Pronat/ Basha letër Strasburgut pas deklaratave të Ramës

Botuar në Gazetën MAPO, 19 qershor 2016

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër me 7 qershor Presidentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, z.Guido Raimondi, duke ngritur shqetësimin mbi deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në Parlament, se sipas tij ai ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë shqiptare.

Basha i bën të ditur z.Raimondi se këto qendrime të Ramës janë mbajtur në Parlament, pas takimit që kanë patur me të me 9 maj në Strasburg, dy prej ministrave të qeverise shqiptare.

Vazhdoni leximin

Reklama

Ankime në Strasburg: ndryshime në rregulloren e Gjykatës

Informacionet e mëposhtme në shpip janë publikuar në këtë faqe të Gjykatës së Strasburgut: http://www.echr.coe.int/Pages/home.aspx?p=applicants/sqi&c

Neni 47 i Rregullores së Gjykatës, i cili përcakton kushtet për t’iu drejtuar Gjykatës dhe për depozitimin e një ankimi të plotë dhe të vlefshëm, është ndryshuar më 1 Janar 2016. Ndryshimet janë të vogla dhe janë përshkruar në detaje në njoftimin për shtyp të nxjerrë nga Gjykata më 1 Dhjetor 2015.

Pas ndryshimeve, të gjitha dokumentet përkatëse duke përfshirë formularin e ankimit dhe Shënimet mbi plotësimin e formularit të ankimit janë përditësuar. Ankuesit dhe përfaqësuesit e tyre duhet të përdorin versionin e tanishëm të formularit të ankimit. Formularët e vjetër të ankimit, të cilët kanë qenë në përdorim prej 1 Janarit 2014 dhe që janë dërguar në Gjykatë përpara 1 Janarit 2016 do të vazhdojnë të pranohen nëse janë në përputhje me kërkesat e Nenit 47.