Komunikatë e Koalicionit të Pronarëve

copy-kushtetuta.jpgKRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z. EDVIN RAMA

KRYETARIT TË PD Z. LULZIM BASHA

TRUPIT DIPLMATIK , TË AKREDITUAR NE SHQIPËRI

INSTITUCIONEVE FINANCUESE FMN, B.BOTËRORE, USAID

PRESIDENTIT TE KOMISIONIT TË VENESIAS Z. GIANNI BUQUICCHIO

KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EUROPËS

PRESIDENTIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS Z. DONALD TUSK

14 QERSHOR 2016

Të nderuar zotërinj !

Kuvendi i shoqatave të pronarëve shqiptarë që përfaqëson 10 shoqata që veprojnë nga Kopliku në veri deri në Konispol në jugë të vendit, i mbledhur në nje kuvend në Dukat të Qarkut Vlorës, më datën 5 Qershor 2016, i adreson këtë apel publik drejtuesve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve.

Shoqatat tona që përfaqësojnë interesat e pronarëve të shpronësuar dhe konfiskuar me ligjet e diktaturës komuniste, kërkojmë demokracinë nëpërmjet ligjit, pronën e trashëguar, që na garanton Kushtetuta në fuqi dhe Konveta e të Drejtave të Njeriut:

  1. Qeveria Shqiptare, duke mos marrë në konsideratë origjinën e pronës dhe cilat janë pronat që duhet të kompensohet, në vend që të gjejë një mekanizëm që të rregullojë anarkinë 25 vjeçare të titujve të pronësisë, me ligjin 133/2015 për të cilin Gjykata Kushtetuese akoma nuk po shprehet, kërkon të na japi kompensim për pronat, që në këto vite tranzicioni i ka përfituar padrejtësisht oligarkia politike. Ne apelojmë që institucionet të analizojnë origjinën e pronës së Shtetit, bazuar në nenin 41 të Kushtetutës, që saktëson se çfarë është prona dhe si fitohet prona si dhe cila pjesë e pronave tona të konfiskuara nuk mund të kthehet por duhet të kompensohet.

Vazhdoni leximin

Reklama

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS KOMBËTARE TË TË SHPRONËSUARVE “PRONËSI ME DREJTËSI” DHE E SHOQATËS “BREGDETI”

PËR DETYRIMIN E PUSHTETIT

PËR ZBATIMIN E DETYRIMEVE TË KUSHTETUTËS, TE LIGJEVE QË PËRPUTHEN ME KUSHTETUTËN DHE ME VENDIMET E GJEDNJ

Pronarët e ligjëshëm te shpronësuar nga diktatura prej 23 vitesh po ju kërkojnë të vendosni ligjin. Një çerek shekulli pritje, që i janë shtuar 45 vjet të grabitjes nga diktatura komuniste, duhet t’i jepni fund.

Në emër të subjekteve të shpronësuar që prej gati një çerek shekulli presin nga Qeveritë dhe politikanët postkomunistë të rimarrin pronat që iu grabiti sistemi diktatorial komunist, kryesia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe e Shoqatës “Bregdeti”, ia drejton këtë Apel, institucioneve drejtuese të vendit, ndërkombëtarëve dhe mediave: realizoni përfundimisht kthimin fizik të pronave tek pronarët e ligjshëm të shpronësuar nga diktatura komuniste, duke respektuar titujt e pronësisë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe shpallni pavlefshmërinë për abuzimet e bëra me pronat tona në këto 23 vitet e fundit. Ritheksojmë se situata anarkike, korruptive dhe kleptokratike me pronat vazhdon dhe do vazhdojë ta mbajë Shqipërinë larg BE-së. Vazhdoni leximin