Botuar në Gazetën Zëri i Popullit, nga Fatmir Lamaj
E enjte, 20 Mars 2014 20:14
Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar e të persekutuar për të më shprehur një shqetësim që kishin në lidhje me pronat e tyre. Shtyllasi është një fshat internimi i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë-Levan-Fier dhe pasi mbaroi kanali kjo “vepër e ndritur e Partisë” të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit si Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët, Pëllumbet, Kapa etj, iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimit të rreptë të sigurimit të shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.
Në 1991-in, me ardhjen e demokracisë shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta, në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq 7501, familjet e tyre të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Vazhdoni leximin →
Ndajeni këtë me të tjerët:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…