Pronat shqiptare, ligji i ri kthen polemikat e vjetra

Zëri i Amerikës, 10 maj 2016

Qeveria shqiptare po përgatitet të paraqesë përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ligjin e ri për trajtimin e pronave dhe aktet nënligjore si përpjekjen më të madhe shtetërore për të zgjidhur cështjen e pronave në mënyrë përfundimtare.

Përfaqësues të shtetit shqiptar u paraqitën në fillim të prillit në Gjykatën Europiane në Strasburg me ligjin e ri të pronave, ndërkohë që në Tiranë Gjyktata Kushtetuese vendosi në fund të prillit, që ligji i ri të mos i pezullohet zbatimi, ndërkohë që vazhdon shqyrtimi i padive ndaj tij.

“Jemi në limitet, ku dëmshpërblimi, që na vjen përditë për shkak të një mosveprimi të tejzgjatur të shtetit shqiptar, nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, po rrezikon kontributin e taksave të gjithë shtetasve shqiptarë në mbushjen e buxhetit të shtetit për veprimtarinë normale të shtetit” thotë Sonila Qato, drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Vazhdoni leximin

Reklama

Skandali i ligjit të ri të pronave

Botuar në gazetën Dielli, 3 shkurt 2016, nga Andrea Stefani

Skandali i ligjit të ri të pronave

Respektimi i pronës private është guri i themelit të një shteti ligjor dhe i politikave të tij publike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve. Por ligji i fundit i qeverisë, për kthimin dhe kompensimin e pronarëve të grabitur nga diktatura komuniste, është një tjetër provë se në qeveritë shqiptare vazhdon të dominojë koncepti komunist se e drejta e pronës private mund të sakrifikohet për interesa të ashtuquajtura publike. Të ashtuquajtura “interesa”, sepse nuk mund të ketë as një interes dhe as një të mirë publike, të themeluar mbi shkeljen e të drejtës së pronës qoftë edhe të një individi të vetëm.

Mjerisht, ligji në fjalë i qeverisë “Rama” ndërtohet pikërisht mbi një shkelje të tillë me justifikimin se kështu e kërkon “e mira publike”! Por a nuk u bë edhe shpronësimi i pronarëve nga diktatura komuniste nën sloganin e “të mirës publike” pra, të të bërit “mirë” duke ja marrë të pasurve për t’ia dhënë të varfërve? Cili është ndryshimi kur pronën e grabitur nga komunizmi premton ta kthesh a kompensosh vetëm pjesërisht, me çmime qesharake që as i aviten atyre të tregut të sotëm apo duke bërë akrobacira qesharake që e katandisin të drejtën e pronarëve në “kokoshi një thelë”, me justifikimin se kështu e do “e mira publike” ngaqë shteti nuk ka para?! Prandaj a nuk kemi të drejtë që për çështjen e kthimit të pronave të frikësohemi se po përballemi me një “Rilindje” proletare? Vazhdoni leximin

Agim Toro, deputetëve: Mos votoni me urdhër të Mafies “Ligjin e Pronave”

Nga: Agim Toro

Botuar në Gazetën Shqiptare, 11 Janar 2016

Pavarësisht nga diskutimet e shumta, kundërshtimeve dhe analizën që Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” i beri -projektligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, Kuvendi i Shqipërisë e miratoi atë me shumicë të thjeshtë votash.
Lind pyetja: a janë të ndërgjegjshëm për votën e tyre këta deputetë?
Ligji i miratuar në datën 5 dhjetor 2015, vetëm pesë ditë para së Këshilli i Europës të shqyrtonte progresin për realizimin e detyrave që i ka vënë Shqipërisë për integrimin në familjen europiane. Ligji u miratua me 78 vota të maxhorancës së sotme. Midis votuesve të këtij ligji janë votat e mëse 20 deputetëve, që para 11 vjetësh votuan ligjin nr.9235  dt. 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Para 11 vjetësh këta deputetë u betuan (votuan) se do kthenin 100% pronën pronarëve të ligjshëm dhe për pronat që nuk ktheheshin do kompensoheshin 100% me çmimet e tregut sot. Por, çfarë votuan këtë radhë?
Shoqata jonë ka kundërshtuar fort projektligjin, midis të tjerave sepse: Vazhdoni leximin

Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj kundër ligjit të pronave, mesazh të fortë Ramës, Gramoz Ruçi në krah të qeverisë, ja debati

Gazeta Sot, 3 dhjetor 2015
Adriatik Doçi

 
Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj kundër ligjit të pronave, mesazh të fortë Ramës, Gramoz Ruçi në krah të qeverisë, ja debati
Në kampin e mazhorancës ka tension dhe mosmarrëveshje serioze. Burimi i tensionit është tendenca e Kuvendit për të mos miratuar ligjet e qeverisë, pa i kaluar në filtrat dhe ekspertizën e duhur. Një nga ligjet më të rëndësishme të javëve të fundit të qeverisë “Rama”, është nisma për kompensimin e ish-pronarëve. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, janë kundër miratimit të projektligjit të pronave, me procedurë të përshpejtuar, sikundër kërkon qeveria. Meta dhe Xhafaj kanë deklaruar se Kuvendi nuk mund të votojë ligje me shpejtësi, kur nuk është i bindur, duke i dhënë një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama. Të njëjtin mendim ndan edhe Fatmir Xhafaj, i cili thekon se ligji i pronave është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë kërkon një kohë të caktuar. Ndërkaq, Garamoz Ruçi, është pozicionuar në krah të qeverisë, duke kërkuar miratimin e ligjit me shpejtësi. Vazhdoni leximin

