Pronat, qeveria strategji të re për kompensim fizik me tokë, zbardhet plani i veprimit për rishikimin e legjislacionit

Gazeta SOT News, 11 Shkurt 2015
Pronat, qeveria strategji të re për kompensim fizik me tokë, zbardhet plani i veprimit për rish
Qeveria po përgatit një strategji të re për reformën e çështjes së shumëdebatuar ndër vite, atë të pronave. Në Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike 2015-2017, i cili i dërgohet çdo vit Komisionit Europian, qeveria konsideron se reformimi i sistemit kadastral dhe regjistrave të pronësisë është kyç për të përcaktuar të drejtat e pronësisë dhe për të thithur investime të huaja. Me gjithë shumëllojshmërinë e problemeve në këtë fushë, qeveria shprehet e vendosur të adresojë këtë çështje dhe të sqarojë situatën lidhur me titujt e pronësisë dhe regjistrat kadastralë. Vazhdoni leximin

Qeveria të anulojë vendimin mbi heqjen e 18 ha tokë nga fondi i AKKP-së!

Botuar në Gazetën Telegraf më 05/02/2014

Heqja e 18 mijë ha tokë nga fondi i AKKP-së. Flasin: Myrshit Vorpsi, Gëzim Boçari dhe Agim Toro

Vendimi i qeverisë për heqjen e fondit të kompensimit fizik për pronarët, të 18 mijë ha tokë bujqësore, ka surprizuar pronarët, të cilët pohojnë se, vendimi duhet të anulohet. Ata shprehen se ky vendim vjen pikërisht kur qeveria shqiptare ka vetëm një muaj kohë për të përgatitur strategjinë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në fillim të marsit, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pret vendimin përfundimtar për të vendosur në lidhje me ecurinë e mëtejshme në lidhje me të paktën 77 dosje të gjykuara, të cilat presin vetëm zbardhjen e vendimit. Myrshit Vorpsin, anëtarin e kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi” e shqetëson fakti se ku do ta gjejë qeveria gjithë fondin që duhet për kompensimin e pronave, ndërkohë që deri më tani janë kompensuar vetëm 13 ha tokë truall me një vlerë prej 4,5 miliard lekësh. “I kërkojmë qeverisë të rishikojë dhe të kthejë mbrapsht këtë vendim, pasi fatura financiare që do të vijë nga Strasburgu do të jetë e papërballueshme për buxhetin e shtetit”, shprehet Vorpsi në një prononcim për gazetën “Telegraf”. Profesor Gëzim Boçarin e shqetëson fakti nëse shteti shqiptar do ta zbatojë Kushtetutën apo do vazhdojë të veprojë sipas vullnetit politik, siç ka ecur për 23 vjet. “Për çdo njeri që dëshiron të arsyetojë në bazë të parimeve dhe të ligjit është e qartë se kjo sipërfaqe, edhe sikur të njëqindfishohet, përsëri nuk e zgjidh problemin. Zgjidhja kërkon vullnet politik, që në periudhën 22 vjeçare ka munguar”, shprehet Boçari. Ndërsa Agim Toro, ish zv/drejtor i AKKP-së thotë se “ata hoqën 18 mijë ha tokë bujqësore që ishin për kompensimin e pronarëve, ndërkohë që BE dhe Strasburgu presin në mars për paraqitjen e një plan-veprimi për kthimin dhe kompensimin e pronarëve”. Vazhdoni leximin