DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS KOMBËTARE TË TË SHPRONËSUARVE “PRONËSI ME DREJTËSI” DHE E SHOQATËS “BREGDETI”

PËR DETYRIMIN E PUSHTETIT

PËR ZBATIMIN E DETYRIMEVE TË KUSHTETUTËS, TE LIGJEVE QË PËRPUTHEN ME KUSHTETUTËN DHE ME VENDIMET E GJEDNJ

Pronarët e ligjëshëm te shpronësuar nga diktatura prej 23 vitesh po ju kërkojnë të vendosni ligjin. Një çerek shekulli pritje, që i janë shtuar 45 vjet të grabitjes nga diktatura komuniste, duhet t’i jepni fund.

Në emër të subjekteve të shpronësuar që prej gati një çerek shekulli presin nga Qeveritë dhe politikanët postkomunistë të rimarrin pronat që iu grabiti sistemi diktatorial komunist, kryesia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe e Shoqatës “Bregdeti”, ia drejton këtë Apel, institucioneve drejtuese të vendit, ndërkombëtarëve dhe mediave: realizoni përfundimisht kthimin fizik të pronave tek pronarët e ligjshëm të shpronësuar nga diktatura komuniste, duke respektuar titujt e pronësisë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe shpallni pavlefshmërinë për abuzimet e bëra me pronat tona në këto 23 vitet e fundit. Ritheksojmë se situata anarkike, korruptive dhe kleptokratike me pronat vazhdon dhe do vazhdojë ta mbajë Shqipërinë larg BE-së. Vazhdoni leximin

Reklama

Pronat, Strasburgu “gjobit” Shqipërinë me 8,2 milionë euro

Botuar në Gazetën Telegraf më 20/07/2014

Skadon afati për qeverinë shqiptare. Gjykata Europiane nis zbardhjen e vendimeve për pronarët shqiptarë

Strasburgu nis zbardhjen e vendimeve, pas skadimit të afatit për zgjidhjen e çështjes së pronave, në datën 17 qershor 2014, të përcaktuar në vendimin pilot të saj. Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 8,2 milion euro, sipas vendimit të radhës, të Gjykatës Europiane, për moszbatim të vendimeve vendase juridike dhe administrative, të cilat iu akordonin shpërblim pronarëve ankues në vend të kthimit fizik të ngastrave të tyre të tokës. “Sipas natyrës joefikase të sistemit aktual të kompensimit dhe veçanërisht duke pasur parasysh faktin se tashmë kanë kaluar mbi 15 vjet që nga koha kur ankuesve iu akordua për herë të parë kompensim, Gjykata, pa gjykuar paraprakisht zhvillimet e mundshme në të ardhmen në rast se ngrihet një mekanizëm i efektshëm kompensimi, e shikon të arsyeshme t’i akordojë ankuesve një shumë e cila do të luajë rolin e një shpërblimi final dhe shterues të ankimeve aktuale”, vlerëson Strasburgu në vendimin e tij të 8 prillit 2014. Gjykata Europiane ka arritur në konkluzionin se llogaritjet e saj për dëmin monetar do të bazohen në hartat e vlerësimit të pronës të miratuara nga Qeveria në vitin 2008, pasi harta e re e vitit 2013 u paraqit pas marrjes së vendimit nga ana e qeverisë shqiptare. Në vendimin e Gjykatës Europiane përmenden gjithashtu dhe vendimet e Këshillit të Europës.

Vazhdoni leximin

Zbatohen vendimet e Strasburgut qeveria kompenson ish-pronarët

Botuar në Gazetën Telegraf më 16/07/2014

TIRANE – Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore në Strasbourg, për dëmshpërblimin e e familjes Delvina dhe Manushaqe Putos.

Sipas vendimit të marrë, ndaj familjes Delvina duhet të jepet dëmshpërblimi në vlerën prej rreth 2 milionë euro në çështjen “Delvina kundër Shqipërisë”.  Ndërkaq po ashtu është miratuar edhe dëmshpërblimi i shumës së mbetur ndaj Manushaqe Putos, e vendosur fillimisht nga Gjykata e Strasburgut në vlerën 100 milionë lekë. Dëmshpërblimet e mësipërme vijnë pas vendimeve të Gjykatës së Strasburgut lidhur me kompensimet e ish-pronarëve dhe të drejtat që ata kërkojnë mbi pronat e tyre.

Vazhdoni leximin

Pronarët: Vendimi i KiE-së, politik. GJEDNJ s’mund të ndikohet

Botuar në Gazetën Telegraf, më 09/06/2014 nga Ledjana SALIU 

A mund të vendosë Gjykata e Strasburgut shkeljen e parimeve të së drejtës për të mbrojtur interesat e oligarkisë politike?

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, mori vendimin politik për pranimin e kërkesës së Qeverisë Shqiptare për shtytjen një vit të afatit të shqyrtimit të dosjeve për kthimin e pronave. Pritet vendimi i Gjykatës së Strasburgut për këtë kërkesë të drejtuesve të Shtetit Shqiptar. Zgjidhja e problemit të pronës në Shqipëri prej 23 vjetësh është sabotuar prej politikanëve. Prona është problem politik vetëm në sistemin komunist, ndërsa në demokraci është problem i së drejtës që në kushtet e kalimit nga diktatura në demokraci kërkon zgjidhje politike, por kurrsesi nuk është problem politik. Fakti se mungon vullneti politik për të zbatuar detyrimet kushtetuese dhe për ta kthyer pronën tek i zoti, tregon se shtetit shqiptar i mungon themeli i sistemit demokratik.

