Qeveria ligj të ri për pronat. Shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeve

Botuar në Sot News, 5 maj 2015

 Qeveria ligj të ri për pronat, shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeveQeveria shqiptare së shpejti do të sjellë për diskutim një ligj të ri për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave të shtetëzuara në mënyrë të padrejtë. Aktualisht janë disa institucione që janë në bisedime e sipër për të gjetur formulën e re të kthimit dhe kompensimit të pronave. Mes këtyre institucioneve është Ministria e Drejtësisë, Banka Botërore dhe grupe të tjera të interesit. Këtë fakt e bëri të ditur nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, Olti Rakulli në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, ku kërkoi shtyrjen më 6 muaj për shqyrtimin e mbi 8 mijë dosjeve me ligjin aktual. “Një vit më parë qeveria miratoi një plan veprim. Çështja e pronave është në zgjidhje përfundimtare, ku agjencia së bashku me ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave, ka kryer në vijimësi tryeza me diskutime të hapura për konsultimin dhe shqyrtimin e projektligjit të ri për pronat, që do të propozohet së shpejti”, tha Rakulli. Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tha se institucioni është në bisedime me disa palë të tjera. Vazhdoni leximin

Pronat, orteku që ka vënë para ekonominë

Postuar më: 20 Prill 2015 09:18 në MAPO

tirana kaotikeÇështjet e pazgjidhura të pronësisë po largojnë investitorët nga vendi dhe po mbajnë peng zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe bujqësisë. 500 mijë pronarët e rinj të krijuar nga dhënia e tokës në përdorim me ligjin 7501 në vitin 1991 kanë fragmentarizuar tokën bujqësore në 350 mijë ferma. Pasojat, treg i deformuar çmimesh dhe korrupsion në të gjitha nivelet. Qeveria, para rrezikut real të mosshlyerjes së kompensimeve të fituara nga ish-pronarët në Gjykatën e Strasburgut

Nga Blerina Hoxha, Monitor

Statusi i pronave të shqiptarëve është në ditët më të zeza që nga krijimi i shtetit dhe më tutje. Shtetëzimi i pasurive të paluajtshme nga reforma agrare e viteve 1950-1960 nuk qe asgjë para ndarjes për frymë të tokës bujqësore dhe fragmentarizimit në 3 milionë pasuri që bëri qeverisja demokratike në vitin 1991, me ligjin 7501.

Toka bujqësore e dhënë në përdorim ka krijuar 500 mijë pronarë të rinj në kurriz të pronarëve realë, sot nuk mund të zhbëhet më. Qeveria ka nisur procedurat për të bërë pronarë përdoruesit e ligjit 7501, ndërkohë zhvillimi i bujqësisë, turizmit, investimeve private do të mbeten përjetësisht peng i këtij zhvillimi të çorganizuar gati me dashje në ndarjen e pronësisë.

Çështja e pazgjidhur e pronave është bërë shkak për nxitjen e informalitetit, ndërtimeve pa leje, tregut të deformuar të pasurive të paluajtshme dhe së fundi, akumulimi i shumave të mëdha që duhen për kompensimin e ish-pronarëve që kanë fituar betejën me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, është kthyer në rrezik fiskal. Qytetarët që nuk kanë zënë tokën e askujt do të detyrohen të paguajnë me taksat e tyre faturën që buxheti i shtetit do të akordojë për kompensimin e ish-pronarëve.

Me 25 ligje që rregullojnë çështjen e pronave dhe 8 institucioneve të posaçme që mbikëqyrin procesin, statusi i pronave është ngatërruar edhe më keq, duke u kthyer në një nyje të pazgjidhshme dhe sot vlerësohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, organizatat e biznesit dhe Banka Botërore si pengesa themelore për zhvillimin ekonomik të vendit. Pas çdo dështimi në investime, shihet si shkak prona, e cila është ndërruar në një kancer malinj, që po e çon në greminë të ardhmen e qëndrueshme të vendit.

“Që prej tre vitesh, kur kam filluar të punoj me Shqipërinë, e kemi ngritur çështjen shumë të thellë të të drejtave të pronësisë, se si ato ndikojnë negativisht në ekonomi dhe në investime. Nuk kemi parë që kjo reformë të ecë përpara. Po diskutojmë me qeverinë, që po përpiqet të bëjë diçka për këtë. Një tjetër problem është ai i kompensimeve me urdhër të Gjykatës Europiane, që është gjithashtu një rrezik fiskal. Këto janë të gjitha probleme shumë të thella” ka pohuar shefi i FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, në një intervistë për Monitor.

