Diabolizmi është materializuar te politikanët që shkaktuan anarkinë e pronës

Botuar në Gazetën Telegraf më 22/09/2014

presidenti-me-papen-305x230Promemorie Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani, në reflektim të mesazhit historik të Hirësisë së tij, Papa Françesku në Tiranë

I nderuar zoti Bujar Nishani, Ju drejtohemi publikisht si President i Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Mesazhet apostolike të Papa Françeskut në Meshën e Shenjtë të ditës së diel 21 Shtator 2014 në Tiranë, me siguri që kanë ndikuar dukshëm në mentalitetin e të gjithëve përfshi politikanët mëkatarë.

Fjala juaj në përshëndetjen e mirëseardhjes për Papa Françeskun ishte shumë e mirë, por ajo ka nevojë për reflektim të mëtejshëm. Besimet e ndryshme fetare nuk kanë shkaktuar gjakderdhje, në popull shqiptar, siç kanë shkaktuar ligjet për pronat. Diabolizmi është materializuar në politikanët e pluralizmit të pas vitit 1991, që kanë shkaktuar anarkinë e titujve të pronësisë; që vuajtjes së shkaktuar nga diktatura komuniste për 45 vjet, i kanë shtuar dhe 23 vjet diktaturë të maskuar, po jo vetëm kaq.

Vazhdoni leximin

Ardhja e Papa Franceskut, pronarët: Shpresojmë në ringjalljen shpirtërore të politikanëve mëkatarë

Botuar në Gazetën Telegraf më 21/09/2014

VTë gjithë shqiptarët presin me padurim të dëgjojnë Meshën e Madhe dhe të Shenjtë të Hirësisë së tij, Papa Françesku në Tiranë. Këtë meshë historike në mënyrë të veçantë e presin pronarët e grabitur me ligjet e diktaturës komuniste dhe të rigrabitur dhe nëpërkëmbur nga postkomunizmi.

Anarkia e pronës është problemi më shqetësues i shoqërisë shqiptare që politikanët prej 24 vjetësh për shkaqe të ndryshme po e anashkalojnë.

Nëse prona e grabitur nga diktatura, në shumicën e territorit të Shqipërisë u kthye tek i zoti, që në vitin 1991, për pronarët e zonave turistike bregdetare, prona u përvetësua nga oligarkia politike. Prej vitit 1991 pronat e zonave turistike nuk janë kthyer tek i zoti. Politikanët dhe deputetët e që kanë përfituar padrejtësisht këto prona në zonat turistike, flasin për kompensim dhe legalizime, sepse kanë interesa ta mohojnë kthimin fizik. Me ligje që janë antikushtetuese ose Nul, që nga fillimi, oligarkia dhe klanet e politikës kanë përvetësuar në zonat turistike prona, që me kohë duhet të ishin kthyer tek i zoti. Asnjë nga okupatorët e atdheut tonë në këto 600 vjet, nuk na e ka mohuar në mënyrë kaq të shëmtuar pronën e trashëguar sa qeveritë e periudhës së pluralizmit korruptiv.

Vazhdoni leximin