Qeveria, jo demagogji, por kthimin fizik të pronave

Nga Seri Allushi

Botuar në Gazetën Telegraf më 28/11/2014

pronaShkrimi me titull “(Mos) kthimi i Pronave i botuar në gazetën “Telegraf” në datën 21. 11.2014, pasqyron me vërtetësi absolute masakrën shtetërore që kanë bërë drejtuesit kryesorë të Politikës Shqiptare, pas vitit 1990. Moria e ligjeve e vendimeve që kanë miratuar në Parlament e Qeveri, jo për ta zgjidhur kthimin e pronës, por për ta bërë sa më konfliktuale tregon sa papërgjegjshmërinë aq edhe keqdashjen e tyre. Kjo ka ndodhur, sepse liderët kryesor të PD/ PS-së, etj., kanë qenë të interesuar që situata të jetë e tillë, në mënyrë që të mundësonin korrupsionin. Shkrimi prezanton me shifra konkrete situatën tejet konfliktuale, tërësisht antikushtetuese, tërësisht në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe që tërë populli shqiptar është në armiqësi me njëri-tjetrin. Si mundet, që një drejtues lider i një partie të kërkojë nga populli që ta votojë për ta qeverisur, kur gjithë popullin e kishte dhe e ka në konflikt të përjetshëm dhe, megjithëse, premton nuk e zgjidh konfliktin? Si mundet që një parti politike të kërkojë qeverisjen, duke mos garantuar zbatimin e Kushtetutës, e pasi fiton, deklaron se do zbatojmë 7501-n? Pse Presidenti i Republikës, megjithëse kur merr detyrën, BETOHET se do garantojë zbatimin e Kushtetutës dhe kjo është detyra kryesore e tij, qëndron në detyrë, kur nuk e garanton zbatimin e saj? Po Gjykata Kushtetuese përse është e përse paguhet?

Vazhdoni leximin

ZGJIDHJA E PRONES ËSHTË PENGUAR NGA MUNGESA E NDERSHMËRISË DHE PATRIOTIZMIT te DREJTUESVE te SHTETIT

Duke marrë shkas nga mendimet e z. Lulzim Basha te shprejura ne gazeta te ndryshme dhe nga mendimet e shprehura nga prof Ago Nezha për dhe zgjidhjen e problemit të pronës së mohuar në 22 vjet , në gazetën Telegraf të datës 30.07.2013 në emër të punës së madhe që kemi bërë për të përballuar këtë situateë sqaroj sa vijon: Jam dakort se prona e trashëguar është themeli i demokracisë dhe pasojat nga anarkia me pronat janë më të dëmshme se të gjitha pushtimet që ka pësuar populli shqiptar dhe me shumë të drejtë z. Ago Nezha, thotë se Shqipëria do të rilindë kur prona ti kthehet pronarit original. Eshtë i drejtë mendimi se prona nuk mund të vazhdojë ti lihet atij që u bë pronar me hiletë dhe padrejtësitë që prodhoi pushteti në këto 22 vjet, që propagandohen si risi e demokracisë. Jam dakort me z. Nezha kur thotë se pushteti i “demokratëve “ ka përdorur arrogancën, arbitraritetin, padrejtësinë në kuriz të pronarëve legjitimë dhe ka prodhuar sistemin demokratik “monstër”. Ajo për të cilën unë nuk jam dakort me prof. Nezhën është se në apelin e tij, ai kufizohet tek himariotët dhe dukatasit. Kjo tregon se ai nuk njeh ose mohon rrolin e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” .Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, që në vitin 1991 e deri sot i ka kritikuar shumë ashpër drejtuesit e të dy forcave politike PD dhe PS që kanë zëvendësuar njëra tjetrën në këto 22 vjet . Me një fjalë të vetme dhe pa gabuar shumë kjo periudhë mund të quhen berishizëm i vjedhjes së pronave por nga kjo kanë përfituar klanet e djathta dhe klanet e majta. Mesa kuptoj prof. Ago Nezha nuk është në dijeni se Shoqata “Pronësi me Drejtësi, ka pasur degët e saj në të gjitha fshatrat e jugut, përfshi edhe Dukatin ku kryetarët e saj z. Rrahmën Pali dhe më vonë Qerim Bezhani, kanë dhenë një kontribut të çmuar, se “Pronësi me Drejtësi” i ka dhën mbështetjen më të madhe protetës së Dukatit jo vetëm në median vendase por dhe në gazetën “Dielli” dhe ka kërkuar mbështejen nga patriotët e “Vatrës” në SHBA. Fatkeqsisht protesta burrërore e Dukatit u shua sepse u infiltrua nga politikanët grabitqarë, por dhe nuk u mbrojt sa duhet nga intelektualët . Kjo ishte rezultat i helmit të futur në trurin e shoqërisë shqiptare përfshi dhe në median e mercenarizuar nga politika e pehlivanëve të pluralizmit. Prandaj siç jam shprehur në shkrimet e mëparshme theksoj përsëri se detyra më kryesore për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën është që grupimet që drejtojnë ti kthejnë nga klane që kanë luftuar të sasurohen në Parti Politike me platforma të qarta demokratike, që respektojnë të drejtat e njerut dhe interesat kombëtare.

