Pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Shënim defendingproperty.com:
Gazeta Sot përdor në titull dhe në tekst termin “ish” pronarët, me të cilin ne nuk pajtohemi. Cdo pronë ka dhe mund të ketë vetëm një pronar të ligjshëm.
Ish pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Pas odisesë së padrejtësive dhe korrupsionit përgjatë 23 viteve, ish pronarët janë irrituar dhe revoltuar së tepërmi edhe ndaj marrëveshjes të arritur mes qeverisë dhe Strasburgut për të bllokuar për katër vjet kompensimin e pronave për ish pronarët. Qeveria shqiptare është detyruar të bindë Gjykatën e Strasburgut për të shtyrë afatin e kompensimit të pronave të ish pronarëve, për shkak të faturës së lartë që la qeveria e mëparshme, por vetë ish pronarët e kundërshtojnë këtë marrëveshje pasi parashikojnë se situata në të ardhmen do të përkeqësohet më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës më të madhe të pronarëve “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro (foto), në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet, do të shkelë të drejtat e njeriut. 

Vazhdoni leximin

Reklama

Katovica duhet çrrënjosur, përndryshe, demokracia mbahet peng

Nga Loro Stajka, Publikuar në Gazetën Telegraf, 30/10/2013

 

Replikë për shkrimin e analistit Kastriot Myftaraj mbi Katovicën

Lexova me interes shkrimin e analistit të njohur z. Kastriot Myftaraj me titull “E gjithë e Vërteta mbi Katovicën” botuar në gazetën “Telegraf” datë 22 tetor 2013. Është gjë e mirë që në media po trajtohet prona, të përndjekurit dhe Katovica. Unë, jam njohur kohë më parë me platformën e Katovicës, nëpërmjet dokumenteve shqip dhe anglisht të paraqitura në faqen e internetit të shoqatës së pronarëve www.defendingproperty.com. Ia rekomandoj analistit Myftaraj dhe deputetëve që t’i shqyrtojnë analizat juridike, projektligjin e propozuar, videot me protestat e popullit, apelin drejtuar Stefan Fyles, ambasadorëve, etj., të publikuar në faqen e internetit të shoqatës dhe ta nënshkruajnë peticionin online me të cilën kërkohet të zbatohet Kushtetuta me moton e ambasadorit te SHBA-ve, z. Aleksander Arvizu, “Vepro tani”. Ky do jetë një veprim ku analistët dhe media do të ndikojnë pozitivisht për të korrigjuar pasojat e Katovicës. Në shkrimin e analistit Myftaraj bëhen publike fakte shumë interesante dhe të panjohura për publikun, por analiza ka shumë subjektivizëm dhe nuk mund të quhet se është e gjithë e vërteta mbi Katovicën. Unë jam nga ata shqiptarë, që disa dekada më parë, për shkak të represionit komunist, u detyrova të kaloj kufirin. Pas largimit jam vendosur në SHBA me gjithë familjen time. Pushteti komunist i Enver Hoxhës, pa vendim gjyqësor ma sekuestroi shtëpinë dhe tokën e ja dha atë një personi tjetër. Vazhdoni leximin