 

Vazhdoni leximin

Na Shkruajne nga Shqiperia- QEVERITE DHE INSTITUCIONET NDERKOMBETARE, SHKAKU I ANARKISË SË PRONAVE

Gazeta Telegraf, 26 Mars 2015

Gazeta Dielli, 24 Mars 2015

Shkruan: Ing.Isuf BODO/
Pronar autokton nga fashati Dukati i Vlorës/

Opinionet e ndërkombëtarëve në 2014 për antarësimin e Shqipërisë në BE dhe Progres Raporti i KE 2014 për Shqipërinë kërkon që Shqipëria të rishikojë dhe përmirësojë strategjinë e reformës së pronës, duke u konsultuar me pronarët dhe vendimet e GJEDNJ. Ashtu si drejtori i FMN në Tiranë, zoti Nadeem Lahi, filloi të reflektojë për pronat, presim që dhe ambasadorë të tjerë të shprehen . Zgjidhja e drejtë juridike dhe pa kosto realizohet nëse ndërkombëtarët vendosin mbi tryezë për diskutim platformën dhe projektligjin që kanë propozuar shoqatat “Pronësi me drejtësi”, “Bregdeti” dhe “Krahina Jonë“. Por po mbushen 25 vjet që loja me pronat kalon nga mashtrimi në mashtrim .Fillimisht nisi me nje ligj të gabuar ku shteti me ligjin 7501, specifikisht me nenin 8 të tij, pengoi kthimin e pronës së grabitur tek i zoti, por shpalli vehten ‘’ZOT’’dhe pronar të saj. Kjo është mbijetesa e diktaturës në kushtet e pluralizmit me frazeologji demokratike. Pjesa antikushtetuese e këtij ligji djallëzor shënoi fillimin e korrupsionit dhe të kriminalizimit të shtetit. Sot pasojat janë të qarta dhe i pranon publikisht dhe perfaqësuesi i FMN, sepse e drejta e pronësisë, ka bërë hapa prapa në këto 25 vjet të shpalljes zytare të vdekjes se diktatures. Pasojat janë se shqiptarët po vriten me njeri tjetrin, konfliktet për pronën kanë ndarë vëllezerit nga njeri tjetri, është futur sherri brenda familjeve, ndërmjet familjeve, në fis e në fshat , duke shkaktuar deri tani mbi 8000 të vrarë dhe këto janë të deklaruara nga vetë deputetët.

Vazhdoni leximin

ZERI I KRAHINES “DUKAT-TRAGJAS E RADHIME”: GANGRENA 24 VJECARE ME PRONAT

Botuar në Gazetën Dielli, 1 mars 2015

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS “KRAHINA JONË DUKAT, TRAGJAS RADHIMË” LIDHUR ME POZICIONIMIN E BANKES BOTERORE PER PRONAT

Tiranë, me 01.03.2015

Sipas njoftimit të AKKP, me 26 Shkurt 2015, ky institucion ka zhvilluar një takim të frytshëm pune me ekspertë ndërkombëtarë nga Banka Botërore në kuadër të programit të Qeverisë për procesin e reformimit ligjor dhe institucional.
Sipas informacionit ekspertët e Bankës Botërore u shprehën pozitivisht për hapat e ndërmarrë deri tani dhe do të kërkojnë gjetjen e një formule të re, për kompensimin e subjekteve të shpronësuar .

AKKP dhe ekspertët e B. Botërore pretendojnë se në zbatim të vendimit pilot të GJEDNJ “Manushaqe Puto/2012 ” kanë realizuar një analizë të hollësishme të legjislacionit mbi çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës dhe kanë evidentuar masat e nevojëshme për përfundimin e shqyrtimit administrativ për dosjet pa vendim përfundimtar (janë mbi 8000 dosje), për të realizuar kështu respektimin e të drejtës së pronësisë për subjektet e shpronësuar.

Sipas njoftimit të AKKP pronari do të shihet si partner me qeverinë për të zhvilluar projekte në të gjithë territorin. Reforma do të realizojë një proces për kthimin e pronës në mënyrë të unifikuar dhe në zbatim të planeve zhvillimore dhe strategjike të qeverisë sipas rregullave të përcaktuara dhe një proces kompensimi të bazuar në parimet kushtetuese për një shpërblim të drejtë për pronaret dhe real për buxhetin e shtetit dhe pretendohet se kjo “Reformë” pritet të përfundojë brenda muajit Prill 2015. Këto janë fjalë të bukura dhe shfrytëzim i ndërkombëtarëve për të justifikuar greminën dhe për të na bindur të pranojmë kompensimin në vend të kthimit fizik , si një lëmoshë bamirësie. Projekti është i gabuar dhe antikushtetues që në themel.

Gabimet me pronat janë gangrene 24 vjeçare e Shteti Shqiptar që ka në themel platformën e katovicës të realizuar nga kryeministrat e periudhës 1991-2014.

Vazhdoni leximin

Ja si i pajisi Kryerregjistruesi, mashtruesit me tapi

Botuar në Gazetën Telegraf më 01/04/2014

Elbasan tjetërsohet prona, pajisen më tapi mashtruesit

Problemi i pronave edhe në qytetin e Elbasanit ka qenë, dhe mbetet, një fenomen që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme korruptive. Falsifikimet, ryshfetet, zvarritjet, apo edhe grabitja e trojeve, dhe pronave të tjera me vendime gjykate dhe tapi të paligjshme, janë disa prej veçorive të problemit të korrupsionit, që ka mbërthyer prej vitesh institucionet e shtetit në Elbasan, duke nisur nga ish-AKKP e duke përfunduar tek gjykata dhe ZRPP. Kjo e fundit, pra Hipoteka, mbetet institucioni që akuzohet nga familjet autoktonase elbasanase, lidhur me paligjshmërinë dhe aferat korruptive.

Vazhdoni leximin