Sipas Prof. Ago Nezhës , rrugëzgjidhja është që : Shoqata “Bregdeti” së bashku me shoqatën “Dukati” të bashkërenduara edhe me simotrat që vuajnë nga e njëjta “sëmundje” duhet të ndërgjegjësojnë dhe të motivojnë çdo individ, se pa vajtur prona tek i zoti, nuk mund të ketë liri, demokraci …”, se “është koha që individët brenda komunitetit të gjejnë gjuhën e përbashkët, nëpërmjet një gjykimi me mënçuri të problemeve delikate”, se “ kërkesa e shoqatave bregdetare për pronat, duhet të unifikohet, të jetë permanente dhe të trokasë herë pas here në veshin e qeverisë…” Këto mendime të prof Agos, janë të mira për janë të mangëta. Ne kemi luftuar për demokracinë nëpërmjet ligjit dhe për standard të njëjta dhe kushtetuese . “Pronësi me Drejtësi” së bashku me shoqatën “Bregdeti” kanë 22 vjet, që duke bashkërenduar punën e tyre kanë sensibilizuar pronarët e Shqipërisë, Këshillin e Europës dhe Shtëpinë e Bardhë . Këtë e pasqyrojnë përgjigjet e tyre një pjesë të të cilave i kemi publikuar në media. Fatmirësisht me ndihmën e intelektualëve patriotë kemi hapur në internet faqen e shoqatave tona http://www.defendingproperty.com, ku janë të paraqitura një pjesë e veprimtarisë tonë për këtë problem. Janë me dhjetra të rinj që kanë nënshkruar peticionin tonë me moton “Vepro tani” dhe kanë komentuar artikujt e publikuar në këtë faqe internet. Ftojmë të gjithë shtetasit, që përdorin internetin të shprehin lirisht mendimet e tyre në faqen e shoqatës.

Në këto 22 vjet ne kemi bërë maksimumin e mundëshëm me politikanët. Projektligji i fundit për pronat që kemi përgatitur me specialistë vendas dhe të huaj i publikuar edhe në internet dhe i dërguar dhe në kancelaritë jashtëme është si instrument që pastron gabimet e bëra në këto 22 vjet nga politikanët dhe zgjidh problemet e pronës në përputhje me detyrimet kushtetuese, me kërkesat e Komitetit të Ministrave të KE, me kërkesat e vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut të dt 31 korik 2012 dhe rezolutat e Senatit të SHBA. Kjo punë e mirë e shoqatave tona, nuk u përfill nga Sali Berisha dhe nuk e dimë se si mendon ai, por ashtu siç shprehet dhe Prof. Ago, është difekt i rëndë i personalitetit të Sali Berishës, qëndrimi tij negativ ndaj pronarëve dhe shoqatës tonë. Reagimi Berisha i muajit të fundit ishte vendimi për nxjerrjen në shitje të trojeve në Ksamil dhe në Vlorë me etiketën e pronave të ushtrisë ?? Mediat diskutuan nëse urdhërin e ka firmosur ministry i mbrojtjes Arben Imami apo minstri i Ekonomisë. Këto janë gjepura për të hedhur hi syve. Këta ministra apo e gjithë qeveria mund të kenë të drejtën të privatizojnë pronat që kanë zot vetëm nëse ata munden që paraprakisht të na vërtetojnë se kanë të drejtë ligjore trashëgimie nga pronarët e ligjshëm të atyre pronave ose e kanë atë pronë të dhuruar apo të blerë prej tyre. Prandaj gjëja më e mirë që mund të bëjnë këshilltarët e kryeminstrit Sali Berisha është që ti këshillojnë atij, t’i anullojë vetë këto veprime antikushtetuese ose minstrit (cilido qoftë ai) të feruzojë të firmosi këtë akte vjedhjeje.

Fatmirësisht në faqen e shoqatës, ne kemi bërë publike kërkesat dhe zgjidhjen ligjore të problemit si dhe projektligjin, që mendojmë se i përmbush këto kërkesa që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare dhe me siguri i përfshijnë dhe kërkesat e prof. Agos. Problemi i pronës zgjidhet shpejt dhe pa faturë financiare por është penguar nga mungesa e ndershmërisë dhe e patriotizmit të individëve që kanë drejtuar këtë vend. Eshtë fakt se zoti Edi Rama është angazhuar se do ta zgjidhi me prioritet problemin e pronës dhe për këtë së shpejti për të fillon periudha e provës. Gjithsesi zgjidhja e shpejtë e problemit të pronës kërkon patriotizmin edhe të Lulzim Bashës por dhe një demokraci të drejtuar nga perëndimi.

Rrapo Hajredin Danushi

Kryetar i Shoqates Kombetare “Pronesi me Drejtesi”