LETER NGA SHBA- SHTETI KOMUNIST MA KONFISKOI PRONEN, QEVERIA DEMOKRATIKE MA KTHEU ME 1993, PROKURORJA NUK E NJEH NE 2016!

Gazeta Dielli, The Sun, 10 maj 2016

1 pena

Nga Loro Stajka/

Fredericksburg,USA/

Prokurorit të Përgjithshëm z. Arben LLalla/
Per dijeni:/
*Presidentit të Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Bujar Nishani/
*Ambasadorit të SHBA në Tiranë zotit Donald Lu dhe Ambasadores së BE znj. Romana Vlahutin/
*Shtypit të lirë dhe opinionit publik që presin reformën në drejtësi dhe ndihmën e FBI për dekriminalizimin e Vendit./
Zotëri të Nderuar
Quhem Loro Stajka,jetoj në SHBA prej disa dekadsh.Unë kërkoj ndërhyrjen tuaj institucionale për të mos lejuar prokurorët që abuzojnë, na hedhin hi syve dhe të tallen me të drejtat tona për pronën e trashëguar përveç rastit kur ajo nevoitet për nevojat publike siç përcakton neni 181 i Kushtettës dhe praktika e jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.
Ju lutem të analizoni vendimin e datës 23. 03.2016 “të Prokurorisë së Rrethit Shkodër për mos fillimin e hetimeve për kallzimin penal nr.410, te vitit 2016”.  Shkelja nga kjo prokurore është flagrante, sepse ajo abuzon me shkresat dhe nuk i analizon ato përballe dokumentave të mia që vetë i ka cituar.

Vazhdoni leximin

PSE REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË NË RRUGË TË GABUAR

Botuar në Gazetën Dielli, 17 Jan 2016

LETËR PUBLIKE DREJTUESVE TË POLITIKËS DHE TË SHTETIT SHQIPTAR

NGA LORO STAJKA-SHBA

1 Envelope

Duke uruar që ta keni të sinqertë dëshirën për të bërë shtet dhe nuk ju mungon partiotizmi, ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre të hapur. Quhem Loro Stajka,jam nga Shiroka, jetoj prej ma shumë se 50 vjet me familjen time në SHBA, por ndjek me vëmendje zhvillimet e politikës në Shqipëri. Lidhur me dështimin e marrëveshjes ndërmjet PS dhe PD për problemin e reformës në drejtësi, gazeta Shqiptare dhe gazeta Shqip e dates 16 Janar 2016 ka publikuar mendimin e z. Pandeli Majko, që mbështet mendimin e Kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen nëpërmjet referendumit. Në pamje të parë kjo duket shumë mirë por thelbi i problemit dhe i kundërshtimeve duket se është të mbrohet me çdo kusht korrupsioni pushtetar. Në rradhë të parë i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, ministrit të Drejtësisë zotit Ylli Manjani, zotit Pandeli Majko dhe të gjithë drejtuesve të politikës dhe të shtetit Shqiptar, për të ju thënë troç se si të majtë dhe të djathtë po nuk korigjuat gabimet me pronat, jeni ju që po shkatëroni Shqipërinë. Ju keni 25 vjet që po flisni për drejtësi, për të drejta të njeriut, për Kushtetutë dhe shtet ligjor por jeni në rrugë të gabuar. Ju nuk keni vullnetin ti analizoni mendimet nga populli dhe kufizoni lirinë e medias. Unë jam i djathtë, por me konceptet perendimore. Ishte regjimi i diktaturës ai që më detyroi të arratisem nga vendi im dhe për këtë, pa gjyq dhe vetëm me urdhër të Komitetit të partisë më kanë sekuestruar shtëpinë në Shirokë dhe oborin rreth shtëpisë, por i atillë ishte ai sistem. Por nuk mund te justifikoj pse ky mentalitet antikombtar vazhdon edhe sot e kesaj dite. Vazhdoni leximin

APEL PUBLIK TË GJITHË DEPUTETEVE TE KUVENDIT TE SHQIPËRISË

1 Kuvendi shqiperise

Nga Loro Stajka- Fredericksburg,USA/
Zotëri deputetë,/
Quhem Loro Stajka. Jam nga Shiroka e Shkodres, por i deryruar nga represioni i diktaturës sllavokomuniste jam detyruar të arratisem dhe jetoj në SHBA qysh prej vitit 1957. Prej 23 vjetësh po përplasem me korrupsionin me pronat që të më kthehet prona që më grabiti diktatura, por nuk po ju drejtohem per pronën time, por për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar  dhe rruga me të cilën Kryeministri Edi Rama  po kërkon të sakrifikojë Shqipërinë, të  justifikojë këtë aferë antikombëtare  duke  kërkuar në Kuvend për ta miratuar si ligj , këtë djallëzi që ai e quan zgjidhje të problemit të pronave.

Vazhdoni leximin

Ligji 7501, rruga e tradhtisë kombëtare

Nga Loro Stajka, SHBA

Botuar në rubrikën “letër në redaksi” të Gazetës Telegraf, 11 dhjetor 2013

Duke i njohur gazetat përmes internetit kam preferuar gazetën tuaj. Ju që jetoni në Shqipëri e dini dhe e ndjeni me mirë se unë se Ligji 7501 për atë pjesë që pronarëve i mohon pronën e të parëve, është rruga e tradhtisë kombëtare. Vjedhja e pronës së tjetrit ka qenë dhe do të mbetet imorale, si me kanun e zakon, edhe me ligjet e çdo kohe. Vazhdoni leximin