Shtyllasi, si metaforë e tranzicionit shqiptar

Fatmir Lamaj  Z  Rama  e ardhmja kërkon guxim Nga Fatmir Lamaj

Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar
Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar dhe të persekutuar, të cilët më shprehën një shqetësim që kishte lidhje me pronat e tyre.

Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Vazhdoni leximin

Kush s’ka prona s’ka atdhe

NgaProf. Dr. Ago Nezha

Botuar në Gazetën Telegraf, më 30/05/2014

Tapitë e tërmetit të qeverisë, apo terapi për pronarët?!

Tërmeti shumëballësh i tapive, u dëgjua nga sizmikja e ndërgjegjes së Qeverisë  “Rama”, që ministri i Bujqësisë bëri disa shou duke ju dhuruar tapitë e tokave pronarëve të rinj që s’kanë asnjë atribut trashëgimie, apo kontribut personal në këto përfitime të paligjshme. Kjo krenari donkishoteske duke ju mohuar pronat pronarëve legjitim që e trashëgojnë nga të parët e tyre dhe që e kanë vënë pronën me rraskapitje nga njëri brez te tjetri, nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në ndërgjegjen e të grabiturve. Në këtë rast Qeveria është ligjzbatuesi, sepse ligjvënësi me ligjin ogurzi 7501, është Parlamenti i karnavaleve.

Vazhdoni leximin

Elbasan: denoncim i grabitjes së pronave

Pronarja F.Hoxha: Kryehajduti i pronarëve të Elbasanit është Kujtim Preça

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më15/04/2014

Elbasan/Trashëgimtarët Skilja denoncojnë grabitjen e pronave nga ish kryebashkiaku Turku, ish regjistruesi Jano dhe përgjegjësit të kadastrës Preça

Një tjetër skandal me pronat në qytetin e Elbasanit. Këtë herë bëhet fjalë për familjen Skilja. Edhe pse pronarë, të vërtetuar që prej vitit 1933 nga dokumente të arkivës së shtetit, edhe pse e rimorën tokën e tyre me Ligjin 7501, ata ende dhe sot e kësaj dite nuk e gëzojnë të drejtën e pronësisë. Në tokën e tyre në “Bejlerbej” ndërtojnë dhe legalizojnë disa zaptues, të cilëve komuna Labinot-Fushë ia ndau tokën në vitin 2000 jashtë çdo kriteri, sepse: “Si mund të ndante komuna një tokë që s’e kishte pasur asnjëherë në juridiksionin e saj? Si mund të ndahej një tokë truall qyteti si tokë bujqësore dhe aq më keq disa pushtuesve që s’kishin qenë asnjëherë anëtarë të kësaj kooperative dhe aq më keq akoma që ishin banorë të lagjes “E. Matraxhiu”? Si mund t’u jepej kjo tokë atyre personave kur ishte ndarë një herë në 1993 pronarëve dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin 7501, se ishte jashtë çdo afati kohor?”,  thotë për “Telegraf” znj. Fatush Hoxha (trashëgimtare e z. Haxhi Veli Skilja). Vazhdoni leximin

Duhet të nisin hetimet për prejardhjen e pasurisë së kryekomunarëve, që janë kthyer në bejlerët e Tiranës?

Botuar në Gazetën Telegraf më 08/04/2014

Pronarë vilash, pallatesh e tokash pafund. Heshtin qeveritarë të Majtë e të Djathtë, ndërsa drejtësia nuk guxon të hetojë!

Nuk është e nevojshme që të kërkohen llogaritë bankare, pasi pasuria e kryekomunarëve që administrojnë territore rreth kryeqytetit, duket në ‘dritë të diellit’ dhe është një pasuri që do e kishin zili deri dhe sheikë të vendeve arabe. Tashmë, vila, blloqe apartamentesh, toka të shumta e të tjera pasuri, ose janë legalisht në emër të tyre, të familjarëve, ose në emër të njerëzve të tretë për maskim. Këto pasuri mund t’i gjesh fare lehtë në territore, ku komandojnë vetë këta kryekomunarë si në Komunën e Dajtit, të Farkës, Kasharit, Ndroqit etj…, por dhe në territore të tjera si në zemër të Tiranës e në bregdet. Për paradoks, shumica e tyre (për të mos thënë të gjithë), kanë në detyrën e kryekomunarit nga tre, katër apo më shumë mandate… Sipas disa publikimeve në medie e burimeve të sigurta të gazetës “Telegraf” në institucionin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, “qoftë dhe deklarimi i tyre zyrtar për burimet e pasurisë, normalisht nuk përligjet me të ardhurat e funksionit që ata kryejnë”. Vazhdoni leximin

Gjyqtarët e paprekshëm të Shqipërisë

Botuar në Gazetën Shqip, më 8 prill 2014

Shqipëria kërkon që Britania ta ndihmojë për të çrrënjosur korrupsionin në sistemin e drejtësisë

Joshua Rozenberg

cekice drejtesiGjyqtarët në Shqipëri janë të paprekshëm. Ndihma britanike kërkohet për të larguar korrupsionin në sistem. Këto janë mesazhet që mora pas një vizite dyditore në Tiranë në fund të muajit të shkuar. Isha në Shqipëri si një mik i fondacionit “Slynn”, i cili është themeluar në vitin 1998 për të mbështetur juristët e rinjtë nga Europa Qendrore dhe Lindore. Ky fondacion është krijuar në ndër të Gordon Slin (Gordon Slynn), i cili ishte gjyqtar nga Luksemburgu, përpara se të shërbente për 10 vite si “gjyqtar lord”. Fondacioni u themelua nga Xhorxh Dorbi (George Dobry), tashmë 95 vjeç, i cili është një jurist i shquar, ish-gjyqtar i lindur në Poloni. Vazhdoni leximin

Ja si i pajisi Kryerregjistruesi, mashtruesit me tapi

Botuar në Gazetën Telegraf më 01/04/2014

Elbasan tjetërsohet prona, pajisen më tapi mashtruesit

Problemi i pronave edhe në qytetin e Elbasanit ka qenë, dhe mbetet, një fenomen që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme korruptive. Falsifikimet, ryshfetet, zvarritjet, apo edhe grabitja e trojeve, dhe pronave të tjera me vendime gjykate dhe tapi të paligjshme, janë disa prej veçorive të problemit të korrupsionit, që ka mbërthyer prej vitesh institucionet e shtetit në Elbasan, duke nisur nga ish-AKKP e duke përfunduar tek gjykata dhe ZRPP. Kjo e fundit, pra Hipoteka, mbetet institucioni që akuzohet nga familjet autoktonase elbasanase, lidhur me paligjshmërinë dhe aferat korruptive.

Vazhdoni leximin

Skandal i Bashkisë së Himarës, pronësi të paligjshme tokash për hotele edhe pallate

Botuar nga Gazeta Telegraf më 16/03/2014

Nga Anesti Çakalli

Përfitues të kundërligjshëm drejtues vendor, prefekti i Vlorës, deputetë dhe biznese nga Tirana

Bashkia Himarë, ka shkelur ligjin, ka shpërndarë formularin 6 (me ligjin 7501) në pronësi, pa nxjerrë në publik për 60 ditë të afishuar me hartat dhe kufitarët. Si rrjedhojë, asnjë prej tapive të lëshuara nga Këshilli Bashkiak, nuk është e ligjshme. Një shkak tjetër i pavlefshmërisë së kësaj shpërndarjeje skandaloze tokash, është fakti që ka mbivendosje pronash. Pse? Vazhdoni leximin

Pronat më të mira janë marrë me korrupsion

– Gazeta Telegraf – http://gazetatelegraf.com

Publikuar nga Ledjana SALIU më 09/12/2013

Flet Agim Toro, ish zv/drejtor i AKP-së: Mungon vullneti politik për zgjidhjen e pronësisë

Sa hektarë truall janë kompensuar deri më sot nga AKKP-ja, kaosi në legjislacionin për pronat, mungesa e vullnetit të politikës për zgjidhjen e titullit të pronësisë, zgjidhja e problemit të pronësisë nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”, dëmi në kurriz të pronarëve nga Ligji famëkeq 7501 dhe nga legalizimet falas janë çështjet kryesore që trajtohen në pjesën e dytë të intervistës, dhënë gazetës “Telegraf”, me z. Agim Toro, ish zv/drejtor i përgjithshëm i AKKP-së. Vazhdoni leximin