen e demokracisë do të sugjeronim që specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, t’i referohen shkrimeve që janë publikuar në gazetën “Telegraf” për pronën. Nëse këto shkrime nuk do kishin rënë në veshin e shurdhër dhe në indiferentizmin e politikanëve, problemi i pronës do ishte zgjidhur shumë vjet më parë. Koha që kalon bëhet bumerang dhe turpëron politikanët për faktin se kanë kaluar 23 vjet dhe Shqipëria ka mbetur në porositë e Ramiz Alisë; nuk është as lindje dhe as perëndim” shprehen pronarët.

Vazhdoni leximin

Shpërndarja e certifikatave të pronësisë. Po dhunohet Kushtetuta!

Botuar nga Gazeta Telegraf, 14/01/2014

Reagimi i shoqatës “Dukati” ndaj deklaratës së z.Jani Babi, zv.ministër i Bujqësisë

Reagojnë degët e shoqatës “Dukati” Tiranë, Durrës, Vlorë, ndaj deklaratës së z.Jani Babi, zv.ministër i Bujqësisë, për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë së tokave. Zëvendësministri i Bujqësisë, z. Jani Babi ka deklaruar se, personat që kanë përfituar tokë në bazë të Ligjit 7501, Qeveria do t’i pajisë me certifikata pronësie, duke i shndërruar në pronarë legjitimë, ndërsa  “ish -pronarët” do kompensohen. Kjo deklaratë vjen pas deklaratës që bëri Kryeministri, kohë më parë, në Komunën Frakull, në Fier, ku ndër të tjera siguroi gjithë ata që kanë përfituar tokë nga Ligji 7501, se së shpejti do t’i pajiste me certifikatat e pronësisë së tokës. Këto deklarata janë një lajm mjaft i hidhur e mjaft dëshpërues për të gjithë pronarët, që në shekuj i trashëgojnë tokat e tyre dhe sot  “shteti demokratik” ua grabit. Vazhdoni leximin

Pronat më të mira janë marrë me korrupsion

– Gazeta Telegraf – http://gazetatelegraf.com

Publikuar nga Ledjana SALIU më 09/12/2013

Flet Agim Toro, ish zv/drejtor i AKP-së: Mungon vullneti politik për zgjidhjen e pronësisë

Sa hektarë truall janë kompensuar deri më sot nga AKKP-ja, kaosi në legjislacionin për pronat, mungesa e vullnetit të politikës për zgjidhjen e titullit të pronësisë, zgjidhja e problemit të pronësisë nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”, dëmi në kurriz të pronarëve nga Ligji famëkeq 7501 dhe nga legalizimet falas janë çështjet kryesore që trajtohen në pjesën e dytë të intervistës, dhënë gazetës “Telegraf”, me z. Agim Toro, ish zv/drejtor i përgjithshëm i AKKP-së. Vazhdoni leximin

Letër publike e shprehjes së qëndrimit të pronarëve drejtuar Ambasadorit të BE z. Ettore Sequi, Komisionerit z. Stefan Füle dhe autoriteteve të BE-së

LETËR PUBLIKE E SHOQATAVE “PRONËSI ME DREJTËSI” DHE “BREGDETI”

Botuar në Gazetën Telegraf, 12 nëntor 2013

Botuar në Gazetën Telegraf, 12 nëntor 2013

Për sa kohë që pronat e konfiskuara nga regjimi komunist nuk janë kthyer, Kushtetuta shqiptare shkelet, korrupsioni i bazuar në keqmenaxhimin e pronës do të vazhdojë  të lulëzojë , titujt e pronësisë do të mbeten të pasigurt dhe asnjë investitor serioz nuk do të guxojë të investojë në Shqipëri.

Edhe mbas 20 vjetësh nga dita e pranimit të parimit të kthimit të pronave të konfiskuara padrejtësisht nga regjimi komunist dhe miratimi i legjislacionit përkatës, shteti shqiptar ende nuk zbaton detyrimet e tij kushtetuese  (nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës). As vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk janë zbatuar  dhe në korrik të vitit 2012 është ndërmarrë një nismë për  procedurë  gjykimi pilot . Vazhdoni leximin