NJE LETER PER AMBASADEN GJERMANE NE TIRANE

Gazeta Dielli, 11 mars 2015

SHOQATA “ KRAHINA JONË“/

(DUKAT, TRAGJAS, RADHIMË)/
KRYESIA/

Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë z. Hellmut Hoffmann,

Me lutjen për ta transmetuar Kancelares znj. Angela Merkel

Lënda: kërkohet ndihma e Kancelares së Gjermanisë znj. Angela Merkel, që respektimi i të drejtës së pronës të kërkohet si detyrim i shtetit. Në këtë mënyrë populli shqiptar do të shpëtojë nga korrupsioni pushtetar me pronat tona dhe do të futet në rrugën e demokracisë nëpërmjet ligjit, duke zhvilluar shtetin ligjor, duke zbatuar të drejtën e pronës konform detyrimeve kushtetuese, duke zbatuar vendimet e GJEDNJ. Deri sot oligarkia politike po abuzon me fondet ndërkombëtare duke maskuar një sistem klanor kleptokratik.

Tiranë me 9.02.2015

I nderuar zoti Ambasador,

Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Krahina Jonë Dukat Tragjas Radhimë”, shprehim mirënjohje për politikën e Gjermanisë lidhur me dhënien e statusit kandidat në BE për Shqipërinë dhe për mbështetjen në mbrojtje të parimeve demokratike, duke e kritikuar Qeverinë për luftën e pamjaftushme kundër korrupsionit.

Në letrën tonë të datës 26.11.2014, kemi kërkuar mundësinë e një takimi me ju zoti Ambasador, për të prezantuar në mënyrë të plotë shkeljen e të drejtës tonë për të gëzuar pronën e trashëguar. Duke vlerësuar po ju përcjellim thlbin e shqetësimit tonë, me lutjen që këto t’ja transmetoni zonjës Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Busti i diktatorit komunist Enver Hoxha, u rrëzua në 1991, por sistemi nuk ka hyrë në rrugën e zhvillimeve demokratike ashtu siç ka ndodhur në Gjermani dhe në vendet e tjera të ish kampit socialist që ndryshuan sistemin. Nëse sistemi i diktaturës i nacionalizoi pronat private dhe i vuri ato në shërbim të komunitetit, pas vitit 1991 me shpalljen e pluralizmit politik, problemi i pronës është futur në rrugën më të gabuar të mundëshme. Politikanët e të dy krahëve prej vitit 1991 e deri sot vazhdojnë të sillen si pronarë të pronave që ka sekuestruar diktatura, duke përvetësuar për vete dhe për klanet e tyre mbështetëse, pronat e zonave turistike, duke shkelur brutalisht të drejtën e shtetasve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar të përcaktuar qartë në Dispozitat Kryesore Kushtetuese të vitit 1991, e drejtë themelore që është theksuar edhe më qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (Nenet 4/3, 122/2, 41, 44, 181), në Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut, si dhe të Neni 17 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut.

Vazhdoni leximin