
ÇFARË DO TË THOJA PARA DEPUTETËVE NË KUVEND SIKUR TË MË FTONIN PËR LIGJIN E PRONAVE QË KA MIRATUAR QEVERIA/
Nga NURO KULLURI /*
Nëpërmjet mundësisë që lejon media e lirë dhe demokratike dëshiroj të them me sinqeritet për të gjithë deputetët, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, që dëshirojnë të mirën e shqiptarëve si popull dhe si shtet, se e keqja për popullin buron nga fakti se qeveritarët tanë që janë në pushtet nga viti 1991 e në vazhdim, mendojnë vetëm për interest e tyre të ngushta. Rreziku për popullin dhe Shqipërinë janë politikanët tanë të kujtdo partie, që është formuar në periudhën e pluralizmit që lejoi dhe manipuloi Ramiz Alia. Për të dalë nga këneta porkomunste duhet që ndërkombëtarët të kushtëzojnë Qeverinë që të hapi arkivat e shtetit dhe regjistrat e shtetëzimeve të pas vitit 1945 dhe të kthejnë pronën e marrë pa të drejtë tek pronarët e ligjshëm. Vetëm në këtë mënyrë do të hiqet thika nga qafa e popullit. Vazhdoni leximin