Vazhdoni leximin

Tapitë e pronarëve, pasaporta për në BE

 

Botuar në Gazetën Telegraf, më 03/06/2014

KE: Shtyhet miratimi i raportit për statusin e vendit kandidat. Raporti, për progresin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore

Vendimin përfundimtar për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, Komisioni Europian do ta japë më 23 qershor. Ky vendim vjen pas shtyrjes së këtij vendimi në dhjetor, pasi sipas KE-së kishte akoma punë për t’u bërë nga Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe reformës në drejtësi. Vendimi për statusin do të jepet pas miratimit të raportit nga KiE, si dhe pas vendimit të Strasburgut për problemin e pronave në datë 17 qershor. Komisioni Europian njoftoi se raporti për statusin e Shqipërisë nuk do të publikohet më 3 qershor, siç ishte parashikuar, pasi është në procedurën e miratimit dhe pritet të miratohet nga fundi i kësaj jave. Raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian, ku ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Peter Stano njoftoi se nuk bëhet fjalë për një raport progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian i kanë kërkuar KiE-së të përgatisë një përmbledhje të përpjekjeve të qeverisë shqiptare dhe progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës gjyqësore.

Vazhdoni leximin

Për kthimin fizik të pronave konform detyrimeve të Kushtetutës së Republikës

Përmendje

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATAVE TE PRONARËVE

Tiranë, 30 maj 2014

Duke marrë shkas nga anarkia në të cilën ndodhet aktualisht problemi i pronave në Shqipëri, Shoqata Bregdeti, Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier), u mblodhën së bashkupër të diskutuar lidhur me situatën anarkike e kleptokratike me pronat, si rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës së Republikës, për kthimin e pronës pronarëve trashëgimtarë.

Në kuvënd u shpreh shqetësimi se Qeveria, nuk po zbaton nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës, të cilët sanksionojnë të drejtën e njohjes dhe kthimit fizik të pronës së trashëguar, por në mënyrë arbitrare vazhdon të zbatojë standarde të shumëfishta, duke e futur popullin në konflikt të përjetshëm me njëri tjetërin.

Argumenti i Qeverisë RAMA se: “ atyre që kanë gati çerek shekulli që po e punojnë tokën (dmth pronarëve të rinj ), do tua japim pronë në bazë të 7501-shit” përveç se është antikushtetues është edhe i padrejtë. Po ne pronarët që këtë tokë e kemi trashëguar e punuar në shekuj, si dhe kemi çerek shekulli që po e kërkojmë – a nuk paskemi shumëfish të drejtë ? Vazhdoni leximin

Vetëm vendimet e Strasburgut, në qershor 2014, do mbyllin korrupsionin me pronën

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më 19/05/2014

Anarkia postkomuniste me pronat, kontradiktat e ligjeve për pronat dhe projektet e financuar nga BE

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë Catherine Ashton në fillim të muajit Prill 2014 deklaroi se ambasadori Ettore Sequi, ka bërë në punë të shkëlqyer dhe komisioneri Stefan Fyle e falënderon atë për kontributin e rëndësishëm në përpjekjen për të sjellë Shqipërinë më pranë BE-së duke i uruar atij gjithë të mirat. Por ku po e çon popullin shqiptar ky menaxhim kaq i gabuar nga ndërkombëtarët?

Vazhdoni leximin

Pronarët komentojnë planin e veprimit dhe deklaratën e FMN-së

Botuar në Gazetën Telegraf, nga Ledjana SALIU më 16/05/2014

Danushi: pronarët dhe romët dy shtresat më të urryera për qeverinë
Toro: Zgjidhja e pronave nuk shtyhet dot me 4 vjet. 17 qershori jo vendim politik, por vendim gjykate

Pronarët, duke iu referuar deklaratave të fundit të kreut të FMN-së, z. Nadeem Ilahi, mendojnë se FMN ka reaguar shumë me vonesë për problemin e pronave, ndërkohë që ata i janë drejtuar prej kohësh si FMN-së ashtu dhe BB, por janë përballur me indiferencën e këtyre dy institucioneve financiare ndërkombëtare.

Vazhdoni leximin

Pronat, Rama: Ja zgjidhja që i japim Strasburgut

Artikull botuar në gazetën MAPO, më 9 maj 2014, nga Nevila Perndoj

TIRANË – Parlamenti votoi dje vetëm me votat e mazhorancës shtyrjen e funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe ramaKompensimit të Pronave edhe për një vit, gjatë të cilit do të bëhet inventari i dosjeve të pronave. Para se të miratohej ky afat, kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se ajo çka u trashëgua nga qeverisja e djeshme linte shumë për të dëshiruar. Vazhdoni leximin

Pronat, negociata me Strasburgun për shtyrjen e afatit

Mënjanë

Artikull botuar në gazetën Shqip, më 9 maj 2014

Peçi: Do të inventarizojmë dosjet dhe nxjerrim faturën e kompensimit financiar

https://i2.wp.com/gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2014/05/Gjykata-e-Strasburgut.jpgQeveria do t’i kërkojë Gjykatës së Strasburgut shtyrjen e afatit për çështjet e ish-pronarëve që janë depozituar në këtë institucion. Kur afati i fundit i caktuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pronave është vetëm një muaj nga fundi, Avokatura e Shtetit po përgatit dokumentacionin për të kërkuar shtyrjen e tij pas datës 17 qershor. Ky fakt konfirmohet nga zëvendësministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, në një intervistë për “Top Channel”. Vazhdoni leximin