Shoqata ndjek nga afër demarshet e Gjykatës Kushtetuese pranë Komisionit të Venecias

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” i është drejtuar kohët e fundit Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese si dhe Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve pranë Këshillit të Europës, në lidhje me kërkesën për opinion (Amicus Curiae) drejtuar Komisionit të Venecjas nga Gjykata shqiptare.

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese bëhet në kuadrin e shqyrtimit të “Kërkesës për pezullimin e zbatimit të Ligjit Nr.133/2015” drejtuar kësaj Gjykate ndër të tjera dhe nga Shoqata. Shoqata kërkon shfuqizimin e këtij ligji si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Kjo korrespondencë, të cilën e gjeni të publikuar këtu poshtë (shif links) i bën një analize të plotë juridike problemit të pronave dhe keqësimit të këtij problemi përmes ligjit të fundit dhe konkludon, se në stadin aktual regjimi pronësor në vendin tonë është aq i deformuar, sa qytetarët kanë humbur jo vetëm konceptin ligjor, por edhe atë logjik të asaj çfarë konsiderohet “e drejtë” në këtë regjim. Dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese të adoptojë një baze interpretative autoritare të legjislacionit, që do përcaktonte, me preçizion dhe në mënyrë të parashikueshme kufijtë kushtetues të marzhit të vlerësimit të ligjvënësit gjatë miratimit të akteve ligjore që kufizojnë të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me forcë.

Dokumente:

 

 

 

 

Reklama

Pronat shkojnë në Venecia, Kushtetuesja kërkon opinion ndërkombëtar

Botuar në Gazetën MAPO, 21 qershor 2016

Komisioni i VeneciasGjykata Kushtetuese ka dërguar ligjin e pronave për opinion në Komisionin e Venecias. Ajo kërkon të dijë nëse ligji i ri është sipas standardeve të këshillit të Europës

Ligji i pronave mbërrin në Komisionin e Venecias. Gjykata Kushtetuese pas më shumë se dy muajsh diskutime të brendshme ka vendosur t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion më të specializuar lidhur me ligjshmërinë e tij dhe përputhjen me standardet Këshillit të Europës. Vazhdoni leximin

Pronat/ Basha letër Strasburgut pas deklaratave të Ramës

Botuar në Gazetën MAPO, 19 qershor 2016

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër me 7 qershor Presidentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, z.Guido Raimondi, duke ngritur shqetësimin mbi deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në Parlament, se sipas tij ai ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë shqiptare.

Basha i bën të ditur z.Raimondi se këto qendrime të Ramës janë mbajtur në Parlament, pas takimit që kanë patur me të me 9 maj në Strasburg, dy prej ministrave të qeverise shqiptare.

Vazhdoni leximin

KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shoqata Pronësi me Drejtësi i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”

Tiranë, më 29 Mars 2016

Drejtuar: Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Kërkesë: Ligji 133/2015 15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”

E/I Nderuar,
Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” ka ndjekur me shqetësim zhvillimet që lidhen me nismën më të fundit të Qeverisë dhe Kuvendit për të imponuar kufizime të të drejtës sonë kushtetuese për mbrojtjen e pronës, nëpërmjet miratimit të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.

Shoqata është përpjekur me të gjitha mjetet dhe mundësitë e saj që të bindë autoritetet të marrin parasysh në hartimin e këtij ligji shqetësimet dhe pritshmëritë e anëtarëve të saj, por fatkeqësisht pa sukses. Në këto kushte, duke mos pasur një tjetër zgjidhje, Ne i drejtohemi kësaj Gjykate të Nderuar me Kërkesën tonë për:

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”;

dhe

Pezullimi i zbatimit të Ligjit Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.

Për këtë qëllim, autorizojmë Av. Suela Mëneri, me Nr Lic 8079 (të dhënat e detajuara bashkëlidhur kësaj Kërkese) të na përfaqësojë në proçesin para Gjykatës Kushtetuese.
Bashkëlidhur kësaj shkrese do të gjeni Kërkesën dhe Dokumentat në mbështetje të saj. Shoqata mbetet e gatshme, në dispozicionin Tuaj për të ofruar çdo informacion, a dokument të nevosjhëm për mbarëvajtjen e shqyrtimit të Kërkesës.

Me Konsideratën më të lartë:

RRAPO HAJREDIN DANUSHI
Kryetar i Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”

Lexo kërkesën e plotë: 2016 03 29 Kerkesa ne GJK

Pronat, Gjykata Kushtetuese vendos më 21 prill

Gazeta Shekulli, 9 prill 2016

Ankesa e Presidentit dhe shoqatave të Pronarëve do të marrë përgjigjen e trupës gjykuese pas 11ditësh, ndërsa organet dhe palët e prekura po insistojnë me argumente pro dhe kundër

Ecuria për procesin e kompensimit të pronave, e cila tashmë po zbatohet sipas direktivave të ligjit të ri mund të rrëzohet ose të vijojë e pandryshuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Anëtarët e kësaj të fundit do të mblidhen në datën 21 prill, teksa kanë në dorë ankimimet e Presidentit, Partisë Republikane dhe tri shoqatave të pronarëve. Jo vetëm Presidenti por edhe pronarët, kanë konstatuar se ligji i ri nuk ofron zgjidhjen reale për vendimet që presin kompensim a kthim dhe diskriminon familjet e pronarëve të shpronësuar nga sistemi komunist në vitet 1945-46. Vazhdoni leximin

DUKE FALENDERUAR PËR RAPORTIN E DASH PRONARËT PRESIN VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE NË 21 PRILL 2016

Nga Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë

Reforma ne drejtesi do do bëhet por nga duhet filluar si do bëhet bërë kjo reformë ? Ne duam të pranohemi ne Europe si pronare me pronat tona dhe jo si hajdutë të pronave të njeri tjetrit, duam rend demokratik ku Shteti e zbaton Kushtetutën Nëse reforma nuk fillon me pronën asgjë e mirë nuk mund të pritet, por kjo do të percaktohet nga Vendimi i Gjykates Kushtetuese për ligjijn 133/2015 « për trajtimin e pronave ».

Legjislativi dhe ekzekutivi ka pasur dhe gjithnjë do vazhdojë të ketë probleme sepse Kuvendi i Shqipërisë pas vitit 1991ka miratuar ligje që në shkelje të « Detyrimeve Kryesore Kushtetuese » e transferuan pronën private të konfiskuar nga diktatura në persona të tretë. Veç ligjeve që bien ndesh me detyrimet kushtetuese dhe Kushtetutën në fuqi, anarkisë së titujve të pronësisë i është shtuar dhe zbatimi i keq i ligjeve nga vendimet e KKKP dhe AKKP ndër vite si dhe VKM për legalizim të pushtimeve me ndërtimet paleje të tokave të pronarëve. Vazhdoni leximin

PRONARËT FALENDEROJNË PRESIDENTIN BUJAR NISHANI, THIRRJE GJYKATËS KUSHTETUESE

Gazeta Dielli, 30 mars 2016

Presidenti-i-Republikes-Bujar-Nishani-1-300x2004-300x20010-1-300x200

PRONARËT FALENDEROJNË PRESIDENTIN E REPUBLIKËS ZOTIN BUJAR NISHANI, NË MBROJTJE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË KUSHTETS DHE PRESIN TË NJËJTIN QENDRIM NGA GJYKATA KUSHTETUESE

Kryesia e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”  shpreh publikisht respekt dhe falenderim për Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani për qëndrimin e tij në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtes se pronës së trashëguar konform detyrimeve kushtetuese dhe kërkojmë reflektim të njëjtë juridik, profesional dhe patriotik edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Vemë në dukje që zoti Bujar Nishani President i Republikës, në ndryshim nga të gjithë presidentët e periudhës postkomuniste, e kundërshtoi ligjin nr 133/2015 në Gjykatën Kushtetuese por edhe në Strasburg dhe tregoi se Presidenti duhet dhe mund të jetë garant i Kushtetutës.Janë shumë të pakta familjet që kanë arritur ta marrin  pronën që ju është konfiskuar nga diktatura sepse legjislacioni për pronën 1991-2016 dhe ligji që kundërshtojmë janë në shkelje flagrante të detyrimeve kushtetuese. Ligji i fundit nr 133/2015, kërkon të justifikojë të gjitha aktet e bazuara në legjislacionin kontradiktor dhe antikushtetues të periudhës 1991-2015, por dhe aktet e tjera pa asnjë bazë ligjore, me të cilat Shteti ka shkelur të drejtën e pronësisë dhe ka realizuar anarkinë e titujve të pronësisë.

Vazhdoni leximin

Gjykata Kushtetuese: Poseduesi i tokës për 20 vjet bëhet pronar

Vlerësim i Shoqatës “Pronësi me drejtësi”

Gjykata Kushtetuese del me nje vendim dhe interpretim djallëzor e spekullativ. Ky vendim do te sherbeje si leve  per te justifikuar shkaterrimin e pronareve te ligjshem.  

Pak vite me pare Gjykata Kushtetuese, nën trysninë politike, pranoi ligjin 7501 si ligj ne perputhje me Kushtetuten. Ligji 7501 dhe ai vendim absurd i Gjykatës Kushtetuese, deri sot ka shkaktuar mbi 8500 viktima dhe po prodhon çdo dite korrupsion, krim të organizuar, popull hajdut dhe politikane kleptokrate. Reforma ne Drejtesi qe pretendojne nderkombetaret eshte si “demokracia e vertete”, qe populli kishte ne kohen e regjimit komunist te Enver Hoxhes.

Nese Diktatura i shpronesoi shqiptaret dhe pronat private i vuri ne sherbim te shoqerise, keto ligje qe jane miratuar pas vitit 1991 per pronat jane shkaterrim gradual por i plote i demokracise dhe i Shqiperise. E vetmja mundesi per te shpetuar Shqiperine nga shkaterrimi postkomunist mbetet Gjykata e Strasburgut. Pronaret qe mbahen peng prej 25 vjet qe AKKP tu ktheje pronat , nuk duhet te ushqejne iluzione por duhet ti drejtohen Gjykates se Strasburgut .  

Botuar në Gazetën Shekulli, 1 mars 2016

Temat Kryesore

  • Gjykata Kushtetuese lë në fuqi nenin 169 të Kodit Civil dhe rrëzon pretendimet e Gjykatës së Vlorës për antikushtetueshmërinë e këtij neni, edhe pse nuk parashikon të drejtën për kompensim të ish-pronarit

Nga Suela Topi

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi nenin 169 të Kodit Civil, sipas të cilit, nëse një person zotëron një tokë për 20 vite atëherë ai konsiderohet pronar i ligjshëm i saj. Vendimi i Kushtetueses u mor pas kërkesës së Gjykatës së Vlorës e cila argumenton se ky nen është antikushtetues në pjesën që nuk parashikon të drejtën për kompensim të ish-pronarit. Vazhdoni leximin

Ligji 7501, genocit mbi pronarët legjitim

Botuarn në Gazetën Telegraf më12/09/2014

bishqemPronarët e Elbasanit kërkesë Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e ligjit antipronar

Pronarët e qytetit të Elbasanit i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese abrogimin e Ligjit 7501, i cili shkel të drejtat e pronarëve legjitimë. Kërkesa bëhet nga familjet Bishqemi, Lamçja, Deliu dhe Kela, të cilët tregojnë për “Telegraf” se edhe pse janë pronarë të qindra-mijërave hektarë tokë dhe mijërave rrënjë ullinj, (pasuri e krijuar nga puna e disa brezave), prej vitesh bredhin gjykatave për njohjen e pronësisë sipas tapive origjinale. Këto familje e quajnë genocit mbi pronarët Ligjin 7501, prandaj kërkojnë me forcë abrogimin e tij. Kërkesa e tyre bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronësisë si dhe në Kartën e të Drejtave të Njeriut të Helsinkit. Pronarët e Elbasanit e ndjejnë për të dytën herë diskriminimin e shtetit të tyre, një herë kur shteti komunist ua konfiskoi pasuritë dhe i quajti “kulakë”, duke i demaskuar dhe dhunuar si “armiq të klasës” dhe sërish me Ligjin 7501, kur tokat e tyre ua shpërndau, pikërisht, atyre që i spiunuan dhe i survejuan gjithë vitet e shtetit komunist.

Vazhdoni leximin

Kushtetuesja urdhëron AKKP-në të ekzekutojë vendimet e formës së prerë të gjykatës

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më 18/03/2014

Rasti i pronarit bëhet precedent për vendimin në tërësi të Kushtetueses: Ekzekutimi i vendimit përbën një element thelbësor të shtetit të së drejtës. 

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,  ZQRPP-së, por edhe të gjitha institucioneve shtetërore të ekzekutojnë vendimet e formës së prerë të gjyqësorit. Rasti i Sinan Drizës, trashëgimtarit të një sipërfaqeje trualli prej 6700 m2, e ndodhur në fshatin Prush Tiranë, është bërë precedent për Gjykatën Kushtetuese, duke e shqyrtuar çështjen në tërësi.

Vazhdoni leximin