Politikanët mashtrojnë Strasburgun për pronat

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më 21/03/2014

Qeveria, mungesë transparence rreth bisedimeve të Strasburgut me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave

Problemi i pronës është bërë dhe dje objekt i diskutimeve në Parlament, shoqëruar me replika të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Përveçse akuzave të ndërsjella, si gjithmonë fajtori mbetet jetim, asgjë të re nuk solli ky konfrontim. Kryeministri Rama nuk tha asgjë se për çfarë është folur, apo vendosur në Strasburg kur delegacioni me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave shkoi në fillim-mars në Strasburg për të diskutuar për çështjen e pronave. Vazhdoni leximin

Reklama

Skandal i Bashkisë së Himarës, pronësi të paligjshme tokash për hotele edhe pallate

Botuar nga Gazeta Telegraf më 16/03/2014

Nga Anesti Çakalli

Përfitues të kundërligjshëm drejtues vendor, prefekti i Vlorës, deputetë dhe biznese nga Tirana

Bashkia Himarë, ka shkelur ligjin, ka shpërndarë formularin 6 (me ligjin 7501) në pronësi, pa nxjerrë në publik për 60 ditë të afishuar me hartat dhe kufitarët. Si rrjedhojë, asnjë prej tapive të lëshuara nga Këshilli Bashkiak, nuk është e ligjshme. Një shkak tjetër i pavlefshmërisë së kësaj shpërndarjeje skandaloze tokash, është fakti që ka mbivendosje pronash. Pse? Vazhdoni leximin

Panariti : Ligji 7501 ka vetёm njё prespektivё, tё shkoj drejt finales

Intervistë e Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, mbi ligjin 7501

Publikojmë për informacion intervistën e Ministrit të Bujqësisë botuar në sitin internet të Ministrisë së Bujqësisë më 11 mars 2014.

Shoqatat “Pronësi me drejtësi” dhe “Bregdeti” konstatojnë se qeveritarët vazhdojnë të mbajnë qëndrime antikushtetuese kundër të drejtës së pronësisë dhe pronarëve të ligjshëm. Ministri i radhës i Bujqësisë propozon që Ligji 7501 të zbatohet deri në fund duke vazhduar kështu një lojë të vjetër 23 vjeçare. Kur janë në pushtet, ministrat insistojnë të zbatohet 7501. Kur largohen pranojnë se është bërë gabim… Fakti se kushtetuta është mbi ligjet dhe këto të fundit duhet të jenë konform kushtetutës, injorohet.

Intervista

Gazetari: Zoti ministёr kam vënë re pasionin tuaj pёr zgjidhjen e një prej çështjeve më problematike dhe mё të koklavitura në Shqipëri, ligjin 7501. Si keni menduar, nё strategjinё tuaj, ta zgjidhni ngërçin e krijuar nga ky ligj? Vazhdoni leximin

Pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Shënim defendingproperty.com:
Gazeta Sot përdor në titull dhe në tekst termin “ish” pronarët, me të cilin ne nuk pajtohemi. Cdo pronë ka dhe mund të ketë vetëm një pronar të ligjshëm.
Ish pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Pas odisesë së padrejtësive dhe korrupsionit përgjatë 23 viteve, ish pronarët janë irrituar dhe revoltuar së tepërmi edhe ndaj marrëveshjes të arritur mes qeverisë dhe Strasburgut për të bllokuar për katër vjet kompensimin e pronave për ish pronarët. Qeveria shqiptare është detyruar të bindë Gjykatën e Strasburgut për të shtyrë afatin e kompensimit të pronave të ish pronarëve, për shkak të faturës së lartë që la qeveria e mëparshme, por vetë ish pronarët e kundërshtojnë këtë marrëveshje pasi parashikojnë se situata në të ardhmen do të përkeqësohet më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës më të madhe të pronarëve “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro (foto), në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet, do të shkelë të drejtat e njeriut. 

