Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015

D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 133/2015 “PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE”.

Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Nr. Dekretit 9377
Tiranë, më 29.12.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin  e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”

Të nderuar deputetë,

Në seancën plenare të datës 5 Dhjetor 2015, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.133/2015 “Për Trajtimin dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”. Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 11 dhjetor 2015. Vazhdoni leximin

Reklama

C’kërkuan pronarët në takimin me Presidentin Nishani

Botuar në Gazetën Dielli, 28 Tetor 2015

1 ok Pronaret presidenti
Nga Merko Bozhanaj

Me datën 23 Tetor 2015 së bashku me Kryesine e Shoqates Krahina Jonë dhe përfaqësues të shoqatave të tjera të pronarëve, unë Merko Bozhanaj, morra pjesë në takimin që u organizuar nga Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani , për problemin e pazgjidhur të pronave tona të trashëguara. Presidenti shprehu preokupimin e tij të thellë për rëndësinë që ka zgjidhja e anarkisë së pronës duke u mbeshtetur në parimet dhe detyrimet kushtetuese si dhe në kërkesat e vendimit pilot të GJEDNJ. Zgjidhjen me përparësi të problematikës së këtij takimi vetë Presidenti e vlerësoi me rëndësi kombëtare. Eshtë fakt se vlerat morale të shoqërisë shqiptare në këto 25 vjet janë dëmtuar shumë dhe perspektiva e Shqipërisë në BE është e penguar pa u zgjidhur problemi i pronës private. Këtë e ndjejnë të gjitha familjet që vuajnë nga papërgjegjshmëria e Ramiz Alisë dhe e dy kryetarëve të PD dhe PS ne 1991 Sali Berisha dhe Fatos Nano, të zgjedhur prej tij, që imponuan vjedhjen me ligj të pronës së njeritjetrit dhe këtë platformë e servirën këtë si demokraci. Eshtë e pajustifikushme që kjo rrugë djallëzore vazhdon edhe sot. Të gjithë jemi koshientë se politikanët dhe partitë politike po tallen me pronarët, duke e nëpërkëmbur të drejtën e tyre. Mendova, që para Presidentit të Republikës, te shpreh mendimin e gjithë bashkëfshatarëve të mij që presin nga Shteti demokratik t’u kthejë fizikisht çdo trungu familjar pronat e tyre të trashëguara, një e drejtë, që Shteti po vazhdon të na i mohojë me demagogjinë e kompensimeve dhe me legalizimin e pushtimeve. Politikanët kujtohen për pronarët kur afrojnë fushata e zgjedhjeve parlamentare, prandaj ndër të tjera unë dhe pronarë të tjerë, që shteti pseudodemokratik na mohon pronën tonë, i parashtuam Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht garant për zbatimin e Kushtetutës se:

Vazhdoni leximin