U botua në Gazetën Telegraf dt 28.02.2015
Zotërinj të nderuar,
Gazetat japin vazhdimisht njoftime se ALUIZNI ka bërë gati lejet e legalizimit për ndërtimet pa leje dhe se Këshilli i Ministrave, në varësi të rasteve të deklaruara, përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. Në kundërshtim me detyrimin moral dhe kushtetues z. Artan Lame, ka bërë disa here njoftime në TV, për mundësimin e legalizimit të ndërtimeve të paligjshme në zonat turistike. Kjo tregon se përvetësimi nga persona të tretë i tokave turistike, prej vitit 1991po vazhdon të bëhet edhe sot në emër të ligjit. Në terma praktike kjo është vazhdim i dhunimit të detyrimeve kushtetuese dhe i të drejtës së pronës sipas modelit të Katovicës. Eshtë absurde të mendohet se Qeveria ushtron forcën e shtetit për të legalizuar veprimet plotësisht antiligjore. Në analizën juridike të legjislacionit 1991-1998, për kthimin e pronave, të grabitura nga shteti i diktaturës të organizuar nga « Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut » dhe « Zyra Juridike Falas e CAFOD » në Shtator 2000, është analizuar dhe ligji “Për Zhvillimin e Zonave që kanë Përparësi Turizmin” nr.7665 datë 21.1.93. Relacioni përkatës i është dorëzuar Kryetarit të Kuvendit z. S.Gjinushi dhe për qeverinë i është dorëzuar ministrit kunder korrupsionit z.Ndre Legisi. Siç është shkruar edhe në relacionin përkatës në zonat turistike të bregdetit konstatohen veprime të kundraligjshme në dëm të pronarëve të shpronësuar nga sistemi i diktaturës, madje të dënueshme penalisht, siç janë pushtimet e territoreve të lira, të bëra nga persona juridikë a fizikë pa asnjë titull pronësie apo të drejte tjetër. Vazhdoni leximin