Kryekomunari i Ksamilit arrestohet për 15 leje ndërtimi

Botuar në Mapo Online, më 2 Tetor 2014

Prokuroria e Sarandës urdhëroi arrestimin e Besnik Abedinit dhe shefit të Urbanistikës së Ksamilit, për dhënie të lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. Pezullohet nga detyra edhe kryeinspektori i INUV

Besnik abediniKryetari socialist i komunës së Ksamilit u arrestua dje, pasi akuzohet se ka firmosur 15 leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Besnik Abedini u prangos së bashku me shefin e Urbanistikës në komunë, Fatos Malajn, pas një hetimi të nisur një muaj më parë nga Prokuroria e Sarandës. Prokuroria e Sarandës tha dje se urdhër-arrestet për kryetarin e komunës dhe vartësin e tij janë miratuar edhe nga gjykata e rrethit. Ekzekutimi i tyre është bërë në orët e pasdites. Vazhdoni leximin