Robotët “folën” pas mesnate

Nga Axhem Ymeri
1 Kuvend
Në fakt nuk folën fare me gojë por me kartona. Ata ngritën duart lart.Në to mbanin kartonin jeshil.Ishte ora 01:18 minuta e datës 06 Nëntor 2015.Një femër e veshur me të bardha,me pamjen e një “ëngjëlli” të plagosur; njoftoi se tani do votohej për ligjin e ri të pronave(Valentina Leskaj).
Robotët dukeshin tëlodhur, mezi qëndroninnë karriket e tyre,disa anash,disa shtrembër e vetëm pak ballas.Gjysëm ore më parë dikush mori guximin dhe kërkoi mbylljen e diskutimeve për buxhetin e vitit 2014, me pretendimin se problemet dolën plotësisht , por ky propozim nuk u pranua. Nuk u pranua sepse truri i robotëve kishte akoma pak vetëdije.ata duhej të votonin vetëmkur të dallonin kartonin jeshil nga objektet e tjera dhe të mos kuptonin asgjë tjetër.
Ata nuk duhej ta kuptonin se çfarë po votonin.Sipas padronëve të politikës, deputeti duhet të jetë vetëm ushtar, pa të drejtë të mendojë, thjesht robot. Për këtë janë komanduar në listën e partisë.
Ne, vërtet duam të shkojmë në kapitalizëm, por rrugën për atje e gjejmë vetë, nuk ka nevojë të jetë ajo që kanë ndjekur të tjerët.Duke studjuar si krijohet mbivlera në kapitalizëm,më kujtohet se kapitalistët kishin gjetur një mënyrë që ndihmonte rritjen e fitimit (punës së papaguar). Në orën e pestë të punës, kur lodhja sjell uljen e rendimentit të punës tek punëtorët, ata ndalonin punën në fabrikë dhe punëtorët kalonin në mencë. U jepnin falas një bërxollë dhe një pije stimuluese për të shtuar fuqinë, me qëllim që edhe orët e tjera të punës tëvazhdonin me ritmin e mëparshëm.
Kostoja e ushqimit falas mbulohej dyfish nga rritja e rendimentit të punës.Nëkëtë mënyrë,kapitalisti i mbante punëtorët e vet të freskët për punë.
Por, “kapitalizmi” ynë komunist nuk e do trurin e freskët. Truri i freskët mendon dhe pastaj lindin pyetje e më vonë telashe.Padronët e partive, punët e “mira” i bëjnë kur truri mpihet, kur deputeti kthehet plotësisht në robot,kur ngre vetëm kartonin jeshil dhe asgjë tjetër.Edhe sonte kështu duhej të ndodhte.
Padroni i shikonte nga llozha e vet,duke mbllaçitur nëpër gojë mbeturinat e fundit të ushqimit që kishte gëlltitur shpejt e shpejt, pasi kishte shpëtuar nga ankthi i pyetjeve me “spec” të katër gazetarëve në studion e Sokol Ballës.
Dukej pozant e triumfator, i sigurt se kishte zbritur nga lart, jo produkt i njëmilion votave të dhuruara nga ata që nuk dallonin shumë nga robotët e sallës.
Padroni gjykoi se erdhi çasti kur robotët donin vetëm të votonin e jo të mendonin.Të votonin e të iknin. Pagjumësia ishte gati t’i rrëzonte poshtë karrikeve.Padroni dha sinjalin. Ora 01:18, “ëngjëlli” me të bardha foli: – “Votoni për fatin e pronarëve”
Votimi elektronik u bllokua për faj të teknikës.U ngritën kartonat jeshilë.Ora 01:20 gjithçka mbaroi.Vetëm dy minuta dhe ligji u votua. Robotët u lehtësuan dhe me shpejtësi braktisën sallën, nga frika e ndonjë urdhëri tëri. Por padroni, i kënaqur, i la të lirë.
Robotët votuan por deputetët nuk i pamë e nuk i dëgjuam ku ishin. Deputetët nuk idëgjuam në Kuvend, por as në komisionin parlamentar të ligjeve. Padroni urdhëroi qëky draft të kalonte me proçedurë të përshpejtuar, pa kaluar fare në komisionin e ligjeve. Nuk u dëgjua as zëri i grupeve tëinteresit nga qeveria. Nuk u tërhoq as mendimi i institucionit të avokatit të popullit.
Vallë kështu mbrohen të drejtat e njeriut? Kështu e mbjell drejtësinë e vet partia socialiste? Kështu është “Rilindja” e Edi Ramës? Po Europa ku duam të integrohemi, a e shikon këtë lloj “drejtësie”? Një komision për çështjet ligjore, nga Kuvendi dje miratoi projekt ligjin “për ratifikimin e protokollit nr.15 të Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave tënjeriut dhe të lirive themelore”.Çfarë konçidence! Tjetërfytyrë para Europës dhe tjetër para popullit të vet. Kyështë kryeministri ynë dhe kjo është “rilindja” tij!
Por, vallë a do ta kuptojnë ndonjëherë këta robotë se çfarë votuan? Historia përsëritet vazhdimisht për ne shqiptarët. Kjo ndodh se ne nuk dimë të nxjerrim mësime prej saj.
…..Pak histori Vazhdoni leximin