RRETHI VICIOZ I ÇËSHTJES SË PRONËS

Botuar në Gazetën SHQIP nga Arjola Tola, më 7 prill 2014

Shtyrja për një vit e afatit nga Gjykata e Strasburgut për mospranimin e ankesave të reja për cenimin e së drejtës së pronës, kundër institucioneve shqiptare, është njëkohësisht lajm i mirë dhe i keq, me gjithë deklarimet kontradiktore lidhur me këtë.

Kjo shtyrje e afatit rikonfirmon edhe njëherë se situata me pronat ka mbetur kaotike dhe, përpjekjet e deritanishme për ta zgjidhur atë kanë dështuar. Ajo rikonfirmon atë çfarë në mënyrë permanente, nga viti 2005 thonë progres-raportet e BE-së për pronat. Gjithashtu rikonfirmon atë me të cilën përballet çdo shqiptar, të cilit i është dashur të merret qoftë edhe njëherë të vetme me çështje pronësie. Ndërkohë, fakti që kjo vjen përsëri në vitin 2014 nga një institucion i këtij niveli, e bën këtë një lajm të keq. Vazhdoni leximin

Çfarë kërkojmë prej Kryeministrit Edi Rama, prej gjithë Deputetëve, prej Politikës së Brukselit dhe Washingtonit

Galeri

Demokracia fillon kur t’i ktheni shqiptarit pronën që ia grabiti diktatura Duke ndjekur në TV diskutimet e deputetëve për programin e Qeverisë Rama, me datën 14-15 Shtator 2013, si shtetas ndjej detyrimin qytetar, moral dhe patriotik të ripërsëris edhe një … Vazhdoni leximin

Bregdeti disagrees with the World Bank Issue Brief on Property Rights Management in Albania

In April 2012 the World Bank published an Issue Brief “Governance in the Protection of Immovable Property Rights in Albania: A Continuing Challenge“. Bregdeti Association points out that the World Bank’s recommendations violate Articles 181 and 41 of the Albanian Constitution of 1998. In an effort to attract the attention of the higher World Bank authorities with respect to the errors and contradictions of the report, Bregdeti wrote on September 28 to the World Bank Director, Dr. Jim Yong Kim. Vazhdoni leximin

Bregdeti kundërshton konkluzionet e raportit të Bankës Botërore mbi Pronat

Në prill 2012 Banka Botërore publikoi një raport “Qeverisja në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e paluajtshme: një sfide e vazhdueshme” (majtas, publications and reports). Shoqata Bregdeti denoncon rekomandimet e raportit që shkelin nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës së Shqipërisë të 1998. Përmes një letre që i dërgoi më 28 shtator drejtorit të Bankës Botërore, Dr. Jim Yong Kim, Bregdeti i tërheq vemendjen instancave drejtuese të Bankës mbi gabimet dhe kontradiktat e raportit të Bankës Botërore. Vazhdoni leximin