Presidenti për ligjin e pronave në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

Rilindja Demokratike, 23 mars 2016

Presidenti Bujar Nishani i ka shprehur dje në Strasburg Presidentit të ri të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi shqetësimin e tij në lidhje me ligjin e ri të qeverisë për pronat. Ligj që thelb synon mohimin e të drejtës së pronësisë pronarëve.

Një vëmendje të veçantë Presidenti Nishani ia kushtoi çështjes së pronave dhe kompensimit të pronarëve të shpronësuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si një e drejtë fondamentale dhe një nga prioritetet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kreu i shtetit e njohu Raimondin me këndvështrimin e tij për ligjin e miratuar së fundmi nga Parlamenti shqiptar për kompensimin dhe trajtimin e pronës, si dhe evidentoi ankimimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se, “përmes këtij ligji është prekur standardi i vendosur përmes Kushtetutës dhe jurisprudencës së saj, por edhe standardi i vendosur nga Konventa dhe jurisprudenca e saj, si dhe janë anashkaluar edhe mesazhet e dhëna nga GjEDNj jo vetëm përmes vendimit pilot, por edhe çështjeve më të fundit të trajtuara prej saj”. Vazhdoni leximin

Reklama