Vazhdoni leximin

Gjykata e Strasburgut, faturë të kripur Shqipërisë për kompensim financiar të pronarëve

Shkrim botuar në Deutsche Welle, më 27 Shkurt 2014

Nga Ani Ruci

Gëzim Boçari , Zv. Dekan dhe shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që itakon, të trashëguar nga prindërit e tij. “ Prona ndodhet në bregdetin e Jonufrës, e bleu gjyshi im në vitin 1929.Në vitin 1947 e konfiskoi regjimi komunist, e ktheu në Ndërrmarjen Bujqësore”Rinia”, ku u ndërtuan tarraca me agrume dhe kështu ishte deri në vitin 1991. Gjithë dokumentacioni i kësaj prone është në Arkivën e Shtetit dhe në Institutin Kombëtar të Hartografisë. Por pas përmbysjes së regjimit komunist kjo pronë nuk më është kthyer ende, as sot e kësaj dite. Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë “ thotë për DW , Gëzim Boçari. Vazhdoni leximin

Prona e pronarëve, detyrim kushtetues i pushtetarëve

Nga Çezar KOSHI
Prona e pronarëve, detyrim kushtetues i pushtetarëveKëmbana e pronës ka vite që bie ne Shqipëri, si detyrim kushtetues (neni 181) i të drejtave themelore të individit me rënien e sistemit monopartiak, lindjen e sistemit të ri demokratik në Shqipëri. Vitet kalojnë në ujëvarën e kohës, por prona e paluajtshme është akoma “thembra e Akilit” për gjendjen sociale të shoqërisë shqiptare. Shumë e “shumë energji” ka konsumuar politika shqiptare dhe media e shkruar e ajo elektronike për problemin e kthimit të pronave pronarëve të ligjshëm. Rezultati, zero absolute! Pse? Kush e pengon?! Janë dy argumente: ose nuk duan, ose nuk dinë, ose të dyja bashkë. T’i vjedhin pronat! Ajo që duket si maja e ajsbergut është që prona e pronarëve të ligjshëm, peshohet në balancën e drejtësisë me gurët e politikës shterpë shqiptare, me synime të qarta, të përvetësimit nga pushtetarët e lartë, me sistemin gjyqësor si atavizëm e sistemit të kalbur monopartiak. Me ç’kurajo, këta zyrtarë të lartë qeverisës të kastës politike, presin nga kancelaritë europiane miratimin për hapjen e negociatave për t’u futur në Europë?! Problemin e pronave, kjo kastë politike, nuk e ka trajtuar kurrë në optikën e ligjit themelor, Kushtetutën, me vendosjen e shtetit demokratik në Shqipëri. Vazhdoni leximin

Opozita dhe pozita duhet të punojnë për zgjidhjen e çështjes së pronës

Nga Loro Stajka

Botuar në Gazetën Telegraf më 25/02/2014

I nderuar kryetar i opozitës,
Nga komunikimet që kam me bashkëpatriotët e mi, dhe nëpërmjet gazetave në internet, kuptoj se në Shqipëri qytetarët nuk kanë asnjë mundësi t’i kërkojnë llogari politikanëve për shkelje ligjore dhe për qëndrime krejt arbitrare.

Mungesa e opozitës është në dëm të interesave të popullit dhe kam bindjen se pronarët, që jetojnë në Shqipëri, me të cilët komunikoj vazhdimisht, ndihen të pasigurt t’i thonë troç këto të vërteta, që me 15 shkurt ua shkruajta në gazetë si letër publike, por as ju dhe as kryeministri nuk dhatë përgjigje, ndërkohë që, ky problem pret zgjidhje. Vazhdoni leximin

Efektet e ligjit 7501, fatkeqësi kombëtare, si dënimi me vdekje

Botuar në Gazetën Telegraf më 18/02/2014

Intervistë me Prof. Dr. Ago Nezha

Zgjidhja e vetme është vendosja e drejtësisë për çështjen e pronave

Për Prof. Dr. Ago Nezhën, efektet e ligjit 7501 janë “fatkeqësi kombëtare, si dënimi me vdekje”.  Në intervistën e tij për “Telegraf”

Nezha jep vlerësimin e  tij për ligjin 7501, mendimin e tij për pohimin e Berishës në një intervistë në Televizion, se “është bërë gabim me ligjin 7501 për pronat” si dhe gjykimin e tij për fatin e këtij ligji në të ardhmen…

Si i vlerësoni efektet e Ligjit 7501?

Ligjin 7501 dhe Ligjin e heqjes së dënimit me vdekje, unë i kam quajtur dy fatkeqësitë shqiptare, që kanë shkatërruar marrëdhëniet njerëzore dhe kanë cenuar të drejtën shoqërore për të jetuar të lirë në një shoqëri demokratike. Ky ligj, ishte një kompromis konjukturash për efekte elektorale, ku si e Majta ashtu edhe e Djathta, e votuan unanimisht në Parlamentin e parë pluralist. I vetmi deputet që doli në kundërshtim me ligjin dhe votoi kundra ishte shkrimtari i madh Dritëro Agolli. Për këtë qëndrim refuzues ndaj ligjit, ka edhe një episod me Namik Doklen, që i tha: o Dritëro, si votove kundra ligjit, kur ti je dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste?!. Dritëroi i madh, i tha: “Bjena socializmin se do votoj unë pro, tashti jemi në kapitalizëm”. Filozofia e këtij qëndrimi është fare e qartë, nuk mund të ndërtojmë shoqërinë kapitaliste në një demokraci liberale, me metoda komuniste. Vazhdoni leximin

Strasburgu – letër qeverisë shqiptare për padinë e 60 pronarëve

Botuar në Gazetën Telegraf më 18/02/2014

Pesë marsi është data e fundit, e vendosur si kufiri kohor për qeverinë shqiptare për të informuar mbi zgjidhjen në mirëkuptim të çështjes së pronarëve shqiptarë që kanë fituar paditë kundër shtetit në gjykatën e Strasburgut.

Afatet kohore, sipas Shoqatës Pronësi me Drejtësi, përcaktohen përmes një letre të dërguar nga Seksioni IV i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për 60 pronarë (në total 83), të cilët kanë fituar betejën ligjore kundër shtetit shqiptar në Strasburg. Përmes letrës, gjykata e Strasburgut instrukton pronarët shqiptarë për hapat që duhet të ndjekin në vazhdim lidhur me ekzekutimin e vendimeve nga ana e shtetit shqiptar. Gjithashtu, qeverisë i është lënë afat deri më 2 qershor të japë motivet e saj në rast se nuk bie dakord me pronarët mbi gjetjen e zgjidhjes për përmbushjen e vendimit të Strasburgut.

Vazhdoni leximin

Pronat, KiE i “shtrëngon” lakun qeverisë: Të hartohet planveprimi konkret!

Botuar në Gazetën Telegraf më 17/02/2014

Pronarët gjithnjë e më shumë drejt Strasburgut, asnjë mekanizëm për zgjidhjen e problemit brenda vendit

Deri më sot statusi kandidat për në BE është prapsur për shkaqe të ndryshme, shumica e të cilave në një farë mënyre janë plotësuar. Ajo që ka mbetur e paplotësuar dhe në vend të progresit ka bërë edhe regres, është problemi i pronës. Prona është penguar për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe për interesa të vogla të personave që kanë abuzuar me pushtetin.  Në shkrime të mëparshme në gazetën “Telegraf”, kemi trajtuar mendimin se, mosekzekutimi i vendimeve të GJEDNJ tregon mungesë të seriozitetit, mungesë të shtetit ligjor dhe mohim të garancive juridike dhe Komiteti i Ministrave i KE-së nuk mund të tolerojë faktin se, vendimet e Gjykatës së Strasburgut ende nuk janë ekzekutuar, ku ka edhe raste skandaloze tashmë të bëra problem, kur vendimi e GjEDNJ nuk është ekzekutuar fare dhe Avokati i Shtetit i kohës ka raportuar se vendimi është ekzekutuar. Po ashtu janë dhe disa vendime të GJEDNJ të ekzekutuara në mënyrë të pjesshme, të cilat duhet të ekzekutohen konform normave ligjore. Problem tjetër që kërkon seriozitet dhe veprim aktiv nga Kryeministri Edi Rama është fakti se, pronarët gjithnjë e më shumë po i drejtohen Strasburgut, ndërkohë që, nuk ka asnjë mekanizëm për zgjidhjen e problemit brenda vendit. Vazhdoni leximin