Letër nga “Pronësi me Drejtesi”, dega SHBA

Drejtuar Artan Lames, drejtor ALUIZNI dhe Edi Ramës, Kryeminister

Kushtetuta në fuqi thotë se prona është e blerë, e dhuruar dhe e trashëguar. Asnjë nen i Kushtetutës nuk thotë se prona fitohet me konfiskim, me pushtim dhe me grabitje të pronës së ligjëshme të një pronari legjitim

Në gazetat e datës 16 dhe 17 Gusht 2016 jepet njoftimi nga Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, “se po vazhdon normalisht procesin e legalizime të ndërtimeve pa leje”, “se gjatë vitit të kaluar janë bërë 40.000 legalizime”, “se kaosi ka ardhur nga sistemi i ndryshëm hartografik”, “se për të favorizuar emigrantët janë hapur sportele të veçanta për ti favorizuar ata”, “se gjatë muajit Korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi” me ritëm kolosal, “se deri në Shtator do përfundojnë edhe 4000 legalizime të tjera”…  Vazhdoni leximin

Mjaft me anarkinë e titujve të pronësisë në Bregdet!

Botuar në Gazetën Dielli, 26 prill 2015

Shkruan: Av.Axhem Ymeri, Kryetar i Shoqates “Krahina Jone Dukat Tragjas Radhime”

Pronat jugore

KERKESE PUBLIKE

Drejtuar Zotit Edi RAMA, Kryetar i PS dhe Kryeministër i Qeverisë, Zotit Ilir META, Kryetar i LSI dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Zotit Lulzim BASHA, Kryetari i PD dhe kryetar i Opozites, Gjithë kryetrëve të forcave të tjera politike të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Zotërinj të nderuar,
Shqipëria në 1991 doli nga një sistem diktature që karakterizohej nga censura e mendimit politik, por sot në 2015, në Kuvendin e Shqipërisë dhe nga të gjithë ndërkombëtarët pranohet si domosdoshmëri dekriminalizimi i shtetit, një fenomen që i është mbishtuar shoqërisë shqiptare në këto 24 vjet pluralizëm.
Të gjitha deklarimet për dekriminalizim të Shtetit, ndëshkimin e korrupsionit dhe vendosjen e shtetit ligjor, nuk do të jenë të suksesëshme dhe do të përfundojnë në humbje kohe nëse ju do vazhdoni të anashkaloni zgjidhjen e problemit të pronës dhe do të vazhdoni të insistoni në zgjidhjen nëpërmjet kompensimit. Platforma aktuale është e dështuar dhe bie ndesh me Kushtetutën. Për zgjidhjen e problemit të pronës, sygjerojmë ti referoheni reflektimit në vitin 2013 të z. Sali Berisha, politikanit, që me protogonizmin e tij antipronar për 23 vjet , solli këtë anarki mbarëkombëtare të titujve të pronësisë, që kultivoi korrupsion jo vetëm në institucionet e administratës shtetërore që merren me pronat por edhe në gjyqësor dhe sektorë të tjerë. Zgjidhjen e jep zbatimi I Kushtetutës, zbatimin e të cilës ju duhet ta deklaroni si detyrim të Shtetit.

Vazhdoni leximin