Katovica dhe çështja e pronës

Artikull nga Frank Shkreli, botuar në Telegraf, 16 tetor 2013

Në vizitën e parë në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me delegacionin e parë zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, ishim dëshmitarë të një vendi të shkatërruar shpirtërisht dhe ekonomikisht, por njëherazi u gjendëm edhe përballë një populli plotë pritje, i cili ëndërronte për
një të ardhme më të mirë, për një jetë të lirë dhe në drejtësi. Shqiptarët dëshironin integrimin me Perëndimin, rivendosjen e pronës private, të demokracisë, të zbatimit të ligjit. Dëshironin lirinë e shtypit, gjykata të pavarura dhe privatizim. Por sot, pas 20 e sa vjetësh, me gjithë dukjet dhe retorikën demokratike, Shqipërisë fatkeqësisht i mungon substanca e vlerave të vërteta demokratike dhe është kapluar nga një kulturë politike e rrënjosur në mosbesim dhe mungesë tolerance ndaj kundërshtarit politik, që e ka lënë vendin pas në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.

Strategjia e Gorbaçovit (njohur si strategjia e Katovicës) për kthimin e klasës komuniste në klasë kapitaliste është ndjekur saktësisht në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve “demokraci”. Porosia e Ramiz Alisë e 1989 në lidhje me të shpronësuarit nga komunizmi

Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne

është zbatuar me përpikmëri. Lexoni artikullin e plotë…